Posts

Showing posts from October, 2016

LOTET NUK E DINE NGA DALIN

Image
Nafari, plaka më e vjetër e lagjes së vjetër, po luante me lojrat e dritës që rrezet e diellit bënin me perdet. Ishte përqëndruar plotësisht për të gjetur forma të njohura, që aty dukeshin e aty zhdukeshin. Bile më shumë se njëherë iu duk se pa në perde fytyrën e burrit të saj të tretë. Ai po i ngërdheshej që aty, e po që aty, po e pyeste se ç’bënte ende në tokë, mes njerëzve, kur ajo, as që ishte më njeri?Pse nuk e lironte vendin dhe kështu do të shuheshin edhe zënkat mes bijave të saj? E për çfarë? Ja për atë shtëpi të vogël me kopësht përpara që dikur e kishte rregulluar Shmueli, burri i saj i dytë. Atij i zinte dora për çdo gjë dhe kopshtet e bukura të mbushura plot lule e pemë i kishte merak. Nuk kursehej, dhe kur ai ishte gjallë dhe kur ajo ishte   ende një zonjë e re, e mbajtur plot kërkesa për vete, për të bijat,dhe për burrin që kishte në krah, ndërmori rregullimin e asaj cope toke dhe e ktheu me të vërtetë në një kopësht –përrallë.Çdo gjë ishte në vendin e duhur dhe e vendo

Mimoza Erebara – një individualitet origjinal

Image
Fatet e shkrimtarëve dhe të artistëve janë të ndryshëm, ashtu siç është edhe i ndryshëm edhe rrugëtimi i tyre. Pavarësisht se mund të jetojnë në të njëjtën epokë dhe në vija të përgjithshme mbajnë të njëjtin fat kolektiv mbi vete, sërish rrugëtimi individual mban ngjyrë të ndryshme e njërit prej dikujt tjetër, pavarësisht talentit, përkrahjes dhe famës. Kjo m’u ndërmend tek sa si një vëzhgues i mprehtë i jetës shqiptare të këtij çerek shekulli dhe natyrisht si një lexues i vëmendshëm, teksa po kujtoja fatet e mjaft shkrimtarëve të njohur, më erdhi ndër mend Mimoza Erebara, një prej zërave më origjinal të letërsisë shqipe, e cila u shfaq bindshëm e tillë, prej vitit 1993 e këtej. Rrugëtimi i saj ka qenë shumë i luhatshëm, pak a shumë ngjashëm me të autorëve të tjerë që kanë jetuar ne epoka të turbullta krizash e dilemash: shfaqje-tërheqje-rishfaqje-sërish tërheqje-rishfaqje sërish. Qysh në botimin e vëllimit të saj të pare me poezi “Duke kërkuar një shpresë”, Mimoza

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019