Posts

Të shkruash është bekim, kjo dhuratë nuk duhet shpërdoruar

Image
Intervist ë e shkrimtares Mimoza Erebara, dh ë n ë p ë r gazet ë n “Tirana Observer ” Shkrimtarja  Mimoza Erebara  në një intervistë për gazetën “ Tirana Observer ” rrëfen për letërsinë, angazhimet e saj jashtë fushës së letrave. Gjithashtu ajo tregon edhe mbi Çertifikatën e Nderi –“Plaque d’Henneure”. Çertifikata kjo që është dhënë shkrimtares në korrik të këtij viti, nga Akademia Europiane e ARTIT, me qendër në Bruksel e Luksemburg për aktivitetin e saj në përhapjen e prezantimin e vlerave artistike të kapaciteteve krijuese, si brenda vendit ashtu edhe në Europë e më gjerë. Ne vitet ’90 ju u përvijuat si një shkrimtare me profil të lartë artistik. Botuat poezi, tregime dhe një roman për fëmijë. Para tre vitesh më 2010, shënuat rikthimin me një vëllim me tregime dhe vitin që shkoi, më 2012 me një vëllim poetik. Pse kjo mungesë e gjatë? Ka mundësi që kjo pyetje të mos ketë lidhje me kohën fizike që në fakt shkon, por me kohën e vetmisë së qenies. Çdo qenie nje...

TË VDEKURIT NUK JANË TË GJITHË BLU

Image
Shiu po kalbte me shpejtësi çdo gjë që i dilte përpara duke e kthyer vendin në një moçal të madh plluskues. Shi, kaq shumë shi, sa nuk mbahej mend prej kurrkujt  të kishte rënë kaq gjatë dhe fare pandërprerje. Kanalet e ujrave të zeza e të bardha nuk e kishin duruar dot një prurje kaq të madhe e të vrullshme uji dhe ishin çarë pothuaj në të gjithë qytetin. Ishte bërë e pamundur të hapje derën apo dritaren se era  e pisllëkut t’i çonte zorrët në gojë. Më keq e kishin gratë shtatzëna të cilat në të gjithë këtë kutërbim aromash i kishin shtuar të vjellat të cilat iu shpërthenin kudo,duke u përzier me llumin e pisllëkun e përgjithshëm. Askush nuk e merrte mundimin të ndërmerrte diçka, ishte një katastrofë e vërtetë. Të mbjellat kishin shkuar dëm, shumë shtëpi ishin përmbytur me gjithësej dhe njerëzit të mjerë e të qullur deri në palcë nuk gjenin një vend të thatë ku të mund të merrnin frymë lirisht. Orendi, kafshë, trungje, llamarina, karroca fëmijësh, banga shkollash, përzihesh...

BYTHEGUDULISURI

Image
Paqja zotëronte në fundin e oborrit nga më të vjetrit në qytet, Ishte një fund oborri që rrezatonte paqe, lumturi, dritë. Ishte i rrethuar me një rrjetë teli të tendosur mirë ku nuk mund të shihje asnjë të çarë. Duke përfshirë brenda tij edhe një fik të madh që kur vinte koha bënte ca kokrra që të shkriheshin vetë në gojë. Në fakt i gjithë oborri rrezatonte këtë mirësi gati-gati hyjnore, këtë paqe të shenjtë, që nuk e prishnin as të lehurat pa kuptim dhe gjithë forcë mashkullore të qenve nëpër oborret e tjera edhe ato të paqta e gjithë dritë. As zënkat e përhershme të maceve e maçokëve që vetëm nxirrnin ca mjaullima të çjerra nuk e prishnin këtë paqe e dritë hyjnore. Në fund të oborrit me rrjetë teli qëndronin rëndë-rëndë ca pula të mëdha të kafta që i kishin marrë thjesht se ua kishin lëvduar se bënin vezë. Po deri më atëherë ato vetëm suleshin si të marra drejt kokrrave të misrit dhe ishin gjithnjë të uritura, po vezë nuk kishin bërë, as edhe një kokërr të vetme për be. Po vini...

NJË MËNGJES SI GJITHË TË TJERËT, ME NJË FILXHAN KAFEJE VETËM, KREJT VETËM

Image
Një mëngjes të errët, si mbrëmje e zgjatur e verës, ai u ngrit me një ndjenjë të çuditshme vetmie, një ndjenjë që i kapërcente të gjithë kufijtë e njohur prej tij deri më atëherë. Pati ndjesinë e fortë që jo vetëm ishte vetëm, por kjo vetmi gati-gati nuk ishte tokësore, kaq e thellë dhe e pakuptueshme dukej. Shkoi drejt ekspresit të kafesë dhe për një çast iu duk se e pa vetminë aty, të ulur mbi banak, joshëse, megjithëse shtrigë. Ajo ia kishte ngulur sytë e saj të zgurdulluar gjithë lakmi.Ishin miq të vjetër, sa s’mbahej mend. Ajo rrinte gjithnjë diku aty afër tij e gatshme për ta gllabëruar. Dhe ai që nuk bënte asnjë përpjekje për t’iu larguar, bile nganjëherë kishte përshtypjen se ishte ai që e joshte dhe e kërkonte atë. Ishin bërë një. Ai dhe vetmia e tij. Si dy dashnorë mëkatarë që presin me durim çmimin e pasionit të tyre.Dihet, çdo pasion e ka një çmim. Çdo gjë e ka një çmim, edhe njeriu. Që nga lindja e deri në vdekje, problemi qëndron sa e di i shkreti njeri çmimin e tij? Ed...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019