Posts

Showing posts from August, 2016

BESIMI – ENGJELLI MBROJTES I SHPIRTIT HEBRAIK

Image
(“Tempulli i vetmisë”, Svika Szternfeld) Ngaqë i përket një tribuje të hershme, Svika Szternfeld, poet i njohur i letërsisë hebraike, di që në gen tre gjëra: 1. Besimin e vjetër; 2. Shpresat e dikurshme; 3. Iluzionet-dhe që të treja së bashku,janë ato që e bëjnë një letërsi të ekzistojë. Në fakt për botën letrare johebraike, është pak e vështirë të kuptohet kjo letërsi në thelbin e saj të vërtetë. Kjo vjen pikërisht prej ndryshimit konceptual që në gen dhe të trashëguar me shekuj, pikërisht të këtyre tre pikave të rëndësishme. Me këtë nuk dua të them që në etni e kombe e tribu të tjera nuk ekzistojnë. Po janë. Por janë të ndryshme. Ështe i ndryshëm filli që i lidh dhe që përbën pikërisht këtë diferencë në shumë raste, të madhe. Mund të pretendojmë se e kemi kuptuar, por besoj se është një iluzion i pavullnetshëm dhe i pafajshëm i yni. Ndoshta ajo “që na ngatërron” më shumë në të kuptuarit e kësaj letërsie është më shumë pika e parë- Besimi I Vjetër. Se sa për dy të tjera

UNIFIKIMI SEGMENTAR- Kritike mbi kritiken

Image
Është folur shumë për kritikën  e letërsisë shqipe dhe gjithnjë është pohuar që ajo mbart mjaft mangësi. Këto mangësi shtrihen në dy rrafshe, në atë të të trashëguarit dhe në pamundësinë për të menduar ndryshe. Ndërkohë që jeta letrare ka evoluimin e vet të pashmangshëm. Është një evoluim si të gjithë evoluimet, me uljet dhe ngritjet e veta, por gjithësesi është një proces në lëvizje e sipër. Jemi dëshmitarë të botimeve të panumërta të letërsisë shqipe, si brenda kufijve të Republikës, ashtu edhe jashtë. Sigurisht nuk luhet me shifra si, dhjetëmijë kopje në ditë që hyjnë në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, apo të vendeve të tjera të zhvilluara. Por le të bëjmë një krahasim të dobët me vendet në zhvillim, ku sipas statistikave (që vijnë nga vëzhgimet e mia individuale, në shërbim të këtij studimi-M.E . ) , rezultojnë disa dhjetra botime në javë, diku aty tek tridhjetë-dyzetë botime, të të gjitha kategorive. Është një shifër që lehtësisht “konkurron”me botimet në shqip. Kaq botohen

IDENTITETI DHE E DREJTA E NACIONALITETIT

Image
Identiteti në thelbin e tij është një vetë-përcaktim i brendshëm dhe jo një përcaktim i jashtëm. Por a janë të gatshëm shqiptarët të realizojnë këtë proces, sa individual aq edhe institucional? Është fakt që kemi një diferencë të dukshme në qëndrimin që mbahet në raport me këtë përcaktim. Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë do të vërejmë se nëse për shqiptarët e Shqipërisë, çështja e identitetit ka qenë më shumë një cështje e vetëpërcaktimit të brendshëm, për shqiptarët e Kosovës kjo ka qenë një çështje e një vetpërcaktimi të jashtëm, sigurisht këto dy qëndrime të diktuara nga kushte e rrethana të ndryshme historike. Ky qëndrim që na vë përpara këtyre diferencave e bën më të ndërlikuar të kuptuarit e proceseve që vetëm sa e kanë marrë udhën e tyre të pakthyeshme. Por pikësëpari le të analizojmë pak më shumë këtë ekzistencë të nacionalitetit tonë. Në rikategorizimin e politikës së përbotshme, shqiptarët e Shqipërisë pranohen si të tillë pa asnjë dyshim. Ndërsa për të njëjtin nacion,

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019