JURI TALVET- POEZIA E NDJENJES SE THELLE

“Roza, gruaja e moshuar që mrekullisht
Shpëtoi nga Aushvici
Dhe dashuroi ngjyrat e jetës pafundësisht
Edhe pse u verbua, shkruan
Nga rruga Fort Washington që edhe pse në errësirë
Ajo kupton se çfarë është drita dhe çfarë është
hija.

Jo pa qëllim e filloj këtë shënim të shkurtër për poezinë e Juri Talvet me këtë poezi. Sigurisht që kjo  është një temë e ndjeshme për mua personalisht, po nuk  është e thënë që të jetë edhe për të tjerët. Do të mundohem të depërtoj  në vargjet e Talvetit dhe të ofroj mendimin dhe ndjesitë e tij si tek vetvetja ashtu dhe tek ju.
Para se dy mikeshat e mia, pedagoget e nderuara dhe të njohura për ju, Marisa dhe Alisa të më propozonin të lexoja një poet estonez, unë nuk kisha asnjë njohuri rreth kulturës, historisë, konstitucionit shpirt ëror të këtij kombi. Dija vetëm pozicionin gjeografik dhe nja dy gjera jo fort të rënd ësishme të historisë.  Përballja qe befasuese. Vargjet e Talvet më bënë për vete dhe menjëherë pas leximit të parë iu riktheva shumë herë poezisë së tij, e cila përmes metaforave tejet të fuqishme herë-herë të gozhdojnë në vend.
 Është një poet modern, një poet ku metafora ze kreun e rradhës, por shpjegimi i saj,  na lë në fund. Nuk është e thjeshtë të kuptosh thelbin e asaj simbolike që përcillet përmes kësaj figure.  Le të rikthehemi tek poezia  56.
Kemi personazhin e Rozës, e cila në këtë rast, po aq sa  është një e mbijetuar nga Aushvici, po aq  është dhe figura e gruas, femrës. Në momentin që autori na thotë: “dashuroi ngjyrat e jetës pafundësisht”, kjo na bëhet  e dukshme. Kush më shumë se sa gruaja, femra mund të dashurojë pa ndarë ngjyrat e jetës? Ajo  është  e lindur për të qenë e tillë sepse të tillë ajo duhet ta transmetojë tek fëmijët e saj këtë ndjesi dhe këtë qëndrim . Dhe ky qëndrim nga ana tjetër sinkronizohet  në këtë rast me përkatësinë e saj, ajo ishte një hebreje.
Shpëtoi nga AUSHVICI”-  ËSHTË JO VETËM NJ Ë REGJION  gjeografik i memorizuar në kujtesën kolektive të njerëzimit si një vend  njeringrënës, por nëse meditojmë pak më gjerë, do vërejmë se bëhet fjalë për atë Aushvic që sistemet e ngrenë sa herë që ju duhet, por edhe njeriu vetë i ndërton këto mure brenda vetes sa herë që gjendet në udhëkryqet e jetës , atje ku e mundura dhe e pamundura nderrojnë rolet pafundësisht. Për këtë Aushvic e ka fjalën  autori, të paktën kështu e kuptoj unë metaforat e fshehura Të triumfosh mbi AUSHVICIN vetjak do të thotë të ekzistosh si një qenie njerëzore e kompletuar, me dinjitet e karakter të fortë, i aftë të përballësh sfidat e vështira jetësore.
“Edhe pse u verbua, shkruan
Këtu qëndron admirimi i poetit për personazhin e tij, një admirim që na e përcon edhe ne. Jeta në një farë mënyre  më shumë ndjehet. Ndjesitë janë mesazhi i parë i formimit tonë. Femrat janë te  prirura më shumë drejt përjetimit të ndjesive dhe më të prirura të komentojnë rreth tyre. Në rastin e Rozes ndjesitë e saj janë jo vetëm mbijetesë, por edhe ekzistencë historike. Mbijetoi Roza dhe të tjerët si ajo që historia nuk humbi e nuk u shkri. I verbëri  është shumë më i vëmendshëm ndaj sinjaleve të gjelbërta sikur thotë vetë autori, fleta, gështenja, bliri, lisi, bari lumi i kujtesës dhe i dëshirës, sytë alga deti, kënga e ujit dhe pohimi se libri nuk mund të të lëndojë  ty, janë disa nga gjendjet ndjesore të tij që vijnë përmes këtyre metaforave të mrekullushme.
Ajo kupton se çfarë është drita dhe çfarë është
hija. Dhe falënderon Zotin.
Hija  është një tjetër figurë e përdorur, ajo vjen si ajër, si vegim, si gjendje, si  ëndërr,  është gri, e hirtë, e artë, nganjëherë kthehet në një identifikim me vetë personazhin.
Lidhja e dy figurave:  të borës me clirimin e shpirtit , gjithashtu ka një shpjegim të vetën. Edhe shpirti i njeriut mund të jetë i bardhë si bora, i  mirë si ajo, sundues, këmbëngulës… Po bora  është clirimi i qiellit, shpirti i cliruar eshtë vetë liria “në ngutin e cmendur të saj”.
Ndërkohë që përmbi të gjitha këto padyshim qëndron besimi. Falenderimi që Roza i bën Zotit, na bën me dije që ajo  është një besimtare dhe si hebreje nuk mund të ishte ndryshe, (e kam cekur edhe më parë në shkrime të tjera që besimi  është hallka më e rëndësishme e mbijetesës së kombit hebre).
Si Borë dhe shpirt.
Shpirt dhe borë.
 Është një binom i pandashëm.
Si përfundim në këto shënime të shkurtëra dua të theksoj se se kemi përpara një poet , i cili me pak mjete na tregon për Estoninë, duke na e berë të pranishme me pyjet, borën, lumenjtë, hijet, qiejt e pastër, besimit, por nga ana tjetër zbulojmë se kemi përpara një poet që i këndon kengës së këngëve, pra universializimit të njeriut, të asaj që ne e ndjejmë njëlloj në cdo cep të globit.


(Nga fjala pershendetese ne promovimin e autorit estonez Juri Talvet ne Durres, 2016, shtator)

Comments

  1. Isha një njeri shumë i vetmuar ... Në janar, Dr. Obodo hodhi një magji për të gjetur një zonjë Austriake për mua. E diela e parë në mars takova një grua të mrekullueshme vietnameze. Ishim të angazhuar për gjashtë javë dhe u martuam vitin e ardhshëm. Dr.Obodo më ka dhënë zonjën e ëndrrave të mia.visit Dr. Libero Via:
    (templeofanswer@hotmail.co.uk)
    (whatsapp +234(815) 542-5481) Bloomington, MN

    ReplyDelete

Post a Comment

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019