NGA E PARA SE BASHKU

Ra telefoni dhe doktor Maks Greitzer u ngrit. Mbi tavolinё zgjuesi tregonte 8 pa njё cerek.
-Kush do tё jetё kaq shpejt? – murmuriti. Ngriti receptorin dhe njё zё femror i thotё:
-Doktor Greitzer, mё falni qё ju telefonoj nё kёtё orё. Njё grua qё njёherё e njё kohё ishte e dashura juaj, ka vdekur. Liza Nestling.
-Zoti im!
-Funerali ёshtё sot mё 11. Mendova se ju duhej ta dinit.
-Keni tё drejtё.  Faleminderit ! Liza Nestling ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm nё jetёn time. Mund tё di se me kё po flas?
-Nuk ka rёndёsi. Liza dhe unё jemi bёrё shoqe pas ndarjes tuaj. Veprimet do tё bёhen pranё “Pompe Funebri Gutgesalt”. E dini ku ёshtё?
-Po, faleminderit!
Gruaja e mbylli telefonin. Doktor Greitzer qёndroi njё ҫast i shtangur. E pra, Liza na paska  lёnё! Kishin kaluar plot 12 vjet nё mes tyre…! Kishte qenё dashuria e tij e madhe. Lidhja e tyre kishte duruar afro 15 vjet…jo, jo…13. Dy prej tё cilёve kishin qenё tё mbushur plot mosmarrёveshje e komplikime, plot marrёzira qё fjalёt nuk do tё tё mjaftonin t’i pёrshkruanin. Me tё njёjtёn forcё qё patёn pёr tё ndёrtuar kёtё dashuri, po ashtu e kishin shkatёrruar plotёsisht atё. Doktor  Greitzer  dhe Liza Nestling nuk ishin takuar kurrё mё. Pёrmes njё shoqeje tё saj doktor Greitzer e kishte marrё vesh se ajo kishte filluar si regjisore teatri dhe ky ishte i vetmi lajm qё kishte patur. Nuk e dinte nё ishte akoma nё Nju Jork.
Kёtё mёngjes, doktor Greitzer ishte tёrёsisht i turbulluar nga lajmi i keq dhe nuk mbahet mend se si ia kishte dalё tё vishej e tё gjente rrugёn pёr tё arritur tek “Pompe Funebri”. Kur arriti aty, ora mё anёn tjetёr tё rrugёs tregonte se ishte shpejt, ende s’kishte shkuar 9. Hapi derёn dhe punonjёsja i tha se kishte ardhur tepёr shpejt. Veprimet nuk do tё bёheshin pa shkuar 11.
-Ka mundёsi ta shoh tani? – pyeti- Jam njё mik i saj i afёrt dhe…
-Prit tё pyes nё ёshtё gati – iu pёrgjegj vajza dhe doli nga njё derё tjetёr.
Doktor Greitzer e kuptoi se ҫfarё do tё thoshte kjo gjё. Tё vdekurit duhet tё laheshin, tё visheshin e tё rregulloheshin para se t’u tregoheshin tё afёrmve. Vajza u kthye pas pak dhe i tha:
-Ҫdo gjё nё rregull. Kati 4, dhoma 3.
Njё burrё i veshur me tё zeza e shoqёroi nё ashensor dhe i hapi derёn e dhomёs 3. Liza kishte ngrirё nё njё arkivol tё hapur dhe ishte e mbuluar me njё cohё. E pёrqafoi vetёm sepse ishte ajo. Flokёt e saj tё zinj tregonin qartё se ishin tё ngjyer. Faqet mbuluar nga rrudhat ishin fshehur nga truku. Mbi buzёt e ngjyera kishte mbetur njё fije buzёqeshje.
-Si bёn tё buzёqeshё sikur tё ishte gjallё?- pyeti Maks Greitzer. Njёherё Liza e kishte akuzuar se ishte njё robot i privuar nga emocionet,njё njeri melankolik. Atёhere akuza nuk kishte qёndruar, po nё kёtё ҫast ҫuditёrisht, ngjante e vёrtetё. Nuk ishte ligёshtuar, e aq mё pak i friksuar. Dera e dhomёs u hap dhe hyri nё dhomё njё grua dhe u takua nё njё mёnyrё misterioze me Lizёn.
-Qenka motra e saj, Bela, - foli Maks Greitzer. Liza i kishte folur shpesh pёr motrёn e saj tё vogёl qё jetonte nё Kaliforni, por qё ai nuk e kishte takuar kurrё. Duke iu afruar gruaja qёndroi tek arkivoli. Po qe se do zhytej nё lot, ai ishte aty pёr ta qetёsuar. Pёrkundёr, gruaja nuk tregoi asnjё emocion tё veҫantё dhe pёr kёtё ai vendosi ta linte vetёm me tё motrёn, po pastaj i shkoi nё mend se ajo mund tё friksohej duke qёndruar vetёm me njё kufomё edhe pse ishte motra e saj. Pas disa ҫastesh gruaja ktheu kokёn dhe i tha:
- Po ёshtё ajo.
-Erdhёt nga Kalifornia?- pyeti Maks Greitzer sa pёr tё thёnё diҫka.
-Motra juaj dhe unё, njё kohё kemi qenё miq tё afёrt. Ajo mё pat folur shpesh pёr ju. Mё quajnё Maks Greitzer.
Gruaja qёndroi nё heshtje dhe u duk se po mendonte pёr fjalёt e tij. Pastaj Ii tha:
-Ju gaboheni.
-Jam gabuar? Ju nuk jeni Bela, motra e Lizёs?
-Po ju, nuk e dini se Maks Greitzer ka vdekur? Kjo ёshtё njoftuar edhe nё gazetё.
Maks Greitzer qeshi.
-Ndoshta njё Maks Greitzer tjetёr…Nuk arriti t’i shqiptonte deri nё fund kёto fjalё sepse kuptoi tё vёrtetёn: ai dhe Liza Nestling, tё dy kishin vdekur…gruaja me tё cilёn po fliste nuk ishte Bela, po vetё Liza! Vetёm nё kёtё moment po qe se ishte gjallё, dhimbja do ta mundte. Vetёm po qe se gjendej nё anёn tjetёr mund tё pranonte me kaq indiferencё  vdekjen e njeriut qё kishte dashur mё shumё se ҫdo gjё tjetёr e kёsaj bote, pavarёsisht  se kjo i pёrkiste njё kohe tё shkuar. Pyeti veten se kjo qё po i ndodhte nuk mund tё ishte pavdekёsia e shpirtit. Po qe se nuk do tё ishte nё kёtё kategori, ndoshta do tё ishte shqyer gazit, po iluzionet e trupit ishin shuar: ai dhe Liza nuk ishin mё prej substance materiale. Gjithёsesi, ishin kёtu tё dy. Pa zё, e pyeti:
-A ёshte e mundur?
Dёgjoi Lizёn t’i pёrgjigjej me gjallёri:
-Po qe se ёshtё kёshtu, natyrisht qё  ёshtё e mundur. Dhe shtoi: - Sa pёr ta ditur edhe trupi yt ёshtё kёtu.
-Si ndodhi? Kur shkova pёr tё fjetur mbrёmё nё darkё isha mirё.
-Nuk ishte mbrёmё nё darkё dhe nuk ishe mirё. Kjo me sa duket tё ka shoqёruar prej ditёsh. Dhe pёr kёtё…
-Kam patur ndonjё atak zemre?
-Mundet!
-Po ty ҫfarё tё ndodhi?- pyeti Maks Greitzer
-Gjithnjё kam patur shumё kohё pёr tё tjerёt dhe aspak pёr vete, e kёshtu, tё pyes unё ty, pёr tё ditur se ҫ’mё ndodhi?- iu pёrgjigj ajo
-Besoja se isha nё shtrat. Mё 8 pa njё ҫerek trupi yt ishte kёtu. Dёshiron t’i hedhёsh njё sy vetes tёnde? Unё tё kam parё. Je numri 5. Tё kanё transformuar nё njё krasavetz.
Kishin kaluar vite qё nuk kishte dёgjuar tё shqiptohej fjala krasavetz, qё do tё thotё: burrё i bukur. Liza kishte lindur nё Rusi dhe e kishte mёsuar ta pёrdorte atje.
-Jo. Nuk jam kurioz.
Nё sinagogё ҫdo gjё ishte e qetё. Njё rabin me flokё kaҫurrela dhe njё kravatё tё trashё, po fliste me Lizёn. Nё fakt po kёndonte kadish:
-Ёshtё njё intelektuale nё kuptimin e mirё tё fjalёs, - po thoshte- Me mbёrritjen e saj nё Amerikё punonte gjithё ditёn nё njё dyqan dhe nё mbrёmje ndiqte shkollёn e lartё, u diplomua me vlerёsim maksimal. Nuk ishte me fat dhe shumё gjёra tё jetёs i la t’Ii shkojnё dёm, po ishte njё grua e qёndrueshme dhe me personalitet tё lartё.
-Unё nuk e kam njohur kurrё kёtё burrё. E si mund tё dijё ai pёr mua?- pyeti Liza
-Kanё pyetur prindёrit e tu dhe kanё lexuar dosjen tёnde- iu pёrgjigj Maks Greitzer
-Kёto janё punё profesionistёsh.
-Kush ёshtё ai tipi me mjekёr gri, i ulur nё rreshtin e parё?- pyeti Maks Greitzer.
Liza edhe ajo kishte shquar diҫka tё ngjashme.
-Ish burri  im
-Keni qenё martuar? Kisha dёgjuar se kishit patur vetёm njё tё dashur
-Kam provuar gjithҫka, po pa asnjё rezultat.
-Ku tё pёlqen tё shkojmё?- pyeti Maks Greitzer
-Mbase nё funeralin tёnd.
-Absolutisht jo!
-Ҫ’ёshtё kjo gjendje kёshtu?- pyeti Liza- Shoh gjithҫka. I njoh tё gjithё. Ja ku ёshtё halla ime Reizl. Menjёherё pas saj kushёrira ime Beki. Njёherё ta kam prezantuar.
-Po, ёshtё e vёrtetё.
-Sinagoga qenka gjysёm e zbrazёt. Kёtё e kam merituar, sepse nuk i kam pёrfillur tё tjerёt nё rrethana tё ngjashme. Nё tё kundёrt, jam e sigurt, qё funerali  yt do tё jetё plot, deri nё grykё. Nuk do tё qёndrosh pёr tё parё?
-Nuk kam as mё tё voglёn dёshirё.
Rabini i kishte pёrfunduar elegjitё me njё zё tё  intonuar- “Zot mbushe me pёrdёllim!”, qё i ngjante mё shumё njё vajtimi. Liza tha:
-Asnjёherё babai im nuk do mё braktiste dhe tё bёhej njё qaraman, njё lotpaguar. Shkojmё!
Fluturuan mbi “Pompe Funebri “nё rrugё, dhe poshtё tyre u dukёn  6 limuzina qё vinin njёra pas tjetrёs. Njёri prej shoferёve po hante njё banane.
-Kjo ёshtё ajo qё na quajnё tё vdekur?- pyeti Liza – I njёjti qytet, tё njёjtat rrugё, tё njёjtёt dyqane. Dhe unё dukem e njёjta.
-Po, pa trup
-E  atёhere ҫfarё jam? Njё shpirt?
-Nuk e di vёrtet ҫfarё po thua? -iu pёrgjigj Maks Greitzer
-Nuk ke uri?
-Uri? Jo, pse?
-Etje?
-Jo,jo. Pёrse mё pyet pёr kёto gjёra?
-E pabesueshme, absurde, shumё supersticione vulgare na dalin tё vёrteta-  i thotё Maks Greitzer.
-Mbase zbulojmё se kush janё tё zgjedhurit pёr nё Ferr e Parajsё.
-Nё kёtё pikё ҫdo gjё ёshtё e mundur.
-Do tё thuash qё do jemi tё thirrur para Trupit tё Lartё, pas varrosjes, pёr tё dhёnё llogari pёr veprimet tona?
-Edhe mund tё jetё.
-Si ёshtё e mundur qё jemi bashkё?
-Tё lutem, mos bёjmё mё pyetje. Nuk e di se si.
-Do tё thotё se gjithё veprat e filozofisё qё janё shkruar e lexuar janё njё gёnjeshtёr e vetme, e madhe?
-Zi e mё zi…ishin shaka tё pastra, tё thjeshta.
Nё kёtё ҫast katёr varrmihёs nxorёn jashtё arkivolin nё te cilin ndodhej trupi i Lizёs. Mbi mbulesё ishte njё kurorё nё tё cilёn kishte njё shёnim tё shkruar: “Me shumё dashuri tё paharruarёs, Liza!”.
-Pёr kё ёshtё kjo kurorё?- pyeti Liza dhe po vetё nxitoi tё japё pёrgjigjen:- Kёto gjёra nuk janё kurnacёri!
-Do tё shkosh me ta nё varreza?- pyeti Maks Greitzer.
-Jo…e ҫfarё tё bёj? Ky rabin nuk ёshtё i aftё tё mё kёndojё ashtu siҫ dua unё, nё kadish.
-Ҫfarё kёrkon tё bёsh?
Liza pyeti veten. Nuk donte tё bёnte asgjё. Ҫfarё gjendje e ҫuditshme! Nuk kishte as edhe njё dёshirё. Nё fund tё kujtesёs ishin vitet, si gjithnjё, pa dёshira, pa nostalgji. Ёndrrat e saj ishin tё mbushura plot me dёshpёrim, ekstaza, pasione tё ҫmendura. Mё shumё se ҫdo gjё tjetёr i druhej ditёs sё fundit, ku ҫdo gjё dallohet dukshёm dhe fillon errёsira e varrit. Ishte aty, duke kujtuar tё shkuarёn dhe Maks Greitzer. Ishte sёrish me tё. I tha:
-Mendova se fundi do ishte dramatik.
-Nuk besoj se jemi nё fund – iu pёrgjigj ai- ndoshta njё kohё e ndёrmjetme mes dy botёve qё ekzistojnё.
-Po qe se kjo ёshtё kёshtu, sa do tё durojmё?
-Nga momenti qё Koha nuk ka vlerё, durimi s’ka drejtim.
-Mirё, ngjan e barabartё me enigmat e paradokset e tua. Eja, nuk mund tё qёndrojmё kёtu, po qe se nuk do tё shohёsh luftёn qё do bёjnё ata pёr ty- tha Liza
-Ku do shkojmё?
-Vendose ti.
Maks Greitzer e mori pёr krahu dhe tё dy u hodhёn nё njё fluturim pa fund…Siҫ do tё kishin bёrё nga njё aeroplan, vёshtuan poshtё drejt tokёs e panё qytetet, lumenjtё, liqenet…gjithҫka, tragёn e qenies njerёzore.
-Do thuash ndonjё gjё?- e pyeti Liza Nestling
Dhe Maks Greitzer u pёrgjegj:
-Nga tё gjitha iluzionet e mia, pavdekёsia ёshtё mё i madhi.

Botuar ne gazeten NACIONAL, mars, 2017.
Marre nga vellimi me tregime: Hena dhe cmenduria, Isaak Bashevis Singer.

Comments

  1. Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.

    ReplyDelete

Post a Comment

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019