NGA ARKIVI- NENTORI 1984


Njё cikёl me poezi botuar nё rubrikёn “Krijime letrare”, nё revistёn qendrore letrare “NЁNTORI”,  nё tё cilёn nk ishte kollaj tё botoje. E pёrmuajshme letrare- artistike, shoqёrore, politike, organ i Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё. Numri 7/ korrik/ 1984. Nё atё kohё isha studente nё Fakultetin Histori- Filologji, Dega Gjuhё-Letёrsi Shqipe.












MAHNITJE
Pafundёsia  pas  qafёs    malit  u  hap…
E  kisha  ndjerё  praninё  e  saj
Ndёrsa  makina  shkiste  butёsisht  mbi  asfalt
Vёshtrimi  m’u  tret  atje  larg…

Mbi  shkёmbin  ndanё  udhёs  u  ula
Dhe  vёshtrova  me  guxim  poshtё  tij
Me  dhjetra  buqetё  luleborёsh  thёrrmoheshin
Pёr    lulёzuar    tjera  sёrish

Tej,    sfondin  e  kaltёr, malet
Sikur   njё  valle    rёndё  ishin  futur
Me  shami    bardha  resh
Parreshtur    erё  duke  tundur

 AJO  DITЁ  MARSI
Kur botёn pёrshёndta
Me vikamё
Njё degёz mimoze
Qё nga dritarja
Zgjati krahun e saj tё brishtё
Dhe mё pёrkundi
Me “nina-nana”, lehtё, lehtё

Ditё marsi ish
Data, tetё.

DЁSHIRЁ
Nuk mё besohet, Loke
Qё ti s’je mё…

Me manushaqe thurra njё buqetё
Plot mall pikuar nё cdo fletё

Po qё t’I vija me dashuri mbi varr
“Ata”, oh! Sot nuk mё lanё

E manushaqet, tё brishta vёrtetё
Nё mijёra zemra hynё fletё- fletё

E cdo zemёr thurri njё tjetёr buqetё
Kujt kaq shumё lule I cuam nё pranverё?

Loke  moj sokoleshё, Bije Vokshi trimёreshё
Qenke gjallё, e s’paske vdekё!

POETESHAVE KOSOVARE
                        Flora Brovines dhe Edi Shukriut
E pashё djersёn
Nё kokrrёn e grurit
 Pashё gjakun
Nё turravrapin e pёrjetshёm tё lumit
E ndjeva dhimbjen
Nё rёnkimin e flamurit
Ndjeva krenarinё
Nё kёngёn e burrit
E pashё trimёrinё
Nё krismat e pushkёs
Dhe dashurinё
Nё kёngёn e vashёs, fushёs
Dhe tё pashuarat shpresa
Nё buzagazin e fёmijёs gjeta...

Post shenim: Nuk ka qene e thjeshte te botoje ne ate kohe ne shtypin qendror letrar, filtrat e redaktimit ishin prezent. Sot ne,  ne shumicen e rasteve fokusohemi vetem tek pjesa idologjike dhe propaganda. Natyrisht qe ato ishin dhe per kete nuk do flas sepse mendoj se eshte folur mjaftueshem ne gjithe keta vjet. Une mbaj mend se para botimit jam thirrur ne redaksi, me jane bere verejtje te karakterit metrik. Madje ne ate moment ia mbusha mendjen vetes se keto poezi nuk vlenin te botoheshin pasi kisha marre verejtje. Por jo, ato u botuan dhe ajo qe me me pelqeu me shume ishte mosndryshimi i vargjeve te tyre. I gjeta gjate sistemimit te bibliotekes sime dhe pata deshire ti risjell pas 34 vjetesh...!

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019