Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë
asgjë. Përveçse një seksi të zvargur, të
squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij, gjë që kishte filluar ti
pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte, kur ca dhëmbë
që zor se mund të ishin të tijat, përpiqeshin të gjenin një copë krenari
mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe cështë më e bukura kjo squllje
e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me
xhin tonik, filxhani dukej sikur ishte brenda
një tasi muhalebie, Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija
nuk do të hajë. Por kjo nuk do të kishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që
ai i kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte
bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër
akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që
ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregulluar me
njërën që vërtetë ishte nga Golloborda, po ishte “alamet cope” dhe ia vlente t’i kalonte ca caste tek ”vëndi”, para se të shkonte në panairin e përvitshëm. I
kishte thënë po, kishte lënë orën me të dhe pjesën tjetër të ditës vendosi të
shëtiste pak në shëtitoren e vetme të kryeqytetit. Doli pa e zgjatur shumë por
nuk kishte bërë as ca hapa kur një zë grykor, për të cilin dyshoi në ishte zë
femre apo mashkulli, i kërkoi me shumë përunjësi disa minuta vëmendje nga koha
e tij e pacmuar, thjesht për ti parë ca vjersha. Ndali. E pa. Sic do thoshte
edhe Faslliu, që s’kishte fjalë tjetër në të tilla raste “ishte alamet cope”.
Ishte femër, e gjatë, bjonde, me ca sy të futur thellë zgavrave e mollëzave të
dala, ngjyra nuk përcaktohej, me një lëkurë të vrarë me ca vraja të brendshme
si harta të pakopsitura deri në fund, por me një trup të fortë, energjik,
muskuloz. Shikimi iu ndal tek forma e seksit të saj që dukej shumë qartë nga lloji i prerjes së pantallonave xhins që
kishte veshur. Nuk po ia shqiste dot sytë. Përfytyroi dhe kur tjetra po priste
fjalën e tij ai i kërkoi të rrotullohej. Një palë vithe të kërcyera me forma të
rrumbullakosura bukur e shokuan krejt. Ai nuk ishte më në gjendje të mendonte
për asgjë vetëm e vetëm si të bënte seks me këtë “alamet cope”. E ftoi pa një pa dy dhe
tjetra e lumtur pranoi. Nuk bëri zë as kur ai kërkoi që ajo të vinte pas tij
“si e panjohur”, po tek e fundit ajo e panjohur ishte, ai nuk i dinte as
emrin. Ato minuta që ai hyri në apartament para saj nuk i shkoi kot, u zhvesh, uli
grilat “për cdo rast”, nxori një carcaf të vjetër që e mbante në një sëndyk dhe
që kurrë nuk e lante në shtëpi, por ia conte Faslliut, që i shkelte syrin,
nxirrte një fletore dhe shënonte dashnoren e rradhës, celësin e të cilit e
ruante po vetë, e shtroi, dhe priti. As që e vrau mendjen për brekët e gruas që
nga nxitimi i mëngjesit i kishte lënë tek koka e krevatit. “Brekë për brekë
janë” -tha me vete dhe iu desh të ngrihej e të hapte derën e jashtme. Ajo,
“alamet copa” hyri brenda dhe me sytë e saj që ishte e vështirë tia dalloje
ngjyrën, rroku gjithcka dhe vetëm në fund e vuri re se ai ishte lakuriq. Në një
rast tjetër ajo, “alamet copa”, do të kishte qeshur me të madhe para asaj që
atij sigurisht i dukej trup dhe aq më tepër për atë që varej mes këmbëve leshatore
e tw flashkëta si prej xhelatine në një vitrinë me diell, por puna nuk ia deshte.
U përcoll dhe pa e zgjatur la fletoren diku, dhe zbërtheu kopsat, u zhvesh
krejt dhe priti. Sytë e atij po e vërenin ngultas. Ajo, “alamet copa” ishte ashtu sic e
paramendoi në rrugë. Me këmbë të forta, gjoks të vogël e vithe të kërcyera. I
kërkoi të shtrihej. Ajo u shtri. Ai pas saj. Trupi i tij xhelatinoz, i ftohtë,
gati-gati i lagësht, fryma e tij, “si fryma e gjyshit kur vdiq” -mendoi ajo,
dhëmbët që fluturuan nga goja drejt një gote me ujë mbi komodinë pranë një palë
brekëve ngjyrë rozë prej të cilave po të
përqëndroheshe vinte një aromë karakteristike
organi femre, “ndoshta të gruas”, e bënë të dridhet një cast. Por kur
mendoi se vetëm me një fjalë të tij ajo, “alamet copa”, do të bëhej e famshme,
vip, e mblodhi veten. Jo më kot ajo e kishte kuptuar se nuk mjaftonte ta bënte me të gjithë, tani pasi kishte
mësuar boll nga seksi, ishte në një fazë tjetër, kishte
ardhur koha e cilësisë: duhej të dinte me kë ta bënte! Falë zotit kishte një
trup të rregullt, këmbë e vithe epshndjellëse, pse të mos i përdorte. Ndryshe
nuk kishte për të carë kurrë në këtë zallamahi kopeje. Si pjesë e saj instikti i kishte thënë të zgjidhte këtë rrugë dhe të mos vonohej më. Dhe ja tek ishte me
atë muhalebinë që pikonte nga luga si qyret e katundarëve të saj që s’kishin
lënë rradhë pa e shtrirë. Po tani ata do t’i merrnin të keqen. Gati kërceu
përpjetë nga sëmbimi i papritur tamam tek organi. Xhelatina e vitrinës me diell
kishte rrasur kokën mes këmbëve të saj dhe ajo e lumtur deri diku që ai nuk i kishte kërkuar ta puthte në buzë, ishte lëshuar. “Andej” le të bënte si ta
kishte qejfin, asaj aq i bënte. Tek e fundit për atë kishte ardhur edhe aty, në
shtratin e gruas së tij. Kështuqë therrja e tmerrshme që i erdhi nga poshtë e
gjeti krejt të papërgatitur, e për këtë i dhembi edhe më shumë. U ngrit gjysëm
ndenjur për të parë se ç’ndodhi. Buzët e gojës pa dhëmbë ishin ngulur si
ventuza aq shumë, sa asaj i shkuan lotë nga sytë. Zgjati dorën mbi komodinë, mori
brekët rozë “ndoshta të gruas”, të vetmen leckë që gjeti afër, dhe fshiu lotët
dhe hundët që i kulluan nga e keqja. Ai u shkëput prej saj dhe i kërkoi që ajo
të ngrihej më këmbë, mbi krevat. Ajo bëri sic i thanë dhe me vete po mendonte se kur do të
mbaronte. Organi po i dhimbte vërtetë. Por ai nuk ngutej. Duke e pyetur se
cfarë vjershash shkruante vazhdonte soditjen. Herë pas here i kërkonte të
zbriste nga krevati dhe të bënte ec e jake nëpër dhomë. Pastaj ndalonte dhe i kërkonte thjesht të mos
lëizte sa të studionte bustin e saj. Ajo i bindej dhe dikur guxoi ta pyeste “a
bënin poezitë e saj dhe a do ta ndihmonte ai?”. Në këtë pikë ai e përfshiu prej
beli dhe me të vetën e shtrëngoi fort iu fërkua duke u spërdredhur me të gjithë
trupin. Fryma ‘si fryma e gjyshit kur vdiq” iu përplas në fytyrë dhe gati e
bllokoi. Një erë si prej mishi të kalbur përzier me erën e rrobave prej javësh
palarë, “si vdekje”, ia përzieu zorrët.
Si atëhere kur e kishte kapur Vasili, atje tek banjot e shkollws te bllokuara prej dy muajsh. Po atëhere ia kishte vlejtur gjithë ai kutërbim. Ata kishin bërë
një seks të shpejtë por të zjarrtë. Për cudi ai cast e ndiqte gjithnjë dhe
gjithnjë i krijonte ndjesi shumë epshore. Boll ta kujtonte dhe ajo humbte, si
atëhere. Kurse sot, përjashto dhimbjen që i vinte nga thithja e dhuntë dhe e
papritur nuk po ndodhte asgjë. Sot nuk kishte seks. Të paktën sic e dinte ajo.
Hodhi sytë për të gjetur ‘objektin” me
të cilin rëndom bëhej seks, por nuk e gjeti. Përvec një grumbulli pa formë
muhalebie të mishtë nuk pa asgjë tjetër. S’pati kohë të mendonte më gjatë se i
erdhi i menjëhershëm urdhëri të vishej. Ai vetë duke e harruar krejtësisht
“alamet copën”, vrapoi në banjo me gjithë carcafin e zhubrosur dhe gotën me
dhëmbë.
Ajo u ngrit, u vesh dhe po priste fjalën e tij, kur nga banjo
dëgjoi t’i thoshin “se kishte një alamet seksi dhe se ai do të deshte ta kishte
edhe për herë të tjera, ndërkohë ajo le t’ia linte ato më të mirat mbi tryezë
dhe të ikte se tani kishte punë.”
Ishte kujtuar për femrën që i
kishte gjetur Faslliu. Dhe mezi po priste ta takonte. Faslliu e kishte siguruar
në telefon se nuk ishte nga “këto të rrjedhurat e vjershave që vetëm kërkonin
reklamë prej tij.” Reklamë koteci . Për pula. Prodhim industrial. Pula të
varura prej këmbësh që tani janë me kokë, dhe pas një casti pa kokë. Pula të
paketuara. 360 lekë kilogrami. Pula Patosi. Pula Korce. Pula Hungareze. Zogj
francezë. Ziejnë me një valë. Ushqim BIO. Prodhim që kërkonte certifikatën ISO.
Letërsi ISO. Popull që ha, popull që përtyp, nxënës që ripërtypin. Biomendimet intelegjente bio te miat!
U dëgjua dera e jashtme. ‘Alamet
copa” kishte ikur. Ndërkohë dhe ai kishte mbaruar me tualetin në banjo. Mori
cantën e madhe dhe rrasi brenda saj carcafin e dashnoreve dhe mori të ikte. I
hodhi dhe njëherë sytë dhomës, duhej të ishte në rregull me gruan, kur syri i
zuri brekët e saj ngjyrë rozë, që ajo i kishte blerë në përvjetorin e argjendtë
të martesës së tyre me shpresën e ca
casteve që të mos ishte vetëm një gjimnastikë e domosdoshme për trupin. I mori
dhe i futi në xhep tërhoqi derën dhe doli drejt femrës së Faslliut.
Ky i fundit po e priste te vendi.
Xhelatina e vitrinës me diell ia la cantën në dorë. Faslliu i shkeli syrin , e
dinte se duhej të lante carcafin e femrave dhe të shënonte numrin e rradhës në
fletore. Ai nuk e zgjati. “Po të pret” i tha Faslliu dhe në vend të
përshëndetjes afroi tre gishtat e njërës
dorë tek buzët dhe i puthi. Xhelatina e vitrinës me diell iu afrua derës së
shtëpisë. Ishte një shtëpi private, nga të paktat që kishte mbetur në këtë
rrëmujë gropash ndërtimesh. Derën e kishte në një nga rrugët kryesore ishte e
rrethuar me avlli të larta dhe catia ishte e fshehur nga gjethet e pemëve në
oborr. Askush nuk banonte, të zotët ishin në Australi dhe celësat i kishte
Faslliu, të cilit i kishte pjellë edhe gjeli
me këto celësa. Duke qenë në një pozicion të favorshëm, ku ruhej
fshehtësia e cifteve që vinin, bënin
seks dhe iknin, ishte edhe mjaft e lakmuar nga pushteti e gjysëmpushteti.
Kuptohet Faslliu mbante shënime të sakta, por për ato nuk e dinte njeri. Le të
ishin për cdo rast, ku i dihej si vinin punët. Sot janë këta, nesër vijnë ata,
të gjithë duan seks, të gjithëve ua ka qejfi, të gjithë s’ua mban prej grave.
Ku i dihet! Privilegjet e vogla nuk i mungonin si nuk i mungonin as dollarët e
eurot. Punë e madhe se i kishte rënë, më shumë se një herë, të pastronte vec
shisheve bosh të verës e letrave shuk të cokollatave e lëkurëve të portokallit,
edhe gjakra. Në listën e gjatë të femrave, një pjesë të të cilave i gjente ai
vetë, kishte pasur, jo rrallë, edhe zocka. Bile kohët e fundit ishte bërë gati si modë që femrat t’i
kërkonin sa më të vogla, të virgjëra, u kishte hypur si mani cvirgjërimi!
Kishte ndodhur që edhe atij vetë ti vinte keq, kur në një rast i kishin sjellë
një 13-vjecare të imët, të hajthme me ca sy si bajame, për atë rulin e ziftit,
ministrin 200 kilësh. Një cast desh ta përzinte kur mendoi se cdo hynte brenda
atij trupi të vogël, dhe ç’është më e keqja që se dinte fare se ç’e priste, po
Ministri kishte qenë i prerë në kërkesën e tij e donte të virgjër dhe 13 vjec.
Dhe ata zdapat që punonin për të, pikërisht për atë rul zifti i kishin sjellë
atë, sybajamen. Por kur mendoi eurot u tërhoq. E kishte marrë për dore, e
kishte futur në dhomë, i kishte dhënë një cokollatë, një limonatë dhe duke dalë
i kishte thënë të rrinte urtë dhe të priste se do të vinte një xhaxh’ i madh që
do t’i sillte dhurata. Sybajamja ishte bindur. Rruli i ziftit nuk kishte
vonuar. Sic kishte treguar vetë pastaj,
e kishte ulur sybajamen në prehër. Sikur më kishte rënë një pupël zogu-kishte
shtuar dhe kishte vazhduar - kishte marrë një cokollatë dhe kishte filluar t’ia
jepte asaj vogëlusheje që i kishte sytë si bajame dhe shikimin e qashtër si cdo
fëmijë. Njëherë kishte menduar të ikte. Ajo, sybajamja, ishte aq shumë e hajthme, e brishtë, e njomë, aq shumë fëmijë
dhe kishte një shikim shkatërrues. Por kur kishte menduar se si ishte tërhequr
nga ministria e tij, fshehurazi rojeve e sekretareve që se linin vetëm kurrë,
dhe kur mendonte edhe paratë që i kishte dhënë Faslliut, mbeti dhe kishte vendosur
të mbaronte atë punë. Me një lëvizje dore të stërvitur e kishte përlarë
sybajamen dhe me dorën tjetër i kishte zënë gojën, megjithëse e dinte që edhe
po të bërtiste ajo nuk kishte asnjë mundësi që ta dëgjonte njeri. Ia kishte
shqyer rrobat e pakta, kishte zbërthyer të vetat dhe ishte rrëzuar mbi trupin e
hajthëm që përpëlitej “si zog në frymën e fundit”, sic i ishte dukur për një
cast, ishte rrëzuar pra mbi këtë trup me gjithë 200 kilshin e barkut të tij
legjendar që edhe kësaj here po e pengonte. I inatosur që barku edhe kilet e
tij nuk po e lejonin të vepronte ashtu
sic deshte, bëri si kishte bërë gjithmonë duke harruar 13 vitet e
sybajames.Vetëm pak caste ishin dashur mëpas, pak caste që gjaku të lante gjithcka,
rrulin e ziftit, trupin e hajthëm “si zog në frymën e fundit”, qylymin e
dyshemenë e shtëpisë. Sytë e saj kishin ngrirë duke marrë me vete tmerrin e casteve të fundit, dhe një “pse?”.
Mirë që një klient i tij i
përhershëm dhe i vjetër po hidhte beton në gropën e një pallati aty afër. Pas disa
ditësh fëmija u shpall i zhdukur dhe fotoja e saj me ata sy “si bajame” sic
thoshin gratë që ndalonin ndanë shtyllave e mureve ku ishte ajo foto, mbushi
gjithë qytetin. TV. Nëna që qan e s’gjen ngushullim. Babai i heshtur dhe i
zverdhur meit. Gjyshja, e mjera gjyshe. Shef komisariati. Policë. Drejtori
shkollës. Kryetari parlamentit. Shefi kabinetit qeveritar. Organizata
joqeveritare. Kërkim nga ajri, deti, toka. Asnjë shenjë. E kishte përpirë dheu.
Askush nuk i vuri re vrasjet si shpejt e shpejt të disa ndërtuesve. Kaloi si
larje hesapesh. Hesap i mbyllur/ Tamam atëhere kur Ministri, rruli i ziftit i
kishte punët gati të sheshuara edhe ca dhe kjo do të harrohej, tamam ato ditë
ai kishte filluar të dilte rrugëve gjysëmi zhveshur dhe të mbushte muret, lokalet me një vizatim
për të cilin askush nuk ishte në gjendje të jepte shpjegim një sy si bajame. As
që e kishte vënë re që edhe në ministri kishte shkuar po ashtu, i zhveshur dhe
i kishte mbushur edhe korridoret, muret e zyrës, tryezën e punës me këtë vizatim
të cuditshëm. Mirë që i veshën këmishën e forcës dhe tani edhe po të thoshte
gjë nuk do ta besonte më njeri.
Ndërkohë Faslliu ishte përmendur nga makthi i
peshës së asaj që dinte dhe falë Zotit, sic thoshte me vete, tani kishte mbetur
i vetmi që e dinte ngjarjen, pra ishte përmendur dhe i kishte kthyer shpinën
xhelatinës së vitrinës me diell, kështu që askush nuk e vuri re rrënqethjen e
tij. Nxitoi hapat, kishte punë për të bërë dhe ndërgjegjja nuk përfshihej në
të.
Xhelatina
e vitrinës me diell nuk dinte asgjë për femrën që po e priste vec atyre që i
kishte thënë Faslliu në telefon. Por edhe sikur
atij nuk i interesonte as kush ishte, as nga vinte, as cfarë bënte, as
cfarë kërkonte. Nga ajo ai kërkonte vetëm disa caste dhe aq. Secili në punë të
tij. E dinte që Faslliu do t’ia kishte bërë të qartë asaj fshehtësinë e takimit
e të identitetit. Në këtë pikë ishte i qetë. Nuk trokiti. Thjesht hapi derën
dhe hyri brenda. “Alamet copën” e kishte hequr nga kujtesa. Në kolltuk po
rrinte me të vërtetë një bukuroshe “Qeni, di t’i zgjedhë”- tha me vete për
Faslliun. Iu afrua, i buzëqeshi dhe e kundroi nga afër. Nuk i kishte më shumë
se 25-30. Vajza kishte supeve nje penuar ngjyrëvjollcë, njëlloj me ngjyrën e
syve. Nuk folën. Iu afrua, e ngriti në këmbë, ia hoqi penuarin. Ishte e
zhveshur pa asnjë rrobë në trup. I zgjati duart dhe filloi ta prekte me
ngadalë. Vajza nuk po pipëtinte. Nuk mund ta përmbante të rrënqethurën e
brendshme e të pavullnetshme që ndjente sa herë që gishtat e tij “si muhalebi e
ngrirë në lugë”-mendoi ajo i kalonin nga supet, nëpër gjoks, shpinë bark, dhe
prapë supe, gjoks, shpinë, bark. Lëkura ishte shumë e bukur, farfuritëse, si
vetë ajo. Ishte si e derdhur, si një punim i Rilindjes, Boticeli, Rafaelo. Nuk
ishte zhveshur ende, bile as xhaketën nuk e kishte hequr akoma. Pastaj nuk e
mori vesh se si i erdhi. U përmend vetëm kur e pa veten sipër saj, gjithë
djersë, duke u munduar të bënte ritin. I gjithë trupi i tij, me gjithë qimet e
këmbëve të shtrembëra e të flashkëta, dridhej
si të ishte nën rrymë dhe ishte mbledhur i gjithi për sulmin e
shumëpritur, por hic. Vajza nga ana e saj po priste. Nuk fliste, sic e kishin
porositur dhe vetëm e shikonte. Dha e dha e dikur i pafuqishëm ndali. Iu kujtua
“alamet copa”. E urdhëroi edhe atë të hypte mbi krevat me këmbë të hapura. Ai
nën të nuk po ngopej së pari. “O, Zot, kjo edhe organin e paska klas, ku e ku
me “alamet copën””- mendoi. E urdhëroi të shtrihej dhe ta lejonte të shikonte
seksin e saj. Zgjati dorën dhe nga një nga xhepat e xhaketës që kishte hedhur
nxori një laps dhe letër. I kishte mbetur kjo që nga koha e shkollës që kur i
pëlqente ndonjë organ seksual femëror ai e vizatonte. Mbahej më i miri në
Akademinë me emër në të gjithë botën për këtë lloj vizatimi. Po atëhere kishte
qenë kohë tjetër, edhe ai kishte qenë një djalë i ri dhe shumë bukurosh, me ca
sy të lektisur, të kaltër sikur qielli, sic i kishte thënë një polake. Bile
shumë herë kishte ndodhur që shoqet e tij të kursit thërrisnin mikeshat e tyre
dhe pozonin nudo për të. E dinin që me vete do të merrnin edhe sekset e tyre të
vizatuara prej tij. Sigurisht pasi i kishte provuar. Kaq shumë iu hap nami sa
filluan t’i vinin dhe dama plakë të pasura. Krijohej një marrëdhënie e
cuditshme. Për nga natyra i donte femrat dhe nuk i refuzonte, kështu pat bërë
edhe me damat. Bënte seks, vizatonte sekse. Ishte bërë ekspert. Me të parën e
njihte një seks të bukur, një seks të vullkantë, një seks të butë, po kjo që
kishte para syve ishte të gjitha sekset bashkë. I tha të mos lëvizte dhe me
dorën e stërvitur mbaroi punë shpejt. Seksi vet as që e dinte ku ishte. I dha
një të puthur, të lehtë, të butë seksit më të bukur që kishte parë ndonjëherë,
u vesh pa fjalë dhe doli. Prej asaj dite u mbyll në shtëpi. Mbyllte me celës
derën e studios së tij dhe rrinte ashtu para copës së letrës ku ishte vizatuar
seksi i bukuroshes. Me orë, me ditë. Nuk u përgjigjej telefonatave, të
trokiturave të gruas, të vajzës, të të afërmve që ndërrroheshin pas derës me
shpresën se ndonjëri do të ishte më i privelegjuar se të tjerët dhe dera do të
hapej. Hic, asgjë. Faslliu shkonte e vinte pa i dhënë dum kësaj që po ndodhte.
E kishte pyetur edhe Gollobordasen e bukur se cfarë kishte ndodhur. Ajo ia kishte
treguar. Faslliu e porositi të mos i tregonte njeriu tjetër se e merrte lumi,
ai kishte pozita shumë të forta dhe të zhdukte. Ishte hera e parë që gollobordases i ndodhte dicka e tillë. Ishte një eksperiencë për të cilën duhej të pyeste, po
Faslliu ia kishte bërë të qartë heshtjen. Kështu që nuk i ngelej të fliste
vecse me Lindën, mikeshën e saj më të mirë që kur kishte ardhur në kryeqytet.
Linda donte të bënte karrierë të madhe, kurse ajo jo. Mjaftohej me pagesat
relativisht të majme. Klientët vinin mbaronin punë iknin, vinin të tjerë,
riktheheshin të vjetrit. Ata paguanin, ajo bënte punën, ishte e bukur, e re,
dhe dinte të trajtonte. Kishte ecur jo keq, ishte bërë me shtëpi të sajën dhe
jetonte mirë. As që e mbante mend se nga kishte ardhur. Kurse Linda donte
karrierë, donte të bëhej VIP. Për Këtë kishte shkuar edhe tek X-I që ai ta
prezantonte në ndonjë televizion.
Ishin
ulur para televizorit në shtëpinë e gollobordases. Sapo ia kishte treguar Lindës
cfarë i kishte ndodhur pasi i kishte marrë më parë fjalën se nuk do t’ia
tregonte asnjë njeriu. Kur në ekran u shfaq ai. “Për këtë e kisha fjalën”-i tha gollobordwsja Lindës. “Alamet copa” nuk u ndie. Si një rrufe i kaloi mendimi se ky
ishte rasti. Të nesërmen në një gazetë thashethemes ajo paraqiti të dy
eksperiencat në një të vetme, sikur i kishte ndodhur asaj vetë. Suksesi qe i
menjëhershëm. Intervista. Emisione. Emisione të orës 20, të orës 21. E kërkuar.
Gjithandej. Zë i ri. Talent. VIP! Alamet cope!
Gollobordwsja gjeti një treg të ri më fitimprurës dhe nuk e zgjati të fluturonte jashtë
vendit, po shkonte 30 vjec dhe i kishte ditët të numëruara, duhet të fitonte sa
më shumë, sidomos kohë. VIP-IN e kishte harruar krejt, por nuk harronte ta
ndërronte kanalin televiziv kur qëllonte ajo në ekran.
Xhelatina
e vitrinës me diell brenda një kohe fare të shkurtër u shkri dhe pas një jave
heshtjeje e gjetën me gishtat “si muhalebi e ngrirë” sic tha e shoqja kur e
gjetën pasi shkallmuan derën, mbi një fletë vizatimi ku ishte vizatuar me laps
një organ seksual femëror, organi më i bukur në botë.
Marre nga vellimi me tregime "DRY ME QERA", Tirane, 2010
Comments
Post a Comment