Posts

LOTET NUK E DINE NGA DALIN

Image
Nafari, plaka më e vjetër e lagjes së vjetër, po luante me lojrat e dritës që rrezet e diellit bënin me perdet. Ishte përqëndruar plotësisht për të gjetur forma të njohura, që aty dukeshin e aty zhdukeshin. Bile më shumë se njëherë iu duk se pa në perde fytyrën e burrit të saj të tretë. Ai po i ngërdheshej që aty, e po që aty, po e pyeste se ç’bënte ende në tokë, mes njerëzve, kur ajo, as që ishte më njeri?Pse nuk e lironte vendin dhe kështu do të shuheshin edhe zënkat mes bijave të saj? E për çfarë? Ja për atë shtëpi të vogël me kopësht përpara që dikur e kishte rregulluar Shmueli, burri i saj i dytë. Atij i zinte dora për çdo gjë dhe kopshtet e bukura të mbushura plot lule e pemë i kishte merak. Nuk kursehej, dhe kur ai ishte gjallë dhe kur ajo ishte   ende një zonjë e re, e mbajtur plot kërkesa për vete, për të bijat,dhe për burrin që kishte në krah, ndërmori rregullimin e asaj cope toke dhe e ktheu me të vërtetë në një kopësht –përrallë.Çdo gjë ishte në vendin e duhur dhe e v...

Mimoza Erebara – një individualitet origjinal

Image
Fatet e shkrimtarëve dhe të artistëve janë të ndryshëm, ashtu siç është edhe i ndryshëm edhe rrugëtimi i tyre. Pavarësisht se mund të jetojnë në të njëjtën epokë dhe në vija të përgjithshme mbajnë të njëjtin fat kolektiv mbi vete, sërish rrugëtimi individual mban ngjyrë të ndryshme e njërit prej dikujt tjetër, pavarësisht talentit, përkrahjes dhe famës. Kjo m’u ndërmend tek sa si një vëzhgues i mprehtë i jetës shqiptare të këtij çerek shekulli dhe natyrisht si një lexues i vëmendshëm, teksa po kujtoja fatet e mjaft shkrimtarëve të njohur, më erdhi ndër mend Mimoza Erebara, një prej zërave më origjinal të letërsisë shqipe, e cila u shfaq bindshëm e tillë, prej vitit 1993 e këtej. Rrugëtimi i saj ka qenë shumë i luhatshëm, pak a shumë ngjashëm me të autorëve të tjerë që kanë jetuar ne epoka të turbullta krizash e dilemash: shfaqje-tërheqje-rishfaqje-sërish tërheqje-rishfaqje sërish. Qysh në botimin e vëllimit të saj të pare me poezi “Duke kërkuar një shpresë”, Mimoza ...

QYTETI I HUMBUR

Image
Rrugëtimi im kishte mbaruar aty ku qyteti i përgjumur u shfaq. Nuk kisha asnjë ndjesi, thjesht ndjehesha edhe më bosh se në mëngjes kur mora vendimin për të ikur nga shtëpia ime. Jo, në fakt ndjehesha e çuditshme në atë çast kur qyteti si një qenie e gjallë, kruspullosur nën çati, tela e antena më priste. Mua më dukej se ai ishte në pritje të ardhjes sime. E të mendosh që as që më njihte, nuk e dinte që unë ekzistoja. Vazhdoja të përjetoja atë ndjenjë të çuditshme, e pra më parë, jo më larg se disa orë isha e lidhur me mijëra fije me të shkuarën, me atë që përbënin Unin tim. E ja ku gjindesha në një stacion të mjerë plot me plehra që këmbët e futura nëpër ca taka të tejlarta e me ngjyra të ndezura, e që më bënin me dije se isha në vendin e prostitutave, i shtynin më andej ose shkelnin mbi to. E hodha vështrimin përreth. Ato të nxira nga i ftohti kronik dhe të laturisura si mos më keq mbllaçitnin çimçakiza e ndonjë sanduiç, i fshinin buzët ashpër e me nxitim dhe vraponin pas ple...

XHELATINA E VITRINES ME DIELL

Image
Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë asgjë.  Përveçse një seksi të zvargur, të squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij, gjë që kishte filluar ti pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte, kur ca dhëmbë që zor se mund të ishin të tijat, përpiqeshin të gjenin një copë krenari mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe cështë më e bukura kjo squllje e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me xhin tonik, filxhani dukej sikur ishte brenda një tasi muhalebie, Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija nuk do të hajë. Por kjo nuk do të kishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që ai i kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregull...

BOSHESIA VRASESE

Image
Boshësia, që vjen që nga fundi i rropullive ma merr frymën. Zgavra rropullish bosh të mbushura me asgjë. Jo me asgjë, por me trishtim. Po, po, trishtim. Trishtim bosh.Trishtim bosh që rëndon në krejt trupin tim.Trishtimi është i aftë të të krijojë atë boshllëk vrasës, mundues, kur shpirti kërkon të jetojë, por s’mundet. E shoh tek përpëlitet dëshpërimisht, tek kërkon hapësirën e tij në trupin e vet. Por trishtimi dëshpërimisht e mposht, e largon. I plotfuqishëm, sundues, perandor e diktator i vërtetë ai komandon mendjen dhe trupin tim. Kërkoj një moment qetësie, një moment të vetëm. Kërkoj me ngulm të shkëputem prej këtij trishtimi-vrasës. Kërkoj ta largoj këtë boshllëk që ma merr frymën si pafjetur, si në gjumë. Ky në fakt është torturuesi i vërtetë. Më i pashpirti që kam njohur. Ai nuk di të ndalet asnjëherë, ai nuk ka mëshirë. Po edhe sikur të ketë, ç’më duhet mua mëshira e tij? Unë mund të qaj vetë dhe mund të qaj shumë bukur. Mund të zgjedh të qaj me elegancë, sikur mund t...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019