BOVARIZËM NË KUTINË E VOTIMIT


Baticat vijnë për të na trazuar duke na krijuar kështu një amalgamë të brendshme ndjenjash, përjetimesh, qëndrimesh, idesh,e zhvillimesh. Zbaticat bëjnë të njëjtën gjë. Të paktën ky është një këndvështrim. Është njerzore, sepse njeriu ekziston përmes ëndrrave të tij, realizimit dhe mosrealizimit të tyre. Ku vihen në lojë relacionet e përjetshme mes asaj që është e domosdoshme  dhe asaj që është thjesht e mundshme për t’u arritur. Dhe bota është e mbushur me gjëra të domosdoshme, natyra e së cilave përcaktohet thjesht nga kontradiktat që ajo i mbart vetiu përmes rrezikut për të mos ekzistuar fare. Siç është e mbushur nga ana tjetër  me plot mundësi të cilat në shumicën e rasteve ekzistojnë prej shkaqeve të panjohura prej nesh. Dhe që ne, për të mos u dukur qesharakë e të paditur me veten fusim në lojë ironinë duke trilluar shkaqe që nuk kanë lidhje me të vërtetën tonë. 
Jeta ekziston përmes domosdoshmërisë dhe mundësisë, zgjedhjet tona për zhvillim ekzistojnë po përmes domosdoshmërisë e mundësisë. Të gjithë ne kemi baticat tona të vogla, siç kemi edhe zbaticat. Sistemet politike kanë baticat e zbaticat e tyre, dhe janë ëndrrat tona shkaku i ekzistencës së tyre. Në fillim ëndrra dhe pastaj zhgjëndrra. Po, është fakt që ne ëndërrojmë, pasi nuk mund të bëjmë ndryshe. Ëndërrojmë të gjitha gjërat të cilat nuk i kemi, por që duam aq shumë t’i kemi. Dhe të thuash, e më keq akoma të pranosh se të janë mërzitur ëndrrat, është njëlloj si të pranosh që ti nuk ekziston më. Dhe kjo është e pamundur. Novela alla shqiptare e “Zotit të Artë”- për të gjithë, vazhdon qetësisht duke turbulluar mendjet e fjetura dhe haluçinante të shqiptarëve. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Siç vëren edhe  senatori J.William Fubright:”Demokracia në të vërtetë është një akt besimi”.
 Dhe më mirë se ëndrra njeriu nuk ka vend ku të besojë plotësisht. Por në fakt është edhe një akt tejet i vështirë si për njeriun e thjeshtë, ai që nuk mungon kurrë tek kutia e votimit, i bindur se kështu voton ëndrrën e vet, si për palën tjetër, ata milionerët arrogantë, që milionat iu duken qindarka dhe kësisoj iu duket vetja një me të varfërin, e mu’ për këtë arsye luftojnë. Këto janë vendime dhe dilema me vështirësi reale. Sepse në njërën anë janë ata që kanë me të vërtetë nevojë të jetojnë. Që bëhen gjithë sy e veshë për të kuptuar të vërtetën dhe për të zgjedhur drejt orientimin politik, orientimin e përmbushjes së ëndrrave të tyre. Dhe nga ana tjetër kemi përsëri përmbushësit e këtyre ëndrrave. Të ashtuquajturit! Sigurisht, ne rrezikojmë të jemi të injoruarit e rradhës. 
Nëse e lejojmë! 
Por le të kujtojmë një lojë futbolli dhe le ta vendosim veten njëlloj si ai lojtari që në një çast të caktuar zë një pozicion vetmbrojtës dhe e ruan me çdo kusht atë, rrjeten. Por në rastin më të keq, kur kemi një “out side” atëhere krijohen rrethanat që të nisë debati. Prandaj fokusimi dhe përqëndrimi ynë ndaj vetvetes në rrethana të tilla bëhet mëse i domosdoshëm. Se ne zotërojmë aq liri, sa ta detyrojmë lirinë  tonë të shkojë  drejt atij që quhet zhvillim.Një çast, vetëm një çast duhet për të menduar me të vërtetë rreth vlerave tona dhe për të vendosur për to, Ndonjëherë edhe ndonjë gjë tepër e vogël dhe e parëndësishme ndikon tek njerëzit për të ndryshuar ”kursin” e politikës së tyre vetanake. 
A jemi të gatshëm të injorojmë vetveten? 
Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, Floberi e kishte kuptuar që njerëzimi përparonte për shkakun e vetëm: se ëndërronte. Na la pas një personazh, zonjën Bovari,  e cila ëndërroi aq shumë,  sa po vetë nuk e përballoi ëndrrën e saj. Përplasja me pamundësinë reale për t’i realizuar këto ëndrra e çoi atë drejt humbjes së pashpresë. Ajo nuk kishte mundësi të zgjidhte. Në shekullin e 21-të ne e kemi ruajtur “bovarizmin” tonë gati-gati të pacënuar, vetëm se ne e kemi një mundësi zgjedhjeje- Kutinë Votimit.

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019