Posts

Showing posts from 2017

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

Image
AUTOKTONE Mbi lëndinë të blertë Ngre shtëpinë e Ëndrrës time Me Dashuri Rrugën e shtroj Dhe për çati, Zemrën e ve Trishtimin le për gardh Ku vuajtja të mos hyjë E shpirt të japë kacavjerrë në të Dhe Vatrën e ngroh me Shpirt Dhe Llambën e Besimit Për udhëtarin ndez                                                                                     Mazal Tov!                                                                                     Dhe Jetën ushqej me jetë                                                                                     Vetëm atëhere jam në shtëpinë time,                                                                                     në ëndrrën time                                                                                     Barouh haba!                                                                                     Mirëseerdhët!                                                                                     NË FUND

NJERIFATIIM

Image
Unë shkova vetëm për ta parë nga afër atë që mund të quhej njeri dhe qëkur kisha ardhur me pushime në bregdet, darkë për darkë kur pushuesit lodhnin e shplodhnin këmbët e tyre në atë ecjen idiote, që ishte kthyer gati në një rit mbrëmësor, qëndronte në buzën e një trotuari dhe priste që ata, njerëzit, t'i hidhnin ndonjë monedhë. E kisha kuletën plot  dhe kur u nisa mendova se do të bëja mirë t'i lija edhe unë një monedhë. Kështuqë atë natë zbrita shkallët dhe përnjëherësh u gjenda pranë atij njeriu. Më saktë, atij gjysëm njeriu. Nuk kishte fare krahë. I qëndrova nga pas duke parë me vëmendje nëse lëviznin shpatullat dhe si do të ishte ai po t'i kishte edhe krahët. Ishte xhuxh, me ca këmbë të trasha e të deformuara keqas. Po krahë nuk kishte. Kur i duhej të bënte ndonjë veprim ulej i tëri dhe përdorte dhëmbët. Me dhëmbë i rregullonte paratë që i grumbulloheshin tek copa e lëtyrtë nën këmbë. Pastaj i jepte asaj gjysme trupi përpjetë, njëlloj sikur një rekordmen noti kur de

Nje mengjes si gjthe te tjeret, vetem, krejt vetem

Image
Një mëngjes të errët, si mbrëmje e zgjatur e verës, ai u ngrit me një ndjenjë të çuditshme vetmie, një ndjenjë që i kapërcente të gjithë kufijtë e njohur prej tij deri më atëherë. Pati ndjesinë e fortë që jo vetëm ishte vetëm, por kjo vetmi gati-gati nuk ishte tokësore, kaq e thellë dhe e pakuptueshme dukej. Shkoi drejt ekspresit të kafesë dhe për një çast iu duk se e pa vetminë aty, të ulur mbi banak, joshëse, megjithëse shtrigë. Ajo ia kishte ngulur sytë e saj të zgurdulluar gjithë lakmi. Ishin miq të vjetër sa s’mbahej mend. Ajo rrinte gjithnjë diku aty afër tij, e gatshme për ta gllabëruar. Dhe ai që nuk bënte asnjë përpjekje për t’iu larguar, bile nganjëherë kishte përshtypjen se ishte ai që e joshte dhe e kërkonte atë. Ishin bërë një. Ai dhe vetmia e tij. Si dy dashnorë mëkatarë që presin me durim çmimin e pasionit të tyre. Dihet, çdo pasion e ka një çmim. Çdo gjë e ka një çmim, edhe njeriu. Që nga lindja e deri në vdekje, problemi qëndron sa e di i shkreti njeri çmimin e tij?

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019