Posts

Showing posts from August, 2018

APOLOGJI MIZE

Image
  E ulur mbi hundën e burrit që po flinte gjumin e drekës përvëluese, miza po thoshte: -“Ja që edhe ne mizat mendojmë, dhe jo keq. Për besë, jo keq! Sidomos kur në tryezë ka plot gjëra të mira, të cilat njerëzit indiferentë i lenë të shkojnë kot. Atëhere ne mendojmë se nuk duhet të ndodhte kjo masakër, kjo braktisje, kur njerëzit të ngopur vetëm rrinë dhe vështrojnë. Përnjimend duam t’i shpëtojmë ushqimet e ngrata të lëna në mëshirën e fatit dhe atëherë sulemi që t’i ndihmojmë me gjithë dëshirën tonë, me gjithë transparencën e mendimeve tona, me gjithë dashurinë tonë, kurajon tonë. Sillemi e përsillemi rreth tyre, natyrisht për të studiuar sa më mirë vendin se nga duhet të fillojmë, dërgojmë korrierë njeri pas tjetrit, hyjmë, dalim shumë herë nga dritaret e hapura, sepse kështu mendojmë më mirë. As bëjnë edhe njerëzit kështu, kur nuk kanë të mendojnë di ç ka me rëndësi? Edhe ata hyjnë e dalin njëmijë herë në minutë, ngrihen po të jenë ulur, e ulen po të jenë ngritur? Flasin k

LUBIANKA ose "Nata e Poetit të Vrarë".

Image
Në verën e vitit 1952, një grup i shkrimtarëve më të shquar   të prozës dhe poezisë së Yiddish( hebraishte e Europes Lindore, kryesisht ne Poloni),   në Bashkimin Sovjetik jetuan ditët e tyre të fundit në errësirën e burgut të Lubjanka të Moskës, të kapur nga ingranazhet e mekanizmit të sigurisë së shtetit të Jozef Stalinit. Shkrimtarët u arrestuan në fund të viteve 1940 në kuadrin e   spastrimit anti-semite të Stalinit, të cilat në mënyrë specifike synonin gjuhën yiddish. Ai mbylli gazetat jidishtese dhe shtëpitë botuese dhe i dëboi intelektualët kryesorë letrarë në punë në fabrikë. Një grup prej 15 vetash u mbajtën pa asnje komunikim, pa asnje leje dhe pa asnjë të drejtë, thellë brenda në burgun famëkeq të   Lubjankës. "Ky nuk ishte një provokim i rastit", shkroi më vonë Joel Sprayregen, një avokat dhe aktivist i Çikagos. "Stalini besonte se ai mund t'i shtypte hebrenjtë e Rusisë me një vrasje masive duke shkatërruar kulturën dhe gjuhën e tyre në err

RREZIKSHMËRIA E DËSHTIMIT

Image
Ka marrëveshje e marrëveshje. Dimë që pas një konflikti ndëretnik është shumë e vështirë të rikonstruktohet një shoqëri multietnike. Dhe kjo e ka një shpjegim, ku së pari do të veçoja ngurtësimin e roleve të palëve. Është gati e paperceptueshme që liderët e luftëtarëve   kundërshtarë historikë me bindje të thella secili për nacionalitetin e vet, të ulen e të bisedojnë. Nuk kanë motive. Mungesa e këtyre motiveve afatgjata e vizionare i pengon aq shumë, sa në vend që të ecin përpara mbeten në vend duke bërë llogaritë e asaj që shkoi. E kësisoj humbasin atë që është më e rëndësishme, Kohën. Kohën për të riparuar dëmet e këtij konflikti, Kohën për të rikonstruktuar të menduarit e thellë e vizionar. Kjo tabllo komplikohet edhe më tej kur në mesin e saj dalin edhe dyshimet për vetë bashkëpunëtorët duke aluduar për bashkëpunim me palën tjetër, kundërshtare. Dëshira për të zbuluar të vërtetat e fshehura me kujdes, energjia që harxhohet për   të etiketuar ekzastësisht bashkëpunëtorët e palë

RUDI EREBARA DHE VEZET E THELLEZAVE- Nje roman trondites.

Image
Vezet e thellezave eshte romani i fundit i autorit Rudi EREBARA , nje roman qe te trondit. Lufta te trondit, persekutimi te trondit, vuajtja te trondit, dhimbja te trondit, pafajesia e femijes te trondit, revolucioni te trondit. Sipas nje kendveshtrimi te pergjithshem ne kritiken boterore te letersise pranohet  qe pjesa me e madhe e letersise posttraumatike nuk eshte edhe aq e mire. Kjo e ka shpjegimin e saj.  Se pari, autoret nuk jane ende te distancuar nga ajo cka ka ndodhur.  Se dyti, egersia dhe intensiteti i ngjarjeve, te gjitha te perjetuara ne nje periudhe te shkurter kohore, dhe te gjitha te egra, makabre, njera me makabre se tjetra, edhe kjo mungese hapesire kohore sjell nje "frenim" te autoreve.  Se treti, edhe autoret pas luftes jane te amullt, qetesia qe pason ne fillimet e veta u duket e rrejshme dhe e papranueshme.  Pra ne thelbin e vet kjo letersi me gjithe qellimin e mire dhe te padiskutueshem, nuk eshte edhe aq edhe mire. Kjo letersi vuan nga parcialite

NGA ARKIVI- NENTORI 1984

Image
Njё cikёl me poezi botuar nё rubrikёn “Krijime letrare” , nё revistёn qendrore letrare “NЁNTORI” ,   nё tё cilёn nk ishte kollaj tё botoje. E pёrmuajshme letrare- artistike, shoqёrore, politike, organ i Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё. Numri 7/ korrik/ 1984. Nё atё kohё isha studente nё Fakultetin Histori- Filologji, Dega Gjuhё-Letёrsi Shqipe. MAHNITJE Pafundёsia   pas   qafёs   sё   malit   u   hap… E   kisha   ndjerё   praninё   e   saj Ndёrsa   makina   shkiste   butёsisht   mbi   asfalt Vёshtrimi   m’u   tret   atje   larg… Mbi   shkёmbin   ndanё   udhёs   u   ula Dhe   vёshtrova   me   guxim   poshtё   tij Me   dhjetra   buqetё   luleborёsh   thёrrmoheshin Pёr   tё   lulёzuar   tё   tjera   sёrish Tej,   nё   sfondin   e   kaltёr, malet Sikur   nё   njё   valle   tё   rёndё   ishin   futur Me   shami   tё   bardha   resh Parreshtur   nё   erё   duke   tundur   AJO  DITЁ  MARSI Kur botёn pёrshёndt

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019