KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

“Nёse hunda e Kleopatrёs do tё kishte qenё mё e shkurtёr e gjithё faqja e dheut do tё  kishte ndryshuar”, (Paskal Blez, Mendimet, fq.78,Plejad 2005, Tiranё)
Jo pa qёllim e fillova shёnimin tim me kёtё thёnie tё Blez Paskal. Pёr analogji, nёse shkruesja e parathёnies sё botimit shqip tё vёllimit poetik “Tempulli i vetmisё”, tё autorit izraelit Zvika Sternfeld, Alisa Velaj, do tё ishte pёrqёndruar mё gjatё nё kuptimin dhe zbulimin e kuptimeve dhe simboleve hebraike, kjo parathёnie e thjeshtё dhe modeste do tё ishte krejtёsisht njё gjё tjetёr.
Ёshtё e domosdoshme pёr njё kritikё serioze qё minimalisht, informacioni qё u jepet lexuesve tё jetё i saktё, sidomos kur ky informacion ka tё bёjё me njё kulturё tjetёr, tё panjohur. Pikёrisht pёr kёtё, saktёsia duhej tё ishte e padiskutueshme. Por ҫ ’ndodh?
Nё botimin shqip tё “Tempullit tё vetmisё” tё poetit Zvika Sternfeld, botim 2016, Tiranё, Shtёpia Botuese Emar, nё vetёm dy faqe, 3-5, jepet informacion i shtrembёruar nё pёrpjekje pёr tё na paraqitur kёtё poet dhe poezinё e tij. Qё mё tej, do tё thotё: histori, religjion, komb, simbol, traditё tё prezantuara keq.
Aty thuhet: “Poezia e poetit Zvika Sternfeld ёshtё fund e krye njё perceptim shpirtёror, njё dialogim zёrash njerёzorё qё zё fill nё kohёn e Minҫa-s…”(fq.3). Nё kёtё faqe, pra nё parathёnie nuk shpjegohet kuptimi i fjalёs MINCHA, po ajo merret si njё pikё referimi pёr tё vazhduar mё tej. Po nёse e shfletojmё librin, nё faqen 34 –t  tё tij, nё poezinё  Mincha time/ Koha e Mincha-s ,(Perkth. L.Petoshati), vetё poeti shkruan nё vargje:
…Amog the Jews it was
A Mincha time of sour sweat,
The little time in cozy darkness…/
Nё gjirin e hebrenjve ajo ishte
Koha e Minҫa-s, e tharjes sё djersёs,
Pakёz kohё nё errёsirёn e rehatshme…
Dhe nё fund tё faqes nё rubrikёn shpjegime shkruhet: Mincha- the Jewish afternoon prayer service. Literally- an offering./ Mincha- nё hebraisht i thonё lutjes sё pasdites. Fjalё pёr fjalё- njё blatim.
Siҫ  shihet qartё Sternfeld ёshtё i saktё (nuk kishte si tё ishte ndryshe, ai ёshtё hebre!). Pra kemi tё bёjmё me njё blatim, me njё lutje e cila ka vetёm njё kohё- pasditen. Tharja e djersёs/ domethё, pas punёs sё ditёs, dhe errrёsira e rehatshme/ domethёnё, gjumi, shplodhja.
Pёr tё kuptuar mё mirё po e zgjeroj pak shpjegimin mbi emёrtimin Koha  e Minch- ёs. Sipas teksteve tё Shenjta Hebraike, nё Kapitullin 4  tё Genesis/Bereshis,/Zanafilla, shpjegohet qartё se kemi tё bёjmё me njё Blatim. Kaini  dhe Abeli, tё dy ofrojnё  nё Mincha, njё pjesё tё punёs sё tyre, pёr Krijuesin.Nga ana tjetёr, kur Judaizmi u  krijua Mincha pёrfaqёsonte disa kuptime:
1.Periudha Kohore kur blatohen kafshёt, e quajtur Tamid Ben Ha'arbayim / Agjenda ditore e mbrëmjes.
2.Kuptimin e ofrimit tё miellit e kafshёve tё cilat shoqёrohen edhe me verё,  vaj ulliri, miell, kripё.
3. Kuptimin e ofrimit vetёm tё miellit pёr njёrёz tё varfёr.
Tre veprime qё kanё njё emёrues tё pёrbashkёt: ofrimin e diҫkaje, njё produkti qё ti vetё e ke prodhuar, blatim. Gjithashtu, e pёrbashkёta tjetёr ёshtё Koha kur ndodh ky blatim, ky ofrim. Mincha ёshtё ajo qё  lidhet posaçërisht me kohën. Përmendja e parë e kёsaj kohe, vjen nga   Yitzchak / Isaac, i cili është cituar në Bereshis /Genesis/ Zanafilla, Ch24 Vs 63. "Dhe Isaku shkoi në fushë për të biseduar (medituar) me G * d". Tradita jonë na tregon se Isaku themeloi lutjen pasdite. (Lutja mund dhe duhet të jetë një formë e meditimit).Pra, a  është formulim i saktë – “Koha e Mincha-s”?
          Oferta e Mincha-s, e bërë në Beit Hamigdash, në Tempullin e Shenjtë të Jeruzalemit, u bë 1 / 2ore pas mesditës. Teknikisht mund të ofrohet deri në perëndimin e diellit. Sot lutja pasdite ndjek të njëjtën periudhë kohore. Duke u nisur nga kёto shpjegime nё asnjё rast “Koha e Mincha-s” nuk trajtohet si njё Epokё, po ajo ёshtё njё pjesё e ritualit tё besimit hebre me njё konceptim tё qartё tё funksionit tё saj, ku pёrfshihet edhe Koha. Nё ҫdo rast bёhet fjalё vetёm pёr njё Kohё , le ta quajmё fizike, utilitare. Diҫka shёrbyese pёr njё qёllim tё caktuar. Madje e mirёpёrcaktuar. E theksuar qartё se kur mund tё kemi njё Mincha -vetёm 1 /2 pas mesdite deri nё perёndim tё diellit. Po ashtu sikur e kuptojmё edhe kur lexojmё vargjet e Sternfeld. Por JO, ajo ҫka thuhet nё parathёnie. Perceptimi qё merret kur lexon “ ...qё nga koha e Mincha-s…” ёshtё ai i njё epoke historike ku presupozohet se kanё ndodhur gjёra, luftra, ndryshime sistemesh, traditash, besimesh. Gjё qё nё fakt kanё ndodhur, ёshtё histori, por jo nё njё Kohё tё Pёrcaktuar e tё emёrtuar si “ Koha e Mincha-s”.
Mё tej, nё tё njёjtёn frazё lexojmё:
“ …transformohet mё pas nё trajta nga mё tragjiket nёn hijen e ankthit tё frikёs…”
Njё hebre kurrё nuk ka frikё nga Zoti. Njё hebre i devotshёm e adhuron Zotin.  Tё adhurosh do tё thotё te duash pafund, pa kusht, me besim tё plotё, me bindje se kjo dashuri shkon tek Ai, Zoti, i gatshёm tё veprojё pёr tё mbrojtur veten dhe adhurimin ndaj Tij. Njё hebre e respekton Zotin sepse beson qё kjo i sjell gёzim e Paqe nё shpirt. Njё hebre e kёrkon gёzimin dhe adhurimin edhe nё kushtet mё ekstreme tё mundshme nёpёr tё cilat i ёshtё dashur tё kalojё nё rrjedhat e historisё. Dhe kurrё nuk dyshoi nё dashurinё pёr tё. Dhe kurrё nuk dyshoi nё dashurinё e Tij pёr njerёzit dhe pёr atё vetё.  Kjo nuk do tё thotё qё njё qenie njerёzore nuk ka dilemat e veta, nuk ka ankthe e frikёra tё ndryshme. E, nё kontekstin tonё, nuk e dimё se si qёndron Sternfeld, vetёm nёse ai na e zbulon vetё nё poezitё e tij. Po nuk ёshtё ky diskutimi. Ajo ёshtё njё analizё tjetёr. Problemi ynё qёndron nё etiketimin e “Kohёs sё Mincha-s” prej Dr. Velajt, si njё kohё e transformueshme e plot ankthe e frikёra. Edhe kjo nuk ёshtё e vёrtetё. Nё shkrimet e Shenjta Hebraike  thuhet:
“Para se tё ishte Krijimi, ishte vetëm Perëndia. Tiparet njerëzore si frika dhe ankthi nuk janë në gjendje të përshkruajnë Perëndinë.
Para se tё ishte Krijimi, ishte Perëndi.
Një hebre kurrë nuk duhet të ketë frikë nga G * d”. (Cit.- Rabini Y. Finman)
Mё tej, nё tё njёjtёn faqe lexojmё:
“Frika  e tij nuk ёshtё si nё Shkrimet e Shenjta, fillimi i njohjes  sё  Zotit…”
Nuk e di pёr cilat Shkrime te Shenjta referohet Velaj, por nё Shkrimet e Shenjta tё besimit Hebre,nё asnjё rast nuk flitet pёr frikё!!! Ndaj Zotit!!! Po, atje flitet pёr Dashuri pёr tё e ndaj Tij, si dhe pёr Dashurinё e Tij ndaj nesh, po asnjёherё frikё. Ёshtё fakt qё nё gjuhёn hebraike fjala Frikё ndoshta nё  njё kontekst tё largёt ngatёrrohet me fjalёn Dashuri. Nё hebraisht – YIRAH-FRIKЁ dhe AHAVA-DASHURI. Nё kontekstin e shpjegimit tonё kjo mund tё pёrqaset me ADHURIMIN e RESPEKTIN. Kjo e bёn njё hebre “tё ketё frikё” nga prezenca e Zotit nё jetёn tonё. Hebrenjtё kanё “frikё” si ҫdo qenie njerezore, por nё dallim ndoshta me kombёsi tё tjera, brenda atij nёnshtrimit tё dukshёm, qёndron nё tё vёrtetё guximi  dhe mospasja e frikёs. Njё komb qё beson di tё ngrihet mbi frikёrat qё jeta u ve pёrpara. Njё komb qё beson di tё gjejё zgjdhje edhe nё situatat mё absurde e mё tё pashpresa. Njё komb qё beson di tё durojё e nё durim tё vazhdojё tё dojё, ndoshta edhe mё shumё Zotin  dhe Shpresёn qё padyshim e ҫon drejt Paqes. Njё komb qё beson, lufton pa frikёn e humbjes, besimi e mёson se edhe nёse humb njёhёrё, nuk mund tё humbasё kurrё Dёshira dhe Objektivat, qё pёr hir tё sё vёrtetёs janё gjithnjё tё pranishme e tepёr tё sakta.
Titulli i kёtij libri ёshtё “Tempulli i vetmisё”. Njё titull i bukur dhe kuptimplotё po tё kihet parasysh poezia qё ai mbart. Ёshtё normale qё ҫdo poet ka tempujt apo  tempullin e tij. Dhe dihet qё tempujt janё vend meditimi, kryesisht vetmie. Deri kёtu nё rregull. Vetmia gjithashtu ёshtё njё gjendje tepёr individuale. Po nё kёtё faqe thuhet:
… “por ёshtё njё frikё e ankthshme e qenieve qё enden si busulla tё ҫorientuara drejt tempujve tё vetmisё…
Le tё ndalemi pak mё gjatё nё kёtё pёrcaktim.
Tempulli origjinal ishte Mishkan (Tabernakulli) i ndërtuar pas Revelacionit në Mt. Sinai gjatë kohës së Moisiut. Ishte një tempull portativ, i lёvizshёm. Tempulli i përhershëm në Jeruzalem, në Har Habayit, Beit Hamigdash u projektua nga mbreti David dhe u ndërtua nga djali i tij, mbreti Solomon.
Ishte një vend i Awe dhe Zbulesës së madhe. Ndjenja e perëndishmërisë ishte kryesorja. JO vetmia, frika apo ankthi. Që nga shkatërrimi i tempullit, sinagoga e Beit Kejnës ka zënë vendin e Tempullit të Shenjtë dhe lutja ka zënë vendin e ofrimeve, blatimeve në një altar. Ata nuk janë vende të vetmisë, frikës ose ankthit, përveç nëse një person e sjell këtë me ta kur flasin me G * d.
Si pёrfundim edhe pёr kёtё pjesё mund tё themi qё vemia nuk ёshtё e thёnё qё tё shoqёrohet me frikё e ankthe. Vetmia ёshtё meditimi  thellё i cili shoqёrohet me ndjesi po ashtu, tё thella.
Dhe nё parantezё, nёse pёrfundon sё lexuari kёtё vёllim poetik nuk e has nё asnjё rast kёtё ndjenjё ankthi e frike, tё njё njeriu kaotik. Nё tё kundёrt, poezia e Sternfeld ёshtё e fortё, shumё e fortё, vargjet e tij  mbartin energji dhe kjo energji ёshtё vetёm pozitive. A nuk  ёshtё arma e tё fortёve ironia dhe sarkazma? Vetёm njё  njeri i kthjellёt, me gaz e Paqe nё shpirt mund tё ofrojё njё gjё tё tillё. Kam shkruar edhe mё parё pёr kёtё vёllim poetik, po nё kёto shёnime dua tё ndalem nё njё aspekt tjetёr. Dёgjojmё gjithnjё qё njerёzit i etiketojnё hebrenjtё si tё zotёt, tё fuqishёm, tё zgjuar, punёtorё. Dhe gjithnjё kёto shoqёrohen me pyetjen: Pse ata janё tё tillё? Nuk mё takon mua tё them njё pёrfundim, po po them thjesht njё mendim. Sepse hebrenjtё janё tё qartё nё tre gjёra themelore: Dashurinё pёr Perёndinё, Besimin  dhe Objektivat e Mbijetesёs dhe Jetesёs. Dhe njё Komb i cili i zotёron kёto nuk ka asnjё mundёsi tё jetё i ҫorientuar, konfuz, plot frikёra e ankthe.
Ёshtё njё nga tiparet themelore tё Kritikёs Letrare parimi i objektivitetit. Ajo funksionon vetёm duke e shkёputur perceptimin vetjak tё momentit, duke u ngritur mbi veten. Po a e kemi kёtё qёndrim nё kёtё parathёnie, qё nё fakt duhej te ishte  njё kritikё?  “Ambicja e vetme e Kritikёs asht vetё ideali i veprimevet: sigurija, pёrsosmёnija, fryti i tyne. Kritika asht matja, asht pesha e nji prodhimit spiritual, asht shkurt bota e vlerave….Po qi kritika tё ketё kёt dinjitet duhet qi ajo tё mos e tradhtojё vetvehten, duhet tё tregohet e zonja pёr me e fitue pёlqimin e mendjeve qi e kanё vendue atё nё fron aq tё naltё…Kritika vlen deri sa pёrmbushё nji mision spiritual e nё botёn e spiritualitetit nuk mund tё flitet veҫ se pёr vlera absolute e universale. Nё kёt kuptim kritika unjisohet me vetё filosofin. E kёshtu kritika e artit nuk asht tjetёr veҫ se filosofija e artit.” (Arshi Pipa, Kritika, fq.9, botim Princi, Tiranё, 2006)
Vijmё kёshtu nё keqkuptimin mё tё madh nё kёtё punim. Bёhet fjalё pёr poezinё “Vala e tё Nxehtit”, fq.99. (perkth.L.Petoshati). Velaj i referohet kёsaj poezie pёr tё treguar se poeti ёshtё zbavitёs dhe serioz nё tё njёjtёn kohё, se ёshtё mjeshtёr i krijimit pёrmes mekanizmash situatash dhe humor fjalёsh, pёr tё mbёrritur, apo realizuar kёshtu ironinё dhe sarkazmёn e tij.
“…goditet me njё humor tepёr intelegjent racizmi qё thelbin e njeriut si qenie shoqёrore e redukton nё tiparet biologjike dhe racore.”
Dhe ajo na ofron disa vargje tё shkёputura nga kjo poezi pёr tё ilustruar mendimin e saj. Vargjet janё:
…”Kolombo zbulon/tempujt/racizmi/-ҫfarё ёshtё njё i papёrzier/-qё thyen mitin/ zbulimi i tmerrshёm/tullac”…
Nё fakt ёshё njё poezi ironike. Me tendencёn pёr tё qenё mё shumё se aq, shkon drejt sarkazmёs. Po me kё? Morri si personazh thjesht “vesh” njё filozofi tё tёrё, atё ҫka pёrfaqёson ky si simbol i pёrdorur kёtu. Po nё asnjё rast nuk ёshtё folur apo nёnkuptuar Racizmi si njё fenomen hebraik!!! Mё lind e drejta ta pёrcaktoj nё kёtё mёnyrё sepse nё fillim tё kesaj poezie autori na e prezanton veten si  Uni Poetik, pra ai ёshtё protagonist nё ҫka ndodh nё breg tё detit nёn valёn e tё nxehtit. Pra po i ndodh atij dhe mendimet janё tё tijat, sikur edhe transformimi i ndodh po atij.
 Autori ёshtё hebre. Dhe pёr njё hebre ёshtё i pashpjegueshёm njё qёndrim racist. Sё pari, sepse : “Ne, si hebrenj tё bindur tё TORAH dhe ndjekёs sё urdhёresave tё tij, ndjejmё se e kemi pёr detyrё tё bashkohemi…nё pёrpjekjet ndaj Paqes…Ne jemi tё detyruar nga TORAH  “tё  kёrkojmё dhe tё ndjekim paqen” dhe jemi tё bindur se zotimi ynё ndaj shenjtёrisё sё tokёs nuk bie nё kundёrshtim me aspiratat tona pёr paqe me arabёt …” (Oz Veshalom,- Kryetar i Lёvizjes pёr Paqe Fetare Izrael, cit. nga Henry Siegman, American Jewish Congress, drejtor ekzekutiv- fq.128, Trialog i feve abrahamike, Erasmus,2009)
Sё dyti, Judaizmi nuk ёshtё racist. E si mund tё jetё kur hebrenj ka nё tё gjithё botёn?! E pёr ta pёrforcuar kёto mendime po shtoj se nё Izrael gjendet Betlehemi dhe Nazareti, Jezu Krishti. Po ashtu gjendet Qendra Botёrore e Baha’i. Nё Jeruzalem ёshtё Al Aqsa dhe Har HaBáyit, The Temple Mount.  Besoj se mjaftojnё.
E sa pёr poezinё nё fjalё, racizmi nё kёto vargje vjen nga figura e  morrit i cili nuk e pranon dot njё kokё tullace, sepse nuk i duhet, atij i duhen kokё me flokё. Nёse analizojmё  mё tej,  morri ёshtё paraziti i cili e ka krijuar njё botё tё tijёn dhe ka gjetur terren tё pёrshtatshёm pёr t’u shumuar e gjalluar. Ёshtё paraziti social. Nё ҫdo shoqёri moderne ka “morra” socialё. Po ekzistenca e tyre nuk na jep shkas tё besojmё nё racizёm tё induktuar pёrmes vargjeve nga poeti. Zhgёnjimi i morrit kur sheh tullacёrinё ёshtё i pёrligjur- mesazhi i qartё- e keqja duhet shkulur nga rrёnjёt, dhe nuk ka ekzistencё pёr kёtё lloj paraziti. Pёrsёri kjo nuk e bёn  poezinё dhe poetin racist. Ai kёrkon njё tё drejtё njerёzore, sociale, po edhe fetare. Besimi judaik e pёrjashton parazitizmin, sikurse nuk ёshtё fare racist. Ndёrkohё racizmi nё vetvete qёndron pikёrisht nё klasifikim biologjik tё reduktuar dhe tё parёlindur. Pra nuk orintohet drejt kёtij qёndrimi, pasi ёshtё. Dhe nё kёtё poezi nuk flitet pёr njё racizёm universal, apo historik, por pёr Racizmin e tij, poetit, qё ёshtё nё ndёrlidhje me morrin. Njё gjendje, njё realitet, njё perceptim i autorit mbi ҫka ndjen apo si ndihet.
Pёr tё vazhduar mё tej.
“Krijuesi i universit shpёrfillet krejtёsisht dhe nё fronin e qiejve tё tyre ulet shantazhisti i universit qё thur e shthur fijet e agonisё me anё paparacёsh qё shpikin lente tё tipit Aushvic.”(fq.5)
Nuk asnjё mundёsi qё nё besimin hebraik tё shpёrfillet Krijuesi! Perёndia ёshtё Perёndi.  Çdo person ka aftësinë të zgjedhë sistemin e vet të marrëdhënieve / besimit me G * d. Kjo përfshin edhe ateizmin e plotë. Besimet e dikujt për diçka, nuk e ndryshojnë realitetin e asaj diçkaje.
 Si nuk ka mundёsi tё shpёrfillet po ashtu nuk ka asnjё mundёsi qё tё ketё njё shantazhist tё tij!!!!. Po      ҫfarё kupton Velaj me shantazhist ndaj Perёndisё?  Ndoshta na e tregon vetё ajo.
E pra, nё tё gjithё vёllimin poetik, pavarёsisht qёndrimit ironik e sarkastik nё ndonjё rast nuk ka asnjё shenjё, asnjё varg, asnjё figurё simbol apo metaforё konceptuale, asnjё tekst tё nёnkuptuar, as intertekst ku tё pranohet e prezantohet njё qёndrim i tillё. Dhe “arsyetimi” i Velajt shkon edhe mё tej me atё krahasimin  me paparacё e lente tё tipit Aushvic! Kjo ёshtё njё mёnyrё e lehtё e tё menduarit e gjykuarit. Ky ёshtё spekullim. Aushvici nuk ёshtё histori zbavitёse, nuk ёshtё humor me paparacё!!!
E pёr ta mbyllur do citoj edhe njё pasaktёsi tjetёr  tё kёsaj parathёnie. Dua tё theksoj qё kёto shёnime vlejnё vetёm pёr Judaizmin, besime tё tjera mund tё kenё qёndrime tё tjera. Po meqё qё nё fillim ёshtё referuar Koha e Mincha-s, edhe shpjegimet lidhen vetёm me kёtё besim.
“Tё vetmet vet-harrime tё ёmbla i realizon dashuria absolute. Ajo tokёsorja qё i mёshon kohёs sё Minca-s vetёdijshёm dhe pavetёdijshёm. E kthjellta e panjohur me ankthin e frikёs…”(fq.5)
Sipas besimit hebre, Dashuria Absolute është përkufizimi i Zotit, Krijues dhe Mbështetës i Jetës. Një nga kuptimet e krijimit të imazhit të Perëndisë është të përqafojmë e të definojmë veten me dashuri të pakufishme. Dallimi mes njё Dashurie Absolute dhe njё Dashurie tё Pakufishme ёshtё i dukshёm. Dashuri absolute ёshtё mbi-sublimja, pa cak, pa Kohё, pa Vend, Gjithkund ndodhur, e Padiskutueshme, E plotё, E bukur, E adhurueshme, tё Cilёn e kemi gjithnjё me vete dhe qё askush nuk na e largon.
Dashuri e Pakufishme- Diku paska njё kufi, E Madhe, po nёn kёtё emёrtim ndjehet njё kuptim tjetёr disiё kufizues. Njёlloj sikur tё themi Deti, Oqeani, Qielli i Pakufishёm- por ne jemi tё ndёrgjegjshёm se ata kanё njё kufi, pavarёsisht se syri ynё nuk e kap. Tё njёjtёn nuk e themi pёr Dashurinё Absolute. Nuk themi Oqean Absolut, Qiell Absolut, Det Absolut…etj. Veҫ  kёsaj pёrsёritet ankthi dhe frika e cila u pёrmend nё fillim , po nё kёtё rast nё kontekstin e Dashurisё Absolute! E cila qenka e mbushur me ankth e frikё!. Gjё qё pёrsёri nuk ёshtё e vёrtetё. Kjo gjendje, gjendja e Dashurisё nё Judaizёm trajtohet gjithnjё vetёm me ёmbёlsi, pa frikёra, me besim, respekt, mirёkuptim.
Si pёrfundim tё kёtij shёnimi kritk dua tё theksoj faktin se nuk mjafton vetёm dёshira e mirё, nё rastin mё tё mirё, apo rendja pas interesave tё ngushta, nё rastin mё tё keq, pёr tё paraqitur njё autor tё huaj qё jo vetёm pёrfaqёson vetveten, po edhe identitetin qё mbart me vete, kombёsinё, besimin, moralin, traditёn e vendit tё tij. Mu’ pёr kёtё seroziteti i prezantimit duhet tё jetё  i njё shkalle tё lartё.
                                                                                                                                
MIMOZA EREBARA

Durrёs, 26.07.2017

http://www.gazetadita.al/kritike-mbi-nje-parathenie/
http://www.americaneye.al/kritike-mbi-nje-parathenie/
https://www.voal.ch/kritike-mbi-nje-parathenie-nga-mimoza-erebara/


Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019