POPULIZMI RREZIKU QE PAGUHET


Që populizmi është një thjesht një stil politik i kësaj Epoke, kjo me sa duket është e evidente. Por  edhe që ky populizëm është ngritur në institucion, edhe kjo po ashtu është evidente. Por a nuk do të ishte më komode për të gjitha palët që ky populizëm të trajtohej thjesht si një pozicion ideologjik e filozofik?  E thënë ndryshe: të kthesh diçka në stil, e aq më tepër në një stil politik, do të thotë që të kesh hartuar në të njëjtën kohë strategji afatshkurtëra për të arritur atë që do. Në kontekstin tonë konfliktet sociale aq të prekshme nga të gjithë ne, bëhen kështu gati- gati të paprekshëm në opsionet që ofrojnë për zgjidhje. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse moszgjidhje të problemeve të shumta sociale, sodomos për ato më të prekshmet, për ato që janë kthyer në dukuri tipike të kësaj shoqërie.
Në Shqipëri akoma më shumë  bie në sy etja e madhe për ta kthyer çdo gjë, pothuaj çdo gjë, në një maskaradë populiste. Kjo bie në sy në insistimin e fortë institucional për të anashkaluar pikërisht të vetmen mënyrë që zgjidh problemet: atë të vendosjes së rolit të arbirtrit nga ana e shtetit për zgjidhjen e konflikteve sociale. Konflikti është pothuaj kudo, tek prona, tek mohimi dhe tjetërsimi i saj, tek shkollimi, tek shëndetësia, gjyqësori e kështu me rradhë. Për shembull, në arsim. Për aq sa “liberalizohet” shkolla, po aq ne humbasim vlera e kapacitete intelektuale në potencë, të cilat mbeten të pazhvilluara, në embrion, për vetë faktin që ua mundëson pikërisht kjo strategji afatshkurtër, në fakt dritëshkurtër (për të mos thënë diçka tjetër!) Masivizimi i shkollës së lartë sjell këtë efekt që menjëherë shoqërisë sonë do t’i kthehet si një bumerang. Dhe kjo arrihet shumë lehtë, pasi manipulimi me mendjet e paformuara ende të nxënësve është i thjeshtë dhe pa asnjë kosto shpenzimi. Paçka se fatura paguhet në vlerat dhe ruajtjen e identitetit kombëtar!
Shumë shpejt u gjendëm përpara faktit të kryer, studentë, por analfabetë. Fakti që ata po mbesin në provimet e fundit, fakti që nuk janë në gjendje të hartojnë një detyrë kursi, e aq më tepër një temë diplome, të cilat nga ana e tyre shiten e blihen njëlloj si çdo mall tjetër, fakti që nxënësit paguajnë për të marrë maturën në forma të ndryshme, nga më të lehtat e deri më të rëndat me shumë zero prapa, fakti që në orët e disa mësuesve nuk zhvillohet mësim, janë sa të njohura aq edhe të rrezikshme për shoqërinë. Dëmi nuk është vetëm politik, por mbi të gjitha njerëzor, sepse në këtë mënyrë jo vetëm stimulon pasivitetin e mendjeve, por u heq në mënyrë arbitrare mundësinë dhe të drejtën për t’u përgatitur për jetën. Një brez pasiv është indiferent, pa modele, dhe pa aspirata për t’u vetzhvilluar e përparuar.
Kjo zgjedhje e populizmit si një stil politik sigurisht që i jep një karakter pseudoprogresist projekteve të mëdha politike. Sepse në hartimin e statistikave shifrat janë tepër ekzaltuese, por në fakt që të gjitha janë fiktive dhe e gjitha kjo është një bllof po aq i madh. Jemi dëshmitarë të mungesës së plotë profesionale nga të rinjtë që kanë mbaruar maturën shtëtërore dhe e kanë filluar shkollën e lartë përmes shtesave të të ashuquajturit Formulari A3. Ku me përjashtime të rralla paraqiten të gjithë ata ish-maturantë që mezi e kanë marrë klasën, madje edhe në kushtet e shpërbërjes gati totale. E meqë leksionet duhen ndjekur, e meqë provimet duhen marrë, e meqë ata nuk janë mësuar të mësojnë, fillojnë pagesat herë më sekserë e herë drejtëpërdrejtë. Një investim 3, 4, 5 vjeçar që në fund përfundon me diplomën aq të dëshiruar. Por që tregu i ashpër i punës edhe mund t’i anullojë e t’i nxjerrë jashtë loje. Por për momentin për aq kohë sa e gjithë kjo ushqehet nga qëndrimi populist si një stil politik dhe trajtimi si i tillë, punët do të vazhdojnë të jenë po kështu.
Esenca e strategjisë së ndjekur në këtë rast e përjashton ndjekjen e sfidave të shoqërisë moderne dhe të problemeve sociale që ajo i mbart. Idetë mund të jenë sa të majta, po aq edhe të djathta. Në të njëjtën kohë ne mund të flasim lirisht për patriotizëm ekonomik (Sarkozy), por kështu ne vetëm sa kemi vënë në pikëpyetje nacionalitetin tonë në një të ardhme të afërt.
“Historia është regjistri i veprave të këtij truri. Njeriun nuk mund ta shpjegojë asgjë tjetër veç historisë së tij”, (Ralph Emerson).
Po ne përmes populizmit si një stil politik, çfarë historie po shkruajmë?

Comments

  1. Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.

    ReplyDelete

Post a Comment

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019