DIALOGU –FORMË E EKZISTENCËS

“Dialogu s’është veçse një nga format, ndoshta më e larta e simpatisë kozmike”(O.Paz). E thënë ndryshe  dialogu është një nga mjetet që njeriu përdor për të realizuar ekzistencën e vet.Kështu ka ndodhur prej mijëra vjetësh dhe kështu ka ecur njerëzimi.Të ekzistosh, të jesh, të gjallosh , të jetosh në jetën që na është dhënë do të thotë të pohosh në çdo çast vetveten dhe ata që janë rreth teje. Të pohosh do të thotë të pranosh Botën, të përpiqeësh ta njohësh atë dhe më tej akoma të përpiqesh ta ndryshosh, gjithnjë në të mirë të vetvetes. Ta zhvillosh atë dhe njëkohësisht edhe vetveten. Historia na mëson se sa herë që njerëzimi ka qenë pohues, pra e ka pranuar Botën si të tillë, dhe sa herë që njeriu ka kërkuar më të mirën prej saj, Bota dhe vetë ai, ka përparuar. Këto janë gjëra të njohura. Siç është e njohur edhe e kundërta e saj . Kur njeriu ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, ndaj Botës dhe vetë ekzistencës njerzore, kjo ka ardhur si pasojë e mohimit dhe e mos dialogimit. Duke mos dialoguar me të ngjashmin e vet, duke mos dialoguar me institucionin e politikës, si pjesa më e rëndësishme e ecjes së njerëzimit, në këtë mënyrë njeriu nuk bën gjë tjetër veçse sa mohon veten, të tjerët dhe Botën.Vetë historia është një dialog që herë ushton nga zhurmat e luftës e herë nga monologjet e udhëheqësve duke mbërritur në përfundime aspak të këndshme,  që në rastin kur përdoret dhuna kjo na acaron dhe na pengon të flasim me njëri-tjetrin, si dhe në rastin kur kemi vetëm një monolog që është edhe pjesa më e keqe e ekzistencës, sepse në një rast të tillë monologu e përjashton tjetrin plotësisht. Shqiptarët për fatin e tyre të mbrapshtë, vijnë nga dhuna dhe monologu.Pretendohet se e kemi kaluar këtë periudhë  dhe me vrap jemi hedhur të kapim kohën e humbur, nxitojmë të bëhemi pohues pasi kemi qenë mohues. Pretendohet se ne tashmë dialogojmë e në këtë mënyrë  krejt apriori pranojmë se kemi hequr dorë nga totalitarizmi dhe gjithë pretendimet despotike shoqëruese.E thënë thjesht, pretendohet se pohojmë se çfarë jemi në të vërtetë dhe në të njëjtën kohë e pranojmë edhe tjetrin ashtu siç është, unik e të patjetërsueshëm, e pranojmë në spiralen e zhvilimit e të vetëzhvillimit. Pra ne e dëgjojmë atë, të përngjashmin tonë, ne dialogojmë.Po a dialogojmë me të vërtetë?
Është fakt historik që ka udhëheqës kombesh e shtetesh që megjithëse u gjendën në mesin e luftrave, ata sërish ishin pohues, sepse ata vërtet bënë luftë dhe ishin pjesmarrës në të, qoftë si prijës të mirëfilltë, qoftë si strategë të mëdhenj, por në asnjë rast ata nuk u nisën nga urrejtja, ata luftuan por nuk urryen.Siç është fakt edhe përpjekja e tyre titanike për dialogim, hapi i parë drejt demokracisë dhe paqes.Të ashtuquajturit udhëheqësit tanë nuk dialogojnë.Ajo çka bëjnë është një lojë në shilarse, sa nga dhuna , e sa nga monologu duke u lëkundur brenda gjysëm harkut të madh të totalitarizmit të kulluar që për frymëmarrje ka urrejtjen.Kuptohet  që veshja e këtij manekini në vitrinë është e shkëlqyeshme dhe na shitet për vlerë të mirëfilltë demokracie e paqeje.Si një vlerë e vërtetë lirie.Duke “harruar”se liria është gjithnjë brenda nesh,  dhe nuk mund të vijë prej atyre që vetëm mohojnë të pamohueshmen - ekzistencën tonë.Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme, absolute, por ka ardhur koha që t’u bëjmë me dije të ashtuqujturve udhëheqësve tanë se kjo e vërtetë absolute, nuk është “Ata”, nuk ka të bëjë  as me ta , as me gjithë besimin që mbartin me vete, besim që ata shumë shpejt e kthejnë në një dogmë llahtarisht shkatërruese e rrënuese. Mohuese.Nga një set në tjetrin topi i zgjedhjeve fluturon në të njëjtën fushë mohimi, dhune e monologu.

Po liria që ne e mbartim brenda vetes na pohon fort se vërtet risku i rrezikut është i madh, se influencat mund të jenë realisht shkatërruese për kombin e për ne vetë, por pohimi është kaq i fuqishëm sa ne të gjithë këtë e shohim si diçka të përkohshme, kalimtare, sepse tek e fundit, kjo nuk është e vërteta absolute, ky nuk është pohim,nuk është dialog. E vërteta absolute, pohimi dhe dialogu janë aty ku ne jemi.  

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019