HAIM NAHMAN BIALIK
BISKU I TULATUR
Një bisk u tulat thellësisë së trungut
E në gjumë në palcën e tij u fashit
Kështu edhe unë në palcë të dimrit fjeta
Pasi fruti si mjaltë u poq gjatë lugut
- ç'të bëj tani me trungun tim në dritë?
Me biskun tim ku mbahet fort jeta?
Fruti u poq dhe lulja gati iu harrua
Vetëm gjethja nazike mbijetoi
Një ditë, nga këto të ashpra ditë
Do çmendet dimrit shqota e tërbuar,
E do bjerë për lulen e pagojë
Në tokë,veç të gjelbërt vdekje,dhe hi
Netët memece në këtë çmendurirë
Pafundësisht ditës do t'i jepen
Pa përgjigje duke më lënë, shurdh,
Të vetëm, pa bisk, pa gjeth', në errësirë,
Në palcën e ngrirë të trungut, në heshtje,
Kokëgjakosur pas të gurtit mur.
Po, në rizgjim, në pranverë
Vetëm unë do jem zotëruesi, ai,
Që do hap zemrën e trungut që fle
Plot me bisqe të gjelbërt, të etertë,
pa gjemba të gjaktë në lule lidh'
Pa të mjaltin frut lindur në gjeth'.
ABRAHAM SHLONSKI
PUNA
Vishmë nënë e mirë, me rrobën më të shndritshme,
Shumëngjyrëshe,
Dhe në ag' drejt punës sime,përcillmë
Aty ku,
Toka ime është e mbështjellë me dritë
Si shalli i lutjeve dhe
Shtëpitë zgjaten si furka
Që me rripa fijesh përshkojnë rrugën
E kalldrëmtë të seritur me dorë
Aty ku,
Fshatarka e bukur ia drejton lutjen në mëngjes
Krijuesit të saj
Birit tënd, Abraham
Seritësh i kalldrëmit të rrugës ku ajo ec,
Ku unë ec,Izrael
Aty ku,
Çdo mbrëmje në perëndim, plaku kthehet
Mbushur lodhje, robtim
Nga ditë-netët e jetës së tij
Dhe si një lutje ditën do të presë
Duke bëlbëzuar me gëzim:
"-Djali më i dashur, Abraham,
lëkura dhe kocka ime,më prit
Aleluja!"
Vishmë, nënë e mirë, me rrobën më të shndritshme,
Shumëngjyrëshe,
E në mëngjes, në punën time përcillmë!
RASHEL BLAUSHTEI
AGIMI
Një brokë uji në dorë,
një lopatë mbi shpinë,
Një grabujë, një kosh, -
E, drejt e në kampet e largët, në punë.
Veç malet më shohin tek humbas
Hapësirave të tyre, tutje, tej
Dhe me mua lenë pas
Këngë me vargje Jete të gjej
Qoftë kjo, kënga ime e fundit të fundit,
Para se të korrat të shkëlqejnë nën diell,
Nën pluhurin e rrugës tënde,
Tokës sime!
JEHUDA AMIHAI
RIKTHIMI IM
Nuk e di ku do jetë rikthimi im
Në zërin e fëmijëve dhe në të lehurat
E qenit besnik,
A në një tym kaltëror si në legjenda
Ku përballë meje do jeni e
Nuk do më kuptoni kur t'iu them:
"hapi sytë e shih"
Si
Në Bibël "ed ecco"
I kam ezauruar kufijtë e të qenit jetim
E kurrë koha nuk më thirri
Ushtari përulur.Nuk jam ndryshe
Por kam gjetur bimën e papërlotur
Dhe kush zbulon bimën e papërlotur në botë
Ka zbuluar fillimin e fundit të botës
Çarjet dhe rrënimin e fundit
DALIA RABIKOVIC
KUKULLA MEKANIKE
Këtë natë lindi një kukull mekanike
E më kthehej djathtas e majtas në të gjitha anët
E binte me fytyrë në tokë duke u ndarë në pjesëza
E që kërkonin të ribashkoheshin nga duart e mia
Fragmentet, nga ekspertja
E më pas kthehej në një kukull siç duhej të ishte
E bashkëpunimi im ishte gjithnjë i arsyeshëm,
E dëgjueshme,e bindur
Por atëhere bëhej një kukull e një tipi tjetër
Si një filiz i thyer që ende nuk ishte kthyer në një
Loze
E më pas shkoi të kërcente në një festë , në ballo
E më la nën shoqërinë e maceve e qenve
E për këtë të gjithë hapat e mi ishin të matur e ritmik
E kishte flokë të artë e sy të kaltër
E kishte një fustan me ngjyrat e luleve të kopshtit
E kishte një kapele me ca zbukurime qershie.
ASTER REISH
KËNGA E TOKËS
Nga lart, mbi artik nuk e shoh
Lojën në tokën mbi të cilën jemi duke u vrarë
Është një tokë që nuk e ngre trupin e bekuar
Në plisat e së cilës jetoj e në bollëkun e hijes më zgjaten
Një tokë e përndezur mbi të cilën jetoj si një mur i gjallë
Mbi të cilën gjendem duke ecur e që më mbron nga dielli dhe që ajo më drejton në jetën time
frymë pas frymë. Kjo është toka për të cilën
derdh gjakun tim mbi të cilën vrapoj ditët e mia
në qetësi
e që e cila më tregon bukurinë e farës sime pas meje
një tokë që trokëllin
dhe ku dhimbjet për të plagosurit unë qetësoj plagë
pas plage
kjo është toka mbi të cilën unë zhdukem në arrati
jetoj si një pikëllim që afrohet lehtësisht nga fundi
përderisa qielli është qielli i Zotit.
POEZIA IZRAELITE, VËSHTRIM I SHKURTËR
E shkruar pa ndërprerje që nga koha biblike e deri më sot, poezia
hebraike sjell ndikimin e saj të brendshëm si edhe në traditë . Poezia e
së kaluarës, që mbështjell tema religjioze e kombëtar, përfshin edhe
motive dhe eksperinca vetjake që sot janë edhe më të pranishme.Një degë e
shprehjes poetike tradicionale zhvilloi gjatë Iluminizmit Hebraik në
Europë (1781-1881)- kur arritën të merrej një leje qëndrimi për të
përndjekurit hebrenj dhe për laicizimin e jetës hebraike-e deri nëfund
XIX shekull kur Sionismi, lëvizjaqë solli restaurimin e një jetë
kombëtare hebraike në Tokën e Izraelit,që inicioi pushtimin e vrulleve.
Poetët e mëdhenj të kësaj periudhe ishin të emigruar nga Palestina në
fillim të shekullit njëzetë, ishin HaimNahmanBialik (1873-1934) dhe Saul
Tçernikovski (1875-1943).
Veprat e Bialikut, që reflektojnë
përkushtimin e një rilindjeje kombëtare hebraike shprehin aktualitetitn e
nje jete hebraike në Europën e perendimore që përfshijnë shumë poema
të gjata epike që ngrenë në lapidare të kapitoleve të historisë
hebraike, deri tek një poezi thjesht, e pastër lirike e cila i këndon
dashurisë dhe natyrës.Bialik,i cili shpesh thirret si "poet kombëtar"
ose "poeti i Rilindjes Hebraike",ka qëmtuar një gjuhë të re poetike, të
lirë nga shtrngimi i influencës Biblike, e pranishme në paraardhësit e
tij,e që kishin një strukturë klasike dhe një qartësi të shprehur përmes
një formacioni me fraza të pasura, me një stil të lartë e megjithatë
gjuhësisht aktual.Poezia e tij mbetet në kujtesën e të gjithë
shkollarëve izraelianë.
Tçernikovski, që ka shkruar poezi lirike,
vepra epike dramatike, balada dhe satira, kërkoi të sillte ndryshime në
botën hebraike duke sjellë një shpirt të pastër dhe di jitet personal si
një shkallare drejt bukurisë dhe natyrës njerëzore. Ndjeshmëria e tij
ndaj gjuhës, nga e cila ishte e pranishme një afrimitet me hebraiken e
rabinëve, ishte e ndryshme nga gjuha e Bialikut që integroi gjuhën
Biblike në të folurën e përditshme të qytetërimit dhe që për momenti
ishte emergjencë kombëtare. Nga Bialik tek Tçernokovski paraqiten
pasazhe të poezisë antike hebraike në një mënyrë moderne.
Suksesi i
gjeneratës së poetëve që në veprat e tyre ndikuan në mënyrën e tyre për
Shtetin në vitet e tij të para u udhëhoqën nga Avraham Shlonski, Natan
Alterman, Lea Goldberg dhe Uri Zvi Grinberg.
Shlonski shërbeu me
veprën e tij edhe për kontributin e tij në përkthimin e poezisë klasike
të huaj në gjuhën hebraike, simos nga rusishtja., duke sjellë imazhe të
reja ghuhësore. Vepra e Alterman shumë prej të cilës përbëhen nga
komente politike, kanë shoqëruar çdo fazë të zhvillimit të komunitetit
hebre dhe është e karakterizuar nga një pasuri gjuhësore dhe varietete
të formave poetike, të tonit , ritmit, të figurës artistike e
metaforave. Lea Goldberg e zgjeroi spektrin e mundësisë që ofronte
lirizmi, në poezi që flisnin për qytetin, natyrën e qenies njerëzore,
kërkimin e dashurisë, të takimeve dhe vëmendjes. Goldberg në poezinë e
saj ka një dëshpërim e trishtim e një zemërim të cilin e përdor me një
imagjinatë të ngjeshur dhe një forcë stilistike, trajtuar pikësëpari në
tema nacionaliste që e mkanë marrë frymëzimin nga Holokausti.
Ky
grup poetësh sollën në poezinë hebraike ritmin dhe të folurën qytetare.
Bënë që të riflasin fjalë të vdekura e të harruara duke i dhënë në këtë
mënyrë poezisë dhe gjuhës hebraike një tingëlli të ri , modern dhe të
pasur.
Poezia në këtë periudhë u infleuencua fort nga futurizmi dhe
simbolizmi, kur ekspresionizmi gjerman duke mbajtur një strukturë
klasike dhe një melodi dhe rimë të rregullt.Pasqyronte imazhe e peizazhe
të vendeve ku lindën poetët, imazhe të frskëta të vendit të tyre të ri,
shprehur në një mënyrë heroike, kështu si në kujtesë "atje" me
dëshirën për të qënë rrënjësisht "këtu",eksperiment siç shkruan Lea
Goldberg-" dhimbja e dy vendeve".Shumë nga poezitë janë muzikuar dhe
janë bërë tashmë pjesë integrale e traditës kombëtare të vendit.
Poetja më e madhe e gjuhës hebraike ishte Rashel Blushtejn(1890-1931), e
njohur thjesht "Rashel".Vepra e saj konsiston në një pjesë të bazave të
normave të poezisë femërore hebraike, nga ana tjetër duke e çuar
pblikun në kundërshtitë e tij të brendshme. Stili i saj lirik,i
shkurtër, emocional, pa pretendime intelektuale, personalembizotëruese,
siç mund të shohësh në pjesën më të madhe të veprëssë saj dhe në veprën e
poetëve bashkëkohorë të mëpasëm si Dalia Ravikoviç e MAJA Bejerano.
Rreth viteve në mesin e 1950 doli një grup poetësh të rinj për të
cilët hebraishtja ishte gjuha e nënës të udhëhequr nga Jehuda Amihai,
Na6an Zak, Dan Pagis, T.Karmi e David Avidan. Ky grup tendenca e të
cilit ishte të zbuste stilin e në mënyrë të përgjithshme të mbante
eksperiencën e grupit nga një liri vrojtimi të realitetit në një stil të
shpërnarë, ndikuar në më të shumtën e rasteve nga influencat poetike të
Pushkinit e Shilerit drejt poetëve modernë anglezë dhe amerikanë. Puna e
Amikait që është gjerësisht përkthimi, është karakterizuar nga një
përdorim i një gjuhe qytetare, plot ironi e matafora metafizike.Ai
vendosi vulën në një pjesë të madhe të poezisë së shkruar nga
bashkohësit e tij më të rinj, që proklamonin fundin e poezisë
ideologjike mbi traditën e Alterman e Shlonski që e bazonin veprën e tij
mbi struktura poetike klasike dhe rimë të rregullt. Vepra e Zak
ndërthuri hebraishten e folur qytetare me një cilësi krejt të re gati
liturgjike e muzikore.
Në kampin e poezisë hebraike sot është një
polifoni zërash të gjeneratave të ndryshme që përfshin shkrimtarë të
rinj që nga mesi i moshës. Më të njohurit nga ky grup janë Meir
Ëizetier, prej të cilit drejtimi prozaik e dialektor është i
drejtpërdrejtë, duke hequr dorë nga romanticizmi e duke na dhënë imazhe
të drejtpërdrejta nga Tel Avivi, si simbol të realitetit; Jair Horouitc
në vargjet e të cilit ndjehet fryma dhe një trishtim i ëmbël e i butë
pej të cilit krejt e vetëdijshme nga e njëjta vdekje është Jona Uallak
që prezantohet me tone të ashpra e sarkastikë, që përdor motive
arketipe, një simbolizëm frojdjan, nganjëherë me një ndjesi ejet
brutale, me përsëritje ritmike dhe gjuhë të mbushur me asosiacione.
Të tjerë poetë të rëndësishëm bashkëkohorë janë Asher Reish, Arieh Sivan, Roni Somak e Moshe Dor.
Poezia e gjeneratës më të re domin0ohet nga indivualizmi dhe ngurrimi,
mëdyshja, që vjen me një kompozim të shkurtër, shkruar me një gjuhë të
ashpër, jo me rimë dhe me ritëm të lirë.Poezia në Izrael ka një publik
të gjerë e besnik dhe autorët e vëllimeve poetike në të gjitha periudhat
shiten gjerësisht sa herë që publikohen nga shtëpitë e ndryshme
botuese, për një kohë tepër të zgjatur.
Përktheu: MIMOZA EREBARA
Comments
Post a Comment