Posts

Showing posts from 2016

TKOB dhe një “La Traviata” zhgënjyese

Image
Në këtë fund viti, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, TKOB,  shfaqi për publikun operën “La Traviata” të Giuseppe Verdit në datat 17,18,19,dhe 20 Dhjetor. Sigurisht që duke ju referuar konferencës për shtyp, prezantimi i Operës dhe vënia në skenë e saj  ishte tepër premtuese.Pritshmëria ishte maksimale si nga ana skenike, ashtu dhe ajo muzikore. Fakti që punohej mbi një vepër e cila ishte vënë në skenë edhe në TKOB, më shumë se njëherë duke njohur cilësi interpretimi të denja për të gjitha skenat prestigjioze në botë (kujtojmë debutimin brilant të sopranos Inva Mula në fillimet e saj, pikërisht me “La Traviata”), e rrit shkallën e përgjegjësisë së prezantimit të cilësisë artistike, sidomos në atë të interpretimit muzikor. Sipari u ul, vepra u quajt e suksesshme dhe autorët vrapuan të marrin lavde pas lavdesh duke krijuar imazhin e një arritje të paparë artistike! Në fakt jemi brenda një dukurie që po e shoqëron jetën artistike shqiptare prej shumë kohësh dhe në të gjitha sferat e

Mes simbolizmit dhe filozofise - NIELS HAV

Image
“Ne vazhdojmë të flasim për “zgjim” dhe “gjumë” te Diellit. Si një model kopernikan të sistemit diellor duke vendosur perfundimisht këtë mbi sistemin e Ptolemeut. Fjalori ynë, gramatika jonë, veshja jonë metaforike pa kuptim, figurat që përdorim- janë ato që na shoqërojnë ne çdo ditë”.  (Reelles presences - Les art du sens – George STEINER / Essais- Gallimard, 1991) Në kohën e sotme kuptimet e ngurtësuara metaforike jo shumë herë i kanë marrë atribututet e simbolit. Sikur është edhe rasti i sapo përmendur. Sot është e kotë të përpiqesh të zëvendësosh atë që është krijuar, por ne e marrim ashtu sikur është atëherë kur na duhet. E në të njëjtën kohë poetët përpiqen të sjellin gjithnjë forma të reja metaforash, sikur edhe simbole të reja. Pas një trashëgimie të mrekullueshme artistike botërore, në fakt është e vështirë të krijosh metafora ku fjala të ketë ADN. Etimologjia e fjalës, autitenciteti, origjinaliteti i saj, kur ajo është, padyshim që tërheqin vëmendjen dhe na shty

POEZI NGA IZRAELI

Image
HAIM NAHMAN BIALIK  BISKU I TULATUR Një bisk u tulat thellësisë së trungut E në gjumë në palcën e tij u fashit Kështu edhe unë në palcë të dimrit fjeta Pasi fruti si mjaltë u poq gjatë lugut - ç'të bëj tani me trungun tim në dritë? Me biskun tim ku mbahet fort jeta? Fruti u poq dhe lulja gati iu harrua Vetëm gjethja nazike mbijetoi Një ditë, nga këto të ashpra ditë Do çmendet dimrit shqota e tërbuar, E do bjerë për lulen e pagojë Në tokë,veç të gjelbërt vdekje,dhe hi Netët memece në këtë çmendurirë Pafundësisht ditës do t'i jepen Pa përgjigje duke më lënë, shurdh, Të vetëm, pa bisk, pa gjeth', në errësirë, Në palcën e ngrirë të trungut, në heshtje, Kokëgjakosur pas të gurtit mur. Po, në rizgjim, në pranverë Vetëm unë do jem zotëruesi, ai, Që do hap zemrën e trungut që fle Plot me bisqe të gjelbërt, të etertë, pa gjemba të gjaktë në lule lidh' Pa të mjaltin frut lindur në gjeth'.   ABRAHAM SHLONSKI  PUNA Vishmë nënë e mi

LOTET NUK E DINE NGA DALIN

Image
Nafari, plaka më e vjetër e lagjes së vjetër, po luante me lojrat e dritës që rrezet e diellit bënin me perdet. Ishte përqëndruar plotësisht për të gjetur forma të njohura, që aty dukeshin e aty zhdukeshin. Bile më shumë se njëherë iu duk se pa në perde fytyrën e burrit të saj të tretë. Ai po i ngërdheshej që aty, e po që aty, po e pyeste se ç’bënte ende në tokë, mes njerëzve, kur ajo, as që ishte më njeri?Pse nuk e lironte vendin dhe kështu do të shuheshin edhe zënkat mes bijave të saj? E për çfarë? Ja për atë shtëpi të vogël me kopësht përpara që dikur e kishte rregulluar Shmueli, burri i saj i dytë. Atij i zinte dora për çdo gjë dhe kopshtet e bukura të mbushura plot lule e pemë i kishte merak. Nuk kursehej, dhe kur ai ishte gjallë dhe kur ajo ishte   ende një zonjë e re, e mbajtur plot kërkesa për vete, për të bijat,dhe për burrin që kishte në krah, ndërmori rregullimin e asaj cope toke dhe e ktheu me të vërtetë në një kopësht –përrallë.Çdo gjë ishte në vendin e duhur dhe e vendo

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019