PËR NJË KUTI FECE-JE

Që të jem e sinqertë kurrë nuk kisha menduar më parë seriozisht për procesin e jashtëqitjes. Edhe kur koleget e mija flisnin për problemet e shumta që hasnin me këtë proces, unë largohesha. Epo si sqimatare nuk ia lejoja vetes të tilla biseda, dhe për më tepër kisha qëlluar me fat- deri më atë ditë nuk kisha asnjë problem me jashtëqitjen. Prapanica ime funksiononte për mrekulli. Aq mirë sa ndonjëherë kur nuk kisha se nga të shkoja dhe më duhej të dëgjoja tregimet për vuajtjet pa fund të prapanickave të kolegeve, ndjehesha krenare për prapanicën time. E pse jo? – I thosha vetes. A nuk po I kryente në mënyrë shembullore detyrat e saj? A nuk ishte e thjeshtë, pa pretendime, e urtë? Me siguri që ishte për zili! E pra kështu qëndronin punët deri atë ditë , të vetmes ditë në të cilën ajo, prapanica ime e mrekullueshme duhej të më nderonte siç duhej. Nuk kisha ditë tjetër, ose të çoja librezën e shëndetit përpara shefit, os të liroja vendin e punës, ose të paguaja gjobën e gjithë institucionit. Sigurisht që unë isha shumë e qetë. Me një prapanicë si e imja ia vlente të mburreshe e të qëndroje e qetë. Kështu që edhe unë ashtu bëra, qëndrova e qetë.
Laboratorët ishin të ndarë dhe larg njëri-tjetrit. Mu desh t’i marr me rradhë, duke u nisur drejt atij për analizën e të cilit mendova se ishte më e vështira. Feçen e lashë për në fund.Në fakt gjatë gjithë ditës më ndiqnin sytë e shefit i cili kur më komunikoi afatin e dorëzimit dukej i lumturuar dhe i bindur në vetvete se unë nuk do arrija dot në kohë sepse kohë nuk kishte dhe analizat ishin shumë. Ai e kishte treguar më shumë se njëherë se nuk më kishte edhe aq qejf, e me këtë rast do i bija në dorë. Ai do kishte mundësi të përsëriste kërkesën e vjetër  për seks. Ma kishtë bërë këtë kërkesë që ditët e para kur erdhi i emëruar në zyrën tonë. Po mua as atëherë, e aq më tepër tani nuk më pëlqente. Ndërsa ai i jepte të drejtë vetes gjithnjë e më shumë. Fakti se isha beqare e nxiste edhe më tepër. Po jo-ja ime kishte qenë e prerë.
U ula tek një kafe. Pashë orën. I kisha mbaruar të gjitha analizat. I sistemova me kujdes dhe pashë që më kishte mbetur vetëm feçja. Ora ishte 10 e 30 minuta e paradites. Laboratori punonte deri më 12:00. Pra kisha kohë të shplodhesha pak dhe të shijoja kafenë time të preferuar. Nuk isha larg. U ula dhe një ndjenjë vetkënaqësie më pushtoi. I kisha mbaruar në kohë rekord të gjitha letrat. Tani nuk kishte se ç’të thoshte shefi. Bëra nja dy telefonata mikeshave të mia ku i njoftova se i kisha mbaruar pothuaj të gjitha analizat veç feçes. Lundrova pak në internet dhe pashë orën. Fiks sa të paguaja kafenë, të shkoja në tualet, të siguroja mirë brenda kutizës feçen e me të në dorë të shkoja drejt laboratorit. Kështu bëra. Pashë përsëri orën. Mirë isha. Pagova, hyra në tualet. Dhe aty ngeca. Prapanica ime e urtë e pa pretendime, e mrekullueshmja prapanicë, nuk u bind. Djersë të ftohta më mbuluan të tërën, por ajo kokëforte nuk lëvizi nga e saja. Lëviza unë. Dola me vrap në pemëtoren më të parë. Bleva disa banane, i kullufita, ndeza një cigare dhe pashë orën. Akrepat kishin ecur. Hyra prapë në tualet me shpresën dhe bindjen se kësaj here pas hyzmetit, ajo do hiqte dorë nga kokëfortësia e krenaria e saj e do më bindej- do më dhuronte nje feçe te vogël. Gati po i lutesha prapanicës sime të më shpëtonte mua dhe veten e saj! Po ajo me të vetën. As nuk deshi t’ja dinte për mua! Nga inati po më dilnin lotë nga sytë. Udhëzimet ishin të qarta: pa feçe nuk ka librezë.
O Zot! Pashë orën: 11:15. Nuk kisha se ç’të bëja tjetër vetëm të nisesha drejt laboratorit. Ashtu e djersitur sikur të më kishin hedhur një kovë me ujë, u nisa drejt vendit që tani në përfytyrimin tim ishte kthyer në një prapanicë të stërmadhe që vetëm dhuronte feçe gjithandej. Me kuti tw vogla, tw mwdha, me fjongo, pa fjongo, me ngjyra, me lule…Sikur i kisha para syve kutizat e vogla që mbanin shpëtimin e gjithë nëpunësve të lumtur që qeshnin vesh më vesh nga gëzimi. Feçja ishte jeta, harmonia ne familje, plotesimi i gjithe deshirave, ishte buka e perditshme! Ah sikur! Isha në oborrin para ndërtesës. Oborri ishte plot, kishte rradhë. Të gjithë me nga një kutizë  feçe në dorë duke pritur që ta dorëzonin për të vërtetuar pastërtinë e tyre. Asgjë nuk dallohej nga brenda ndërtesës, ndarjet e xhamta të pengonin. Njerëzit ishin ndarë në dy drejtime, në njërin ishin ata që prisnin për të dorëzuar materialin, në anën tjetër ata që merrnin dëshminë e pastërtisë së feçes që i mundësonte lumturinë  e familjes. Kishte guzhiniere, mësues, ekonomistë, ushtarakë, pastrues… Edhe pse nuk kisha gjë në vijë shkova dhe tërhoqa një numër sipas rregullit që mbahej me rogorozitet nga një burrë barkmadh.
Pashë orën. 11:35! Edhe pak minuta… Trupi im ishte i gjithi në alarm. Po prapanica ime nuk donte që nuk donte t”ja dinte për mua! Tre vetë përpara! I treti një djalosh i imët, i thatë, me një fytyrë gati të hirtë, si ata që vuajnë nga mëlçia a nga zemra, nuk po më kujtohej mirë. Ishte mbështetur tek parmaku i shkallës së vetme dhe në dorë mbante kutinë me feçe. Dukej që mezi po qëndronte në këmbë.  E dëgjova që iu afrua rojes barkmadh dhe iu lut që ta linte pak më parë. Barkmadhi stoik vetëm tundi kokën dhe tregoi me gisht tregues nga ne të tjerët që po prisnim në rradhë. Fiks sikur i ka hije një roje presidenciale. Djaloshi u kthye në vendin e tij.Ia kisha ngulur sytë. Aq e çakorduar sa isha unë, e inatosur me prapanicën time, pa shpresë,  kush e di si do i isha dukur.
Mu drejtua:
-Kam tre ditë që vij dhe nuk mbaroj dot punë. Edhe sot që po më vjen rradha nuk rri dot, jam shumë sëmurë do bie në tokë
Mbeta. Nuk dija se çfarë t”i thosha. Ai më hetoi mirë. Sytë i kishte si kokë gjilpëre. I ula sytë sepse pata përshtypjen se po më lexonte dëshirën time.
-Unë po iki, në djall vaftë ajo punë. Ty po t’u desh feçja ime mund ta mbash, se po shoh që nuk ke gjë në dorë. Ndoshta të bën punë edhe pse ka tre ditë në kuti. Më mirë se pa gjë. Paç fat!
Më tha këto, më lëshoi kutinë në dorë dhe iku pa e kthyer kokën pas.
Nuk po i besoja fatit. Pashë në mënyrë instiktive orën: 11:50. Për aq pak minuta u dorëzua fytyrëgrija? Përse? Po në atë cast nuk isha në gjendje të gjeja përgjigjet sepse e gjithë qenia ime ishte e përqëndruar tek kutia e feçes që më erdhi si bekim  në kohën më të keqe. Fakti se ajo ishte e vjetër sikur nuk po më shqetësonte. Ideja se unë kisha një feçe në dorë, dhuruar me aq bujari nga një, le të themi bashkëvuajtës  sikur unë, më ngrohte shpirtin dhe më ktheu shpresën e humbur. Fshiva djersët të cilat nuk kishin pushuar për asnjë çast.Kisha vetëm një grua përpara.
Asnjë…Isha unë brenda ndërtesës së laboratorit me kutinë e feçes së një të panjohuri në dorë e bindur se do të kisha sukses në pastërtinë e saj dhe do merrja atë dreq libreze. Dy vajza ishin pas ndarjes së xhamtë. Me regjistra përpara. Po flisnin për diçka. Zgjata kutinë drejt hapësirës së vogël. Bjondja e mori dhe pa e parë fare më kërkoi dhe dokumentet e tjera. Brunja i kujtoi se ora ishte afruar, ia kujtoi se ishte 12 pa 2 minuta. Bjondja iu përgjegj se “do bënte edhe këtë dhe do e mbyllte”. Nuk u besova syve kur pashe qe kutia e feçes  përfundoi në koshin poshtë tavolinës. Letrat e mija u vulosën, libreza e bardhë shkëlqeu në dorën time.
Hajt mos e respekto feçen e tjetrit…!


Comments

  1. Isha një njeri shumë i vetmuar ... Në janar, Dr. Obodo hodhi një magji për të gjetur një zonjë Austriake për mua. E diela e parë në mars takova një grua të mrekullueshme vietnameze. Ishim të angazhuar për gjashtë javë dhe u martuam vitin e ardhshëm. Dr.Obodo më ka dhënë zonjën e ëndrrave të mia.visit Dr. Libero Via:
    (templeofanswer@hotmail.co.uk)
    (whatsapp +234(815) 542-5481) Bloomington, MN

    ReplyDelete

Post a Comment

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019