DILEMA E NJË REALITETI


Cili është realiteti që na u shpërfaq gjatë gjithë kësaj kohe fushate intensive zgjedhore. Padyshim që në kujtesën tonë vizive lëvizin turma të mëdha që zotërojnë sheshet, herë veshur në blu e herë veshur në të kuqe, pak rëndësi ka. E rëndësishme në këtë rast është prania e mijëra njerëzve nëpër mitingjet, prej të cilave një pjesë e mirë e tyre presin zgjidhjet përfundimtare për të gjitha problemet e hallet idividuale që kanë. Popull që mbështet, popull që bërtet, popull që pret. Popull që hesht. Me besnikëri e devotshmëri për t’u pasur zili. Për mua një dilemë e tillë përgjegjësivisht e lartë gjithmonë më krijon mundësinë për të abstraguar rreth këtij fenomeni. Kemi përpara një popull aktiv që lehtësisht evidentohet si një politikë e gjallë ku populli i “paditur” shpërfill haptas “diturinë”e politikanëve. Për të është e lehtë, ose ka një zgjidhje, ose nuk ka. Stërhollimet filozofike, bukuria spektakolare, latimi i kujdeshsëm i frazave nëpër mitingje, elokuenca nëpër debate, faktet dhe jo faktet, të gjitha këto qëndrojnë në sfond dhe pak ndikojnë pikërisht në atë për të cilën bëhet e gjithë kjo zallamahi, në përcaktimin e votës. Në këtë pikë, është thjesht vendimi, i cili, natyrisht, vjen pas kalkulimeve të hollësishme të çdo individi. Gjë të cilën nuk e dimë deri në çastin kur çdo gjë ka marrë fund. Atëhere na lind pyetja a kemi një realitet real, apo thjesht mbartim dhe kalkulojmë mbi bazën e një realiteti virtual, hipotetik? Është e vështirë të parashikosh sepse ne nuk dimë së pari sa është “masa” e vetbesimit popullor, gjë e cila do të na çonte  detyrimisht tek ajo që kërkohet me kaq ngulm - tek votbesimi popullor aq shumë të pritur nga palët. Po a janë gati palët të injorojnë një vendim popullor, apo edhe e kundërta: a është gati populli të injorojë një vendim politik që mund të shkojë ndesh me interesat e veta në masë? Në këtë pikë ngecim. Sepse për të kuptuar vendimin e pritshëm arsyet që të çojnë drejt tij janë pa limit. Nga kjo pikëpamje na ndihmon të shohim pas, në historinë e dilemave të tilla. Dhe ajo që na del para syve është e frikshme dhe e rrezikshme. Kemi përpara një “realitet” që na çon në rrugë ku nuk e dimë çdo të na ndodhë. Mjaft të kemi përpara arsyet personale, (shëndeti, financat, familja), të cilat rigorozisht bazohen ende tek tradita e pandryshuar në shekuj. Ku koncepti i lumturisë as që ekziston dhe ku jetesa bazohet thjesht tek mbijetesa. Një “shkallë” e tillë zhvillimi është e rrezikshme, se në rastin më të mirë, në mos të të çojë prapa në zhvillim, të le aty ku je. Kjo thjesht ndodh. Ti që je pjesë e kësaj shoqërie në shumicën e rasteve e pranon një zgjedhje të tillë, si një pjesë të asaj që ”ashtu funksionon”. Pa bërë as përpjekjen më të vogël për të parë përtej shpëtimit “ashtu funksionon”. Dhe do ta quaja veten me fat po qe se ky qëndrim do të ndryshonte para se të fosilizohej në trurin e gjithkujt prej nesh. Është justifikimi më i dobët që ia atribuojmë vetvetes për të shënuar pafuqinë, dëshpërimin dhe rrugën drejt humbjes. Në këtë çast regjimi në fuqi  fillon të bëjë gabimet e pritshme fatale. Sepse duke kërkuar me çdo rast fitore e humbet  qartësinë dhe godet pikërisht popullin, pjellën e vet duke harruar kështu se në këtë mënyrë bëhet kaq shumë i lëndueshëm, pikërisht prej kësaj pjelle, të cilës nga ana e saj nuk i dalin llogaritë e mbijetesës. Por nga ana tjetër, “kjo pjellë” është e ndërgjegjshme se që të punosh për qeverisjen është e vështirë dhe është ky arsyetim që e mban në dilemë deri në çastin e fundit. Por kjo nuk e pengon fituesin e rradhës të ecë, një ecje e pakuptueshme si për strategët botërorë të politikës ashtu edhe për njeriun e thjeshtë. Po gjithësesi trumbetohet me të madhe si një ecje përpara, por pa përcaktuar fillimisht pikat e fillimit dhe të mbarimit, pa përcaktuar një etalon prej të cilit do të vareshin të gjitha arsyetimet dhe kalkulimet e mëtejshme. Nganjëherë është e rrezikshme të kesh të drejtë, drejtësi që buron nga një realitet real. Nganjëherë është e rrezikshme të konfrontohesh drejtpërsëdrejti, e nganjëhere është më komode që të gjesh një sens orientimi dhe t’i sillesh zgjidhjeve përqark pa shkuar asgjëkundi. Nganjëherë është mirë të jetosh e të përparosh, nganjëherë thjesht të qëndrosh. Kur ti të japësh përgjigje për shumë çështje të drejta mund të ndihmosh veten dhe të tjerët për të bërë një zgjedhje, për të zgjidhur probleme në situata të ndryshme konfliktuale. E nëse ti i bën këto, me ndërgjegje apo i imponuar nga rrethanat, pak rëndësi ka, ti përsëri nuk ke zgjidhur problemin tënd si individ, ti përsëri je në një dilemë të madhe: të ecësh e të pranosh të ecësh përpara drejt përparimit apo thjesht të qëndrosh aty ku je dhe “të gëzosh” statusin e dhënë dhe pamundësisht të pandryshuar. Kjo është një dilemë që merr zgjidhje vetëm  nëse ti dëshiron realisht t’i japësh një zgjedhje. 


Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019