MBI FESTIVALIN E KËNGËS


Përse habiteni për nivelin e teksteve dhe llojin e muzikës që serviret në një Festival Kombëtar? Kjo gjëndje ishte e pritshme, ka vite që nuk ka këngë. Ato janë zëvendësuar me prapanica që tunden e shkunden, me gjokse gati jashtë, me dalje në skenë me brekë, nganjëherë edhe pa to. Me fytyra të deformuara nga silikonet e makiazhet alla lopçe. Një neveri e vërtetë!
Muzika u zëvendësua me pëllitje, çjerrje, ulërima, recitime pa sens.
Tekstet poetike u zëvendësuan nga mërmërimat nëpër tualete kur je k…s…ju e dini…ë?
Dhe të gjitha këto në emër të modernitetit, të të ecurit me rrymat e kohës!!!
Sigurisht që rrymat muzikore të kohës do i ndjekim dhe do i performojmë. Por në fillim sipas mendimit tim duhen sqaruar disa pika:
1.       Festivali Kombëtar është ngjarja më e rëndësishme kulturore në muzikën e lehtë për një komb. Dhe si i tillë duhet të mbartë përgjegjësi të larta artistike. Ku përfshihen lloji i muzikës që do të konkurrojë, po ashtu edhe tekstet. Të gjitha këto duhet të kalojnë nëpër filtra të rreptë përzgjedhjeje nga profesionistët  më të mirë që kemi. E nëse nuk i përmbushin kriteret profesionale të mos pranohen në festival. Ka kompeticione të tjera ku çdo pëllitës tregon sa bukur pëllet apo sa bukur i tund b...
2.       Festivali Kombëtar nuk ka për qëllim vetëm argëtimin, por edhe edukimin e shijeve tek një publik i gjerë. Kjo ngre një problem tjetër shumë të madh të këtyre kohëve:
3.       Mungesa e edukimit të mirëfilltë muzikor e poetik. Sigurisht që shkolla luan rolin parësor. Po  a e luan ajo një rol të tillë? Absolutisht jo! Nxënësit e sistemit parauniversitar, tek të cilët dhe fillojnë të kultivohen shijet dhe njohja e artit të vërtetë kanë programe të cunguara, tejet të sipërfaqshme, tek e fundit pa ndonjë vlerë të dukshme. Në sistemin e shkollës së lartë të mesme, orët e mësimit të artit ose kryhen të thata me ato tekste historie mbi artin, gjë që nuk i afron nxënësit pothuaj fare me artin e vërtetë, ose anashkalohen sepse nuk ka profesionistë për ti zhvilluar ato. Është edhe kategoria tjetër, që mjaftohen që fëmijët dëgjojnë në youtube çdo të re muzikore dhe mendojnë se kjo mjafton. Por në të vërtetë kjo jo vetëm që nuk ndihmon por në të kundërt, pengon. Nxënësi rritet duke besuar se çfarë serviret në youtube është perfekte dhe se muzika është ajo. Ata priren më së shumti nga ritmi, dhe përfundojnë në tallava, pa arritur kurrësesi të specifikojnë llojin e saj, turke, arabe, rumune…
4.       Pjesa tjetër më e nënvleftësuar prej tyre janë tekstet. Nuk ka rëndësi se çfarë thuhet, as që një këngë duhet të ketë një mesazh, thjesht mjafton që këngëtari flet ca fjalë pa lidhje, shumë herë në një zhargon të pakuptueshëm edhe për ata vetë. Ose në rastin më të mirë bën vetëm na-na-na= la-la=la etj. Ndërkohë  që një këngë quhet e realizuar kur edhe teksti ka një përmbajtje, përçon një mesazh, i cili sa më universal të jetë aq më gjatë jeton edhe kënga.
5.       Harmonia e vijës melodike dhe tekstit, ky është suksesi i një kënge, qoftë kjo edhe “moderne”
6.       Kjo sjell edhe një problem tjetër në vëmendje. Sa e njohin poezinë? Është gjinia më mohuar sot. Në programet shkollore bëhen tepër pak autorë, duke u nisur nga fakti që nxënësit duhet ti përvetësojnë më së miri ata. Fillon me letërinë shqipe, Naimi, Migjeni, Poradeci, Camaj, Shkreli. Përmenden autorët e vjetër të letrave shqipe, sikur edhe bashkëkohorët, Dritëro, Kadare. Kaq. Një Bodler, Pushkin, Gëtë, Dante, Safo, Homer. Ok. Ndoshta janë shumë, ndoshta janë pak. Problemi është tek misioni i studimit të tyre. Sipas meje ky mision ka të bëjë jo vetëm me njohjen e teksteve të tyre dhe analizën rreth tyre, por mbi të gjitha me njohjen e brendshme të tyre, me mesazhet estetike që ata përçojnë, me nivelin e lartë të filozofisë së tyre dhe me ndjesitë e të bukurës. Por që të vijmë deri tek shijimi i kësaj së bukure do punë që nuk mbyllet vetëm me analizën shkolareske në një orë mësimi. Në çastin kur një nxënës tenton të shkruajë diçka origjinale, të veten si rezultat i përshtypjeve që këta autorë e të tjerë i kanë krijuar, dhe kur po ky nxënës kërkon të lexojë e të njihet më tej me autorët, e jo vetëm klasikët, në këtë çast ky mision për mua është përmbushur. Sepse në këtë çast ai detyrimisht do të fillojë të kërkojë të bukurën edhe në artet e tjera, muzikë, pikturë, kinematografi, teatër. Në këtë çast ai kupton dhe fillon të edukojë shijet e tij. Nuk zë hundët  sikur pi ilaç, kur dëgjon një arie nga operat, apo shikon dhe kupton një pjesë baleti, larg kërcimeve  aerobike nëpër videoklipe.
7.       Festivali Kombëtar i Këngës  nuk është vetëm thjesht një festival, në të kundërt ai duhet të marrë vlera vërtetë kombëtare, ku njerëzit të duartrokasin një këngë të vërtetë, një këngëtar të vërtetë, të pëlqejnë një muzikë të vërtetë, dhe të meditojnë për një tekst të vërtetë.

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019