IDENTITETI DHE E DREJTA E NACIONALITETIT


Identiteti në thelbin e tij është një vetë-përcaktim i brendshëm dhe jo një përcaktim i jashtëm. Por a janë të gatshëm shqiptarët të realizojnë këtë proces, sa individual aq edhe institucional? Është fakt që kemi një diferencë të dukshme në qëndrimin që mbahet në raport me këtë përcaktim. Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë do të vërejmë se nëse për shqiptarët e Shqipërisë, çështja e identitetit ka qenë më shumë një cështje e vetëpërcaktimit të brendshëm, për shqiptarët e Kosovës kjo ka qenë një çështje e një vetpërcaktimi të jashtëm, sigurisht këto dy qëndrime të diktuara nga kushte e rrethana të ndryshme historike. Ky qëndrim që na vë përpara këtyre diferencave e bën më të ndërlikuar të kuptuarit e proceseve që vetëm sa e kanë marrë udhën e tyre të pakthyeshme. Por pikësëpari le të analizojmë pak më shumë këtë ekzistencë të nacionalitetit tonë.
Në rikategorizimin e politikës së përbotshme, shqiptarët e Shqipërisë pranohen si të tillë pa asnjë dyshim. Ndërsa për të njëjtin nacion, kur bëhet fjalë për territorin e Kosovës politika e përbotshme, gjendet përpara vështirësive-të stimuluara më së shumti të herës nga interesat e strategjitë përkatëse ndër shtete të ndryshme. Në këto politika herë ngrihet e del në plan të parë një argument, e herë një tjetër argument, por që në thelbin e tyre në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse pseudoargumente, që fillesën e tyre e kanë qëndrimin që kjo politikë mban ndaj raportit mes identitetit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Në rastin konkret duke favorizuar këtë të fundit. Kjo pastaj sjell qëndrime dhe pretendime të cilat përbëjnë komponentin bashkëkohor historik- që në optikën e po kësaj politike, do të thotë shtrembërim i dimensioneve të vërteta të noconit të nacionalitetit.
Në thelb, e gjithë lufta dhe historia e shqiptarëve, gjithnjë ka pasur të bëjë me ekzistencën e nacionalitetit kompakt, veç të tjerave edhe me pjesën më të ndjeshme sot, atë të territorit. Përparësia që merr ky problem sot, në qarqe të caktuara shtron edhe pyetje të karakterit ekzistencial, të tipit : “ A janë shqiptarët një komb i vetëm?” Pyetje që na çon detyrimisht në pyetjen tonë të fillimit të këtij shkrimi: A janë të gatshëm shqiptarët të realizojnë këtë proces sa individual, aq edhe institucional?”
Kjo na ve përpara disa alternativave shumë interesante të cilat vijnë si pasojë e zhvillimeve historike po aq interesante. Së pari, në rastin e shqiptarëve të Shqipërisë konstatuam që për ta, mungesë ishte identiteti i brendshëm i tyre, pra gjetja e përcaktimit të rolit, funksioneve individuale të vetvetes. Në kushtet e një diktature të zgjatur padyshim që ky problem bëhet determinues, por në çastin kur kjo diktaturë pushon së ekzistuari, atëhere raporti përmbyset. Nëse deri më atëherë prioritet merrte përcaktimi i vlerave dhe qenësisë individuale brenda një kornize nacionaliteti, tani prioritet merr ky identitet i jashtëm, në raport me të tjerët, prezantimi i këtij identiteti kundrejt nacionaliteteve të tjera. Së dyti, në rastin e shqiptarëve të Kosovës ishte përballja e këtij identiteti me ata që kerkonin me çdo kusht humbjen dhe zhdukjen e këtij identiteti. Në kushtet e një lufte frontale dhe të drejtpërdrejtë mes palëve, edhe ky raport ndryshon.Dhe ja ku jemi tashmë në të dy anët e “kufirit” me një identitet të perbashkët dhe me të njëjtin qëndrim ndaj dy raporteve, si për identitetin e brendshëm (shqiptarët si një komb i konsoliduar e dinë kush janë), ashtu edhe për identitetin e jashtëm (shqiptarët po si një komb i konsiliduar, e dinë se çfare duan dhe janë në përcaktimin e nje strategjie unike).
Ndërsa për shqiptarët në Kosovë raporti ka qenë krejt tjetër. Për ta ekzistenciale dhe esenciale ishte identiteti i jashtëm, pra, përballja dhe krahasimi me nacionalitete të tjera, gjë që nga ana e saj solli një vetpërcaktim individual e kolektiv të një populli të vetëm dhe të mirëpërcaktuar në kërkesa. Tani kur në një kontekst të caktuar ky raport , le të themi, nuk ekziston më, jemi në situatën tjetër, kur identiteti i brendshëm merr përparësi- gjithnjë në kontekstin e gadishmërisë për të hedhur hapin tjetër historik. Në fakt atë hap që vetë historia po e pret.
Raportet e përcaktimit dhe të vetëpërcaktimit ndër shqiptarë janë raporte që na vënë përpara një tablloje të tillë: edhe shqiptarët e Shqipërisë edhe shqiptarët e Kosovës në këtë periudhë janë një . Një përfundim që ka ardhur natyrshëm nga ndryshimi i këtyre raporteve. Duke qenë se problemet me identitetin e brendshëm janë zgjidhur kjo u favorizon atyre të ndërmarrin hapa të përbashkët drejt konsolidimit të identitetit të jashtëm. Sigurisht që kjo është një e drejtë themelore. Fqinjët tanë sidomos, Veriorë dhe Jugorë refuzojnë të pranojnë këtë fakt, faktin e ekzistencës së shqiptarëve si një nacion që u përmbahen të drejtave themelore humane. Një mospranim që vetëm sjell trazira e turbullime të panevojshme, dhe duke rënë në të njëjtën kohë në kundërshtim edhe me statuset e tyre si shtete demokratike.
Si përfundim, mendoj, se Shqiptarët treguan edhe njëherë se janë një komb vital që dinë të bëjnë kërcime historike. Ata e kaluan me sukses fazën e vetpërcaktimit e cila i nënkupton të dy identitetet për të cilat folëm më lart. Tashmë ata janë të vetëpërcaktuar dhe si të tillë të gatshëm të kontestojnë fuqishëm çdo përcaktim që politika antishqiptare përpiqet t’u imponojë.

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019