Posts

Showing posts from December, 2018

KËRMILLI MBRET

Image
Na ishte njëherë një mbretëri pa mbret. Mbreti kishte kohë që kishte vdekur dhe Princi nuk po kthehej ende nga udhëtimet e tij.Njerëzit ishin të shqet ë suar dhe të mërzitur. Pranë mbretërisë së tyre shtriheshin tokat e Mbretit të Zi, i cili mëse njëherë kishte dashur t’i bënte të vetat edhe tokat e Mbretërisë së Diellit. Prandaj, si mund të rrinin pa Mbret? U nisën lajmëtarët në të gjitha anët e mbretërive për të gjetur Princin. U kthyen pas ca kohësh, por pa e gjetur. Vetëm njëri nuk po vinte.   Kaluan shumë kohë, aq sa e kujtuan edhe Princin edhe Lajmëtarin të humbur përgjithmonë. Kur, një ditë, një re pluhuri u duk nëpër fushën poshtë kështjellës. Ishte Lajmëtari i fundit. I pangrënë, i rreckosur, i mbuluar nga pluhuri i rrugës aq sa mezi i hapte sytë. Turma e njerëzve i doli përpara për të marë lajmin që sillte ai -E gjeta Princin…! U nis menjëhërë pas meje…- tha ai dhe ra pa ndjenja në tokë. Kaluan edhe shumë ditë të tjera. Njërëzit po përgatiteshin për ta pritur Princin

POPULIZMI RREZIKU QE PAGUHET

Image
Që populizmi është një thjesht një stil politik i kësaj Epoke, kjo me sa duket është e evidente. Por  edhe që ky populizëm është ngritur në institucion, edhe kjo po ashtu është evidente. Por a nuk do të ishte më komode për të gjitha palët që ky populizëm të trajtohej thjesht si një pozicion ideologjik e filozofik?  E thënë ndryshe: të kthesh diçka në stil, e aq më tepër në një stil politik, do të thotë që të kesh hartuar në të njëjtën kohë strategji afatshkurtëra për të arritur atë që do. Në kontekstin tonë konfliktet sociale aq të prekshme nga të gjithë ne, bëhen kështu gati- gati të paprekshëm në opsionet që ofrojnë për zgjidhje. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse moszgjidhje të problemeve të shumta sociale, sodomos për ato më të prekshmet, për ato që janë kthyer në dukuri tipike të kësaj shoqërie. Në Shqipëri akoma më shumë   bie në sy etja e madhe për ta kthyer çdo gjë, pothuaj çdo gjë, në një maskaradë populiste. Kjo bie në sy në insistimin e fortë institucional për të an

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019