KADISH

Per Ana Frank e te tjere…

Sot dua të këndoj për ty Ana Frank, e mbijetuar mrekullisht, megjithëse e vrarë në atë ditë kobzezë, jo vetem për ty, por për të gjithë hebrenjtë.
Sot është një ditë dimri, sikur atëherë , një ditë dimri e gjatë ku ditënata ndërrohej me stinëvitet.
Sot dua të këndoj për Diellin e munguar dhe për Diellin me tepri në zemrën tënde thellësi.
Ishe e vogël, edhe këtë e di.
Në moshën tënde, unë kur isha, kërkova të të njoh më mirë, e nuk më lanë. Të gjithë heshtën dhe gishtin ma vunë në buzë “sus!”, më thanë Po ata nuk e dinin se unë të njihja, madje shumë mirë. E si mund të guxoja të mos njihja veten? Edhe mund të kishte ndodhur, po ja që nuk ndodhi. Ti ishe shpirti im binjak, unë të njihja ty, e dija se sa e brishtë dhe e fortë ishe. Dhe më kujtohet shumë mirë ai cast kur unë u prezantova me ty, me shkrimet dhe shpirtin tënd.Ishte kohë Lufte, jo se nuk është tani, edhe tani kohë Lufte është, të gjithë e dinë, të gjithë e shohin, po asnjëri nuk flet, asnjëri nuk e pranon. Ne vazhdojmë të luftojmë edhe hapur edhe fshehurazi, luftojmë  egër, pa mëshirë sikur të jemi në një garë në të cilën sapo e kemi kaluar startin dhe e dimë po nuk e shohim finishin. Po nuk merakosemi fare, bëjmë punën tonë vazhdojmë të Luftojmë, nganjëherë edhe mendojmë, po përsëri nuk ndalemi. Ti mendoje shumë Ana Frank, aq shumë sa nganjëherë më duket se mendoje edhe për ne. Mendoje shumë, ashtu e vogël, e fshehur, e imët, gati një e padukshme, përballë botës së madhe ulëritëse nga gjëmimet e Luftës. Ne nuk mendojmë, nuk na lenë të mendojmë sepse disa kanë zgjedhur të mendojnë për ne e ne nuk na mbetet vetëm të bindemi verbërisht në udhët e rrezikshme që ata na propozojnë pa na lënë asnjë alternativë tjeter për të zgjedhur përvec vdkjes dhe ne nuk duam të vdesim koha jonë sapo ka filluar dhe ti nuk na le të vdesim por nga thellësia e mendimit tënd të mbrujtur në thellësitë e errësirës së imponuar, larg drites së Diellit na thua që të mos vdesim sepse duhet të vazhdojmë mendimin tënd. Nuk e di se si mund të mendojmë kur nuk na lenë por kjo mëdyshje zgjat vetëm një cast, se ja ku je ti me mendimin tënd , edhe ty nuk të lanë, kërkuan të ta burgosin mendimin, dhe të burgosën fizikisht, trupi yt I njomë u përball menjëherë me të gjithë ashpërsinë e botës së lashtë e t ë egër që udhëhiqej vetëm nga instiktet  vrasëse, trupi yt u drobit nga kjo gjë, po jo mendja jote, ajo vazhdoi punën e saj e bindur në fuqinë dhe lirinë e saj, ajo e dinte , e ndjente se jeta do të vazhdonte edhe më tej dhe se ti Ana Frank do të vazhdoje të jetoje kur persekutorët e tu do të ishin zhdukur sikur edhe u zhdukën u kthyen në një masë gri pushtuesi, fshehur nga tymi I krematoriumeve dhe pëlcitjeve të predhave të topave, nuk kanë më emër, ndoshta vetëm në atë fletë thirrjen ushtarake apo në ndonjë dosje të pluhrorur arkive diku në ndonjë cep, ndërsa emri yt vezullon mrekullisht sikur ti vezulloje me të qeshurën tënde të ëmbël , serioze dhe të dashur në ditët kur jeta ishte e ngrohtë brenda trupit tënd. Ti nuk e di po unë  e mbaj mend se si dridhej fleta e letrës në dorën time kur lexoja mendimet e tua vezulluese, se si dridhej shpirti im kur mendoja se ajo që I kishte shkruar ato fjalë nuk ishte më e kishin vrarë, ishte një e vrarë, një viktimë e Luftës , dridhesha se nuk mund të pranoja faktin që ti ishe një viktimë, asnjëherë, madje as sot nuk mund ta pranoj këtë fakt, për mua ti je një e mbijetuar  që më mëson mua dhe gjithë të tjerët që duan të mësojnë të vërtetat e thjeshta të Jetës dhe të vërtetat e vështira të Mbijetesës, që më mëson se Dashuria nuk krijohet ajo është e mbjellë në shpirtin e njeriut që me farën e tij, Dashuria vetëm zhvillohet, rritet, të mbron dhe të dashuron edhe atëherë kur ti mendon se asgjë në këtë Botë nuk të ka mbetur, dhe nëse ajo nuk është e mbjellë është e kotë ta kërkosh sepse kurrë nuk është. Ti nuk e mban mend por unë e mbaj mend mirë se si përpëlitesha në netët pa gjumë gjithë duke menduar për ty, për fatin tënd, për ëndrrat e tua, përpëlitesha në heshtje pa guxuar të tregoj se si po e përjetoja këtë histori dhe këtë takim me shpirtin tim binjak, përpëlitesha sepse e dija por nuk e pranoja sse nuk do të kisha kurrë mundësi të të mbroja ndërkohë që duhej ta kisha bërë një gjë të tillë, të tjerët duhej ta kishin bërë , të gjithë duhej ta kishin ndalur atë luftë të cmendur si të gjitha luftrat prej të cilave makutët e përjetshëm nuk u ngopën kurrë.

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019