Posts

Showing posts from November, 2017

TË VDEKURIT NUK JANË TË GJITHË BLU

Image
Shiu po kalbte me shpejtësi çdo gjë që i dilte përpara duke e kthyer vendin në një moçal të madh plluskues. Shi, kaq shumë shi, sa nuk mbahej mend prej kurrkujt   të kishte rënë kaq gjatë dhe fare pandërprerje. Kanalet e ujrave të zeza e të bardha nuk e kishin duruar dot një prurje kaq të madhe e të vrullshme uji dhe ishin çarë pothuaj në të gjithë qytetin. Ishte bërë e pamundur të hapje derën apo dritaren se era   e pisllëkut t’i çonte zorrët në gojë. Më keq e kishin gratë shtatzëna të cilat në të gjithë këtë kutërbim aromash i kishin shtuar të vjellat të cilat iu shpërthenin kudo, duke u përzier me llumin e pisllëkun e përgjithshëm. Askush nuk e merrte mundimin të ndërmerrte diçka, ishte një katastrofë e vërtetë. Të mbjellat kishin shkuar dëm, shumë shtëpi ishin përmbytur me gjithësej dhe njerëzit të mjerë e të qullur deri në palcë nuk gjenin një vend të thatë ku të mund të merrnin frymë lirisht. Orendi, kafshë, trungje, llamarina, karroca fëmijësh, banga shkollash, përziheshin e

BYTHEGUDULISURI

Image
              Paqja zotëronte në fundin e oborrit nga më të vjetrit në qytet, Ishte një fund oborri  që rrezatonte paqe, lumturi, dritë. Ishte i rrethuar me një rrjetë teli të tendosur mirë ku nuk mund të shihje asnjë të çarë. Duke përfshirë brenda tij edhe një fik të madh që kur vinte koha bënte ca kokrra që të shkriheshin vetë në gojë. Në fakt i gjithë oborri rrezatonte këtë mirësi gati-gati hyjnore, këtë paqe të shenjtë, që nuk e prishnin as të lehurat  pa kuptim dhe gjithë forcë mashkullore të qenve nëpër oborret e tjera edhe ato të paqta e gjithë dritë. As zënkat e përhershme të maceve e maçokëve që vetëm nxirrnin ca mjaullima të çjerra nuk e prishnin këtë paqe e dritë hyjnore. Në fund të oborrit me rrjetë teli qëndronin rëndë-rëndë ca pula të mëdha të kafta që i kishin marrë thjesht se ua  kishin lëvduar se bënin vezë. Po deri më atëherë ato vetëm suleshin si të marra drejt kokrrave të misrit dhe ishin gjithnjë të uritura, po vezë nuk kishin bërë, as edhe një kokërr të vet

MALLKIMI

Image
  Nuk pritën as sa të  shkonin brenda,por filluan të puthen me zjarr, duke mos parë më asgjë. Burri e tërhoqi brenda dhomës së madhe e gati të zbrazur. Gruaja ishte përhumbur aq shumë nga ky shfrim i papritur e i pazakontë i atij që tashmë do të ishte ashtu siç e kishte dashur gjithnjë të ishte, burri i jetës së saj. Kishin ikur nga dasma e tyre pa pritur të përcillnin njerëzit siç e donte zakoni. Gruaja po klithte nën zë duke u përpjekur të çlirohej nga palat e shumta të fustanit të bardhë e të vellos, pas së cilës u bënë merak të gjithë gratë e fisit.As kërcitjen e tegelit në copën e brishtë nuk e dëgjuan . Burri vazhdonte ta puthte me ngulm dhe po me ngulm kërkonte edhe trupin e saj të fshehur mes palave të bardha.             -Je e imja…je e imja…imja…- mërmëriste mbytyrazi burri mes buzëve e frymës së të dyve. Sytë u ishin mbyllur dhe duart e të dyve lëviznin me shpejtësi duke përkëdhelur ç’t’u dilte përpara. Më në fund gruaja arriti të çlirohej nga lumi i kopsave e karf

QENI

Image
           -Ah, qen, qen!- mërmëriste me vete plaka e gulçonte nga të nxituarit. S’ishte për të ajo rrugë, nëpër natë, por kur kujtonte fytyrën e nxirë të së resë, vazhdonte. Po shkonte në shtëpinë e parë që ishte më afër në atë fshat të thellë e gërxhe-gërxhe, për të kërkuar ndihmë. I kishte pikuar në thua e reja, një nuse e pagojë dhe punëtore, si ajo. E donte me të vërtetë sepse edhe nusja ia bënte respektet. Pale fëmijët! -Ah, qen, qen!-gulçonte e bërtiste rrugës plaka ku nuk e dëgjonte njeri. Ishte plakë. Ishte në atë moshë kur jeta kërkon pakëz qetësi e dhimbshuri. Po jeta, si jeta e egër, e pamëshirshme. Ja që s’i kishte këto. Ditë të paqeta ia linin vendin netëve të turbullta, të mbushura me ankthin e makthin e tmerrshëm të zhurmës së thatë të të goditurës. U ndal. S’po mbushej dot me frymë. Një dhimbje kafshuese, m’u në zemër e gozhdoi e gati sa s’e la përdhe. Qëndroi. U ul mbi një sop. U mbush me frymë dhe vështroi qiellin, atë qiell që kishte harruar që e kishte

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019