Posts

Showing posts from May, 2016

STATUSI I SHKRIMTARIT SOT

Image
Gjithësecili prej nesh është mëse i ndërgjegjshëm se ndonëse ne kemi një angazhim të përbashkët në besimin ndaj Letërsisë, përsëri gjenden dallime të konsiderueshme në mënyrën se si vetë ne përballemi, si me veten tonë, ashtu edhe me të tjerët (që nënkupton nga ana e saj, së pari, lexuesin, dhe së dyti, shtetin). Letërsia dhe Arti në përgjithësi e njeh atë që mund ta quajmë një besëlidhje mes shkrimtarit, krijuesit, dhe lexuesit. Operatorët e komunikimit në këtë rast janë të drejtpërdrejtë dhe filtrohen vetëm prej shpirtit (e thënë  kjo në kontekstin etik dhe artistik).Intensiteti me të cilën kjo besëlidhje godet pikërisht në shpirtin e lexuesit, e bën këtë të fundit aktiv, pra të interesuar. Ky është edhe momenti magjik kur një lexues pasi ka përjetuar pikërisht këtë goditje intensive etike e artistike, sjell në ndihmë edhe mekanizma të tjerë vetjakë, ku padyshim, arsyeja zë kreun e rradhës. Lexuesit besojnë se arti është magji, se fjala është magji, sugjestionohen prej s...

LLAPUCERI

Image
Shukriu nuk eshte vetem... - ne vend te prologut per romanin e ri "GJIMNAZIANET" Me atë fytyrë si biftek mence zboristësh ajo s'afronte asgjë. Njëlloj si bifteku e rrahur dhe e stërrahur, e kripur dhe e piperosur, e zhytyr në vaj të errët si një vaj pushke, e hollë sa një copë llapuceri, ai lloji i mishit që rëndom përdorej nga guzhinat e ushtrisë, që po ta hidhje për muri, ngelej i ngjitur në të, vinte vërdallë nëpër zyra. Kurrë nuk e kuptova se ç'i pëlqenin dhe e lakmonin atë. Dhe kurrë nuk e kuptova se ku e gjente fuqinë ajo për të marrë ajër, e jo më, për të shkuar pothuaj me të gjithë meshkujt që silleshin me punë e pa punë vërdallë nëpër korridoret e ministrisë. Nuk ishte e re dhe kjo ndoshta e shpjegonte deri diku edhe etjen e saj të pashuar për seks. Në punë vinte gjithnjë me një uniformë ushtari, me këpucë me këmbale ku pantallonat do s'do do të rrinin ngushtë duke nxjerrë në pah një palë vithe në dukje të forta por të rëna. Mbante rreth bel...

XHELATINA E VITRINËS ME DIELL

Image
Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë asgjë.  Përveçse një seksi të zvargur, të squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij gjë që kishte filluar ti pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte kur ca dhëmbë që zor se mund të ishin të tijat përpiqeshin të gjenin një copë krenari mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe cështë më e bukura kjo squllje e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me xhin tonik filxhani dukej sikur ishte brenda një tasi muhalebie, Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija nuk do të hajë. Por kjo nuk do tëkishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që ai I kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregullu...

KADISH

Image
Per Ana Frank e te tjere… Sot dua të këndoj për ty Ana Frank, e mbijetuar mrekullisht, megjithëse e vrarë në atë ditë kobzezë, jo vetem për ty, por për të gjithë hebrenjtë. Sot është një ditë dimri, sikur atëherë , një ditë dimri e gjatë ku ditënata ndërrohej me stinëvitet. Sot dua të këndoj për Diellin e munguar dhe për Diellin me tepri në zemrën tënde thellësi. Ishe e vogël, edhe këtë e di. Në moshën tënde, unë kur isha, kërkova të të njoh më mirë, e nuk më lanë. Të gjithë heshtën dhe gishtin ma vunë në buzë “sus!”, më thanë Po ata nuk e dinin se unë të njihja, madje shumë mirë. E si mund të guxoja të mos njihja veten? Edhe mund të kishte ndodhur, po ja që nuk ndodhi. Ti ishe shpirti im binjak, unë të njihja ty, e dija se sa e brishtë dhe e fortë ishe. Dhe më kujtohet shumë mirë ai cast kur unë u prezantova me ty, me shkrimet dhe shpirtin tënd.Ishte kohë Lufte, jo se nuk është tani, edhe tani kohë Lufte është, të gjithë e dinë, të gjithë e shohin, po asnjër...

MALLKIMI

Image
Nuk pritën as sa të  shkonin brenda,por filluan të puthen me zjarr, duke mos parë më asgjë. Burri e tërhoqi brenda dhomës së madhe e gati të zbrazur. Gruaja ishte përhumbur aq shumë nga ky shfrim i papritur e i pazakontë i atij që tashmë do të ishte ashtu siç e kishte dashur gjithnjë të ishte, burri i jetës së saj. Kishin ikur nga dasma e tyre pa pritur të përcillnin njerëzit siç e donte zakoni. Gruaja po klithte nën zë duke u përpjekur të çlirohej nga palat e shumta të fustanit të bardhë e të vellos, pas së cilës u bënë merak të gjithë gratë e   fisit.As   kërcitjen e tegelit në copën e brishtë nuk e dëgjuan . Burri vazhdonte ta puthte me ngulm dhe po me ngulm kërkonte edhe trupin e saj të fshehur mes palave të bardha. -Je e imja…je e imja…imja…- mërmëriste mbytyrazi burri mes buzëve e frymës së të dyve. Sytë u ishin mbyllur dhe duart e të dyve lëviznin me shpejtësi duke përkëdhelur ç’t’u dilte përpara. Më në fund gruaja arriti të çlirohej nga lumi i kopsave e ...

KUR DUHET

Image
Për të mbërritur kuptimin e Jetës, Përmes Vdekjes duhet të kalosh, Në Portat e Ferrit të trokasësh fort, Fundin e tij ta prekësh, Deri fryma të të mbarojë Dhe pastaj, Pastaj të brofësh lart, Për rreze drite të kapesh E flurudhë të hidhesh, Drejt hapësires, ku Ferri, Është thjesht një shaka, Dhe dhimbja një anekdodë, Aty, ku çdo gjë të bëhet e qartë, Mjaft të dish të kombinosh Shenjat, Frymën, Vezën e pllenuar, Dhe vezën e zier servirur në tabaka, Kur Toka të kombinojë veten Në lojën e përhershme Lind- Perëndon, Uro të kesh sytë për të parë Fytyrën e vërtetë të saj Dhe të kuptosh mashtrimin Dhe fshehjen e madhe Që ty Njeri, ta humbi rrugën T’i verboi sytë Të shpalli njerk të vetvetes Në orbitat elipsoide planetare Atje ku Çasti i Kohës Së Deshifrimit Universal, na hedh në luftra të pakuptimta dhe na shurdhon aq sa të mos arrijmë të dëgjojmë qeshjen e pakurm Dhe në ninëzat e syve ngrin Përgjithmonë! Pa i lënë ko...

Librat e mi / My books

Image

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019