RUDI EREBARA DHE VEZET E THELLEZAVE- Nje roman trondites.
Se pari, autoret nuk jane ende te distancuar nga ajo cka ka ndodhur.
Se dyti, egersia dhe intensiteti i ngjarjeve, te gjitha te perjetuara ne nje periudhe te shkurter kohore, dhe te gjitha te egra, makabre, njera me makabre se tjetra, edhe kjo mungese hapesire kohore sjell nje "frenim" te autoreve.
Se treti, edhe autoret pas luftes jane te amullt, qetesia qe pason ne fillimet e veta u duket e rrejshme dhe e papranueshme.
Pra ne thelbin e vet kjo letersi me gjithe qellimin e mire dhe te padiskutueshem, nuk eshte edhe aq edhe mire. Kjo letersi vuan nga parcialiteti, qofte nga forma, qofte nga permbajtja. Personazhet nuk skaliten mire dhe nuk behet dallimi mes tipikes dhe tipizimit. Vecanerisht problemet e tipizimit jane edhe ato qe e demtojne me shume. Nga pikepamja e stilit ka mangesi strukturash dhe gjuha me qellim nuk eshte e latuar dhe e perzgjedhur, por kemi te bejme ne shumicen e rasteve me nje gjuhe te vrazhde, gati-gati zhargon. Por nga ana tjeter, e gjithe kjo prurje, qe cdo letersi do ta kishte zili, ka edhe nje ane te mire, nese e shohim nga ky kendveshtrim. Ndoshta i sherbejne qellimit me te madh se ne, per te kuptuar te keqen, qe pastaj po ne te kuptojme te miren me mire.
Ne fakt ka shume teori dhe mendime per menyren se si shfaqet letersia tek nje autor, se si vjen ajo te ai dhe se si e perdor ai kete dhunti.Nese shikojme letersine ne fjale, ajo ka nje shkeputje nga vete autoret, eshte si ne ajer, here-here ndodh qe ndonje shkendije t'i sjelle ata ne toke drejt hulumtimit te ndjenjave dhe te shpirtit te tyre, por kjo eshte po aq sporadike sa edhe vete ekzistenca e ketyre autoreve.
Ne kete kontekst me pelqen t'u bashkangjitem formalisteve ruse te cilet pranojne dhe mbrojne pikepamjen se letersia, energjite e saj vijne si nje vullkan, vijne nga se brendshmi. Romani "Vezet e thellezave" i Rudi Erebares e verteton me se miri kete qendrim.
Autori duket qarte qe zoteron mekanizmin e letersise. Ai di shume bukur te perzgjedhe historine me tipike dhe permes saj te na jape nje tipizim te asaj kohe. Personazhet e tij jane te paket ne numer por me ngarkese te larte emocionale. Ky eshte nje sekret qe Rudi e zoteron fale qendrimit te tij ideoemocinal. Qellimi i tij si autor ne kete rast nuk ka qene ne asnje cast ekspozimi, por leximi. Duke ndare kete qendrim me veten ai arrin te mbaje analizen e hollesishme te nje sistemi te caktuar politik edhe permes nje 13 vjecareje, sikur eshte Aferdita, vajza kryeqytetase qe ideologjia ndryshe e prindit te saj, e hodhi ne egersine dhe indeferentizmin e pushtetit, krejtesisht ne meshire te fatit. Eshte nje "praktike" e njohur ne letersi syri i nje femije per te bere analiza te thelluara te nje sistemi te caktuar, apo te nje lufte te caktuar. Kujtojme, te parin qw na vjen nder mend "Ditari i Ana Frankut". E perbashket eshte femija. Imazhi. Imazhi qe na con me gjithe personazhin ne kalvarin e vuajtjeve. Merite e autorit eshte fakti qe kete imazh ai pasie ka gjetur, na e servir me elegance, stil, por c'eshte me e rendesishmja me shpirt. Ne cdo rresht qe lexon dhimbja eshte aty, uleritese ne heshtjen e saj, uleritese ne syte e femijes dhe te nenes se vet. Dhimbja zoteron ngjarjen, dhimbja zoteron mendjen dhe ndjeshmerine tone duke arritur te na percoje, jo keqardhje, por shprese, jo humbje, por dashuri. Jane keto elemente qe e mbajne leximin gjalle deri ne fund.Ne jetojme tashme jo me me imazhin, harrojme primardialitetin e letersise dhe behemi njesh me te, jetojme me ankthin e zgjimit pas nje nate te eger dimri ne mal, pothuaj jashteDhe duam( ah, sa shume duam!), te ndihmojme personazhet tane.Ne nje cast te tille autori duhet te ndjehet me te vertete i bekuar, sepse ka mberritur kesisoj qellimin dhe funksionin e ekzistences se vete letersise.George Eliot thote:"Funksioni i romanit eshte te shperndaje simpati ku qeniet njerezore mbajne nje qendrim te barasvlefshem me veten".
Mendoj se Rudi Erebara me "Vezet e thellezave" e arrin me se miri kete kerkese qenesore te romanit.
Botuar ne gazeten "Nacional".(2011) Dihet qe pas ketij romani Rudi Erebara ka botuar edhe romanin "Epika e yjeve te mengjesit".
Comments
Post a Comment