AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE


Në një sistem demokratik ajo çka është e rëndësishme dhe e dukshme në një fushatë zgjedhore, padyshim që është lufta  që bëjnë partitë për të treguar  se partia tjetër nuk di të qeverisë. Të dyja ia dalin këtij misioni dhe të dyja kanë të drejtë. Nëse do bënim një analogji të thjeshtë me një nga teoritë  më të rëndësishme të kohës moderne, me teorinë e relativitetit të Ainjshtajnit, papritur gjendemi në të njëjtën situatë, veçse kësaj here në Univers dhe për Universin. Një nga rrjedhojat më të qenësishme të kësaj teorie është tërheqja e zonës rrethuese. Kjo gjë konsiston në idenë se një trup me masë i cili rrotullohet, merr me vete apo tërheq me vete kohëhapësirën rreth tij. E mbartur në kontekstin tonë, në një nga çështjet që na shqetëson më së shumti, në atë të zgjedhjeve, kjo teori na shpjegon fare qartë të gjithë mekanizmin gati-gati instiktiv të politikës në veprim. Jemi dëshmitarë të kësaj fushate zgjedhore, të mënyrës se si ekziston kjo fushatë nga të gjitha palët. E parë në një kënd më të përgjithshëm, si një politikë të vetme, gjendemi para të njëjtës situatë  njëlloj si trupi fizik dhe koha fizike në teorinë e relativitetit. Sepse kemi të njëjtat efekte politike e sociale,- njëlloj kemi një vonesë kohore zhvillimi, njëlloj kemi zhvendosje të kahut politik, herë majtas, herë djathtas, herë në qendër, njëlloj kemi të gjitha observimet e eksperimentimet e mundshme, njëlloj kemi një bymim idesh e pseudoidesh që vihen në garën e humbur me kohën, njëlloj kemi veprimin e fenomenit të “ lentes” , ku imazhe tepër të largëta idesh të të njëjtës politikë  janë tepër të dukshme në të gjithë veprimtarinë  partiake. Këto relacione përcaktojnë detyrimisht e fatalisht edhe të gjithë ecurinë e një politike të caktuar dhe të individëve të përfshirë në të. Duke na sjellë kështu përpara disa rrethanave të ngurta të cilat pengojnë dhe nuk lejojnë zhvillimin dhe vetzhvilimin e njeriut, duke e fryrë politikën deri më atë masë sa ta kthejë atë në të kundërtën e fillesës së vet, duke na bërë të besojmë në një sistem vlerash liberale dhe tolerance qeverisjeje të përgjegjshme, përtej “lentes” së Ainjshtajnit.Në këto kushte do të ishte mirë që njeriu të bëhej me të vërtetë një njeri i dëshpëruar i sapo ardhur në vete, me qëllim që të mund të rrotullohet rreth vetes së tij, pra rreth diellit të tij të vërtetë duke braktisur kësisoj kushtet e ngurta nën të cilat bëhen të nevojshëm iluzionet. Në një farë mënyre njeriu duhet t’i detyrojë rrethanat në favor të zhvillimit dhe të vetzhvillimit të atij vetë. Në një formë fare të thjeshtë duke e konsideruar vetveten dhe të gjithë sistemin politik e shoqëror nën një organizim të ri në “sistemin njeri”. Në këtë mënyrë i krijojmë vetvetes mundësinë t’i përgjigjemi pyetjes torturuese:  cili është funksioni më i volitshëm ?
- Rrjedhja e ngadaltë e Kohës për shkak të zhvillimit të ulët intelektual gjë që    padyshim do të ketë edhe pasqyrimin e saj në sistemet e ndryshme politike e shoqërore?
- Zgjerimi i potencialeve në skajet më të largëta të qytetërimit ?
 -Përkulshmëria e popullit të papeshë, njëlloj si rrezja e dritës, ndaj  ndikimit të politikbërësve aktualë ?
-Shkatërrimi i strukturave shtetare, kur dihet që shteti u krijua pikërisht për t’i mbrojtur njerëzit nga njerëzit ?
- Apo njeriu përfundimisht  do të planifikojë të ardhmen e vet? Dhe duke planifikur do të zgjedhë njërën parti kundrejt tjetrës?
Dhe më vjen ndërmend ai tregtari izraelit i këpucëve që kur pa shkretëtirën u largua me vrap sepse tha “KËTU NUK DUHEN KËPUCËT E MIA, KËTA ECIN ZBATHUR” dhe tregtari tjetër që kur i pa njerëzit që ecnin zbathur në shkretëtirë tha “KËTU DO T’I SHES KËPUCËT E MIA!”-dhe i shiti. Dhe ne që jemi në këtë prag zgjedhjesh e planifikimesh vetjake e kombëtare, jemi në pragun e zgjerimit të nevojave tona, e cila në këto kushte bëhet me të vërtetë një zgjedhje gjeniale, e po aq universale.

MIMOZA EREBARA

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019