Posts

Showing posts from June, 2017

BOVARIZËM NË KUTINË E VOTIMIT

Image
Baticat vijnë për të na trazuar duke na krijuar kështu një amalgamë të brendshme ndjenjash, përjetimesh, qëndrimesh, idesh,e zhvillimesh. Zbaticat bëjnë të njëjtën gjë. Të paktën ky është një këndvështrim. Është njerzore, sepse njeriu ekziston përmes ëndrrave të tij, realizimit dhe mosrealizimit të tyre. Ku vihen në lojë relacionet e përjetshme mes asaj që është e domosdoshme  dhe asaj që është thjesht e mundshme për t’u arritur. Dhe bota është e mbushur me gjëra të domosdoshme, natyra e së cilave përcaktohet thjesht nga kontradiktat që ajo i mbart vetiu përmes rrezikut për të mos ekzistuar fare. Siç është e mbushur nga ana tjetër  me plot mundësi të cilat në shumicën e rasteve ekzistojnë prej shkaqeve të panjohura prej nesh. Dhe që ne, për të mos u dukur qesharakë e të paditur me veten fusim në lojë ironinë duke trilluar shkaqe që nuk kanë lidhje me të vërtetën tonë.  Jeta ekziston përmes domosdoshmërisë dhe mundësisë, zgjedhjet tona për zhvillim ekzistojnë po përmes domosdoshmëri

PIKA MBI E DHE PIKA MBI I

Image
Është  fakt, sado i hidhur për shqiptarët, që ajo që është përjetuar po prej tyre në të dy anët e Shkumbinit, është një lidhje, quaje si të duash, etnike, gjenetike, kulturore, që tek e fundit nuk arriti dot të kapërcejë diferencën historike. Në pamje të parë çdo gjë duket krejt në rregull, kemi qenë nën të njëjtën çati sistemi politik e ekonomik, flasim të njëjtën gjuhë, i këndojmë të njëjtit flamur, kemi të njëjtën kushtetutë, përgjigjemi para të njëjtit ligj, pra nëse shkrepim aparatin, fotografia që marrim është ajo e një shteti të mirëspikatur në aradhën e gjithë të tjerëve. E megjithatë diferencat ekzistojnë dhe është normale. Diferenca ekzistojnë në të gjithë shtetet. Po nëse në shtetet perëndimore këto diferenca megjithëse nganjëherë tepër të spikatura nuk ndikojnë në humbje vlerash, nuk ndikojnë në mbijetesën e shtetit, përkundrazi e ndihmojnë atë  drejtpërdrejtë,  pikërisht përmes këtyre diferencave, që në këtë rast vijnë si përvoja kolektive pozitive dhe institucionalizo

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019