Posts

Showing posts from September, 2016

QYTETI I HUMBUR

Image
Rrugëtimi im kishte mbaruar aty ku qyteti i përgjumur u shfaq. Nuk kisha asnjë ndjesi, thjesht ndjehesha edhe më bosh se në mëngjes kur mora vendimin për të ikur nga shtëpia ime. Jo, në fakt ndjehesha e çuditshme në atë çast kur qyteti si një qenie e gjallë, kruspullosur nën çati, tela e antena më priste. Mua më dukej se ai ishte në pritje të ardhjes sime. E të mendosh që as që më njihte, nuk e dinte që unë ekzistoja. Vazhdoja të përjetoja atë ndjenjë të çuditshme, e pra më parë, jo më larg se disa orë isha e lidhur me mijëra fije me të shkuarën, me atë që përbënin Unin tim. E ja ku gjindesha në një stacion të mjerë plot me plehra që këmbët e futura nëpër ca taka të tejlarta e me ngjyra të ndezura, e që më bënin me dije se isha në vendin e prostitutave, i shtynin më andej ose shkelnin mbi to. E hodha vështrimin përreth. Ato të nxira nga i ftohti kronik dhe të laturisura si mos më keq mbllaçitnin çimçakiza e ndonjë sanduiç, i fshinin buzët ashpër e me nxitim dhe vraponin pas ple

XHELATINA E VITRINES ME DIELL

Image
Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë asgjë.  Përveçse një seksi të zvargur, të squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij, gjë që kishte filluar ti pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte, kur ca dhëmbë që zor se mund të ishin të tijat, përpiqeshin të gjenin një copë krenari mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe cështë më e bukura kjo squllje e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me xhin tonik, filxhani dukej sikur ishte brenda një tasi muhalebie, Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija nuk do të hajë. Por kjo nuk do të kishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që ai i kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregulluar

BOSHESIA VRASESE

Image
Boshësia, që vjen që nga fundi i rropullive ma merr frymën. Zgavra rropullish bosh të mbushura me asgjë. Jo me asgjë, por me trishtim. Po, po, trishtim. Trishtim bosh.Trishtim bosh që rëndon në krejt trupin tim.Trishtimi është i aftë të të krijojë atë boshllëk vrasës, mundues, kur shpirti kërkon të jetojë, por s’mundet. E shoh tek përpëlitet dëshpërimisht, tek kërkon hapësirën e tij në trupin e vet. Por trishtimi dëshpërimisht e mposht, e largon. I plotfuqishëm, sundues, perandor e diktator i vërtetë ai komandon mendjen dhe trupin tim. Kërkoj një moment qetësie, një moment të vetëm. Kërkoj me ngulm të shkëputem prej këtij trishtimi-vrasës. Kërkoj ta largoj këtë boshllëk që ma merr frymën si pafjetur, si në gjumë. Ky në fakt është torturuesi i vërtetë. Më i pashpirti që kam njohur. Ai nuk di të ndalet asnjëherë, ai nuk ka mëshirë. Po edhe sikur të ketë, ç’më duhet mua mëshira e tij? Unë mund të qaj vetë dhe mund të qaj shumë bukur. Mund të zgjedh të qaj me elegancë, sikur mund t

PËR NJË KUTI FECE-JE

Image
Që të jem e sinqertë kurrë nuk kisha menduar më parë seriozisht për procesin e jashtëqitjes. Edhe kur koleget e mija flisnin për problemet e shumta që hasnin me këtë proces, unë largohesha. Epo si sqimatare nuk ia lejoja vetes të tilla biseda, dhe për më tepër kisha qëlluar me fat- deri më atë ditë nuk kisha asnjë problem me jashtëqitjen. Prapanica ime funksiononte për mrekulli. Aq mirë sa ndonjëherë kur nuk kisha se nga të shkoja dhe më duhej të dëgjoja tregimet për vuajtjet pa fund të prapanickave të kolegeve, ndjehesha krenare për prapanicën time. E pse jo? – I thosha vetes. A nuk po I kryente në mënyrë shembullore detyrat e saj? A nuk ishte e thjeshtë, pa pretendime, e urtë? Me siguri që ishte për zili! E pra kështu qëndronin punët deri atë ditë , të vetmes ditë në të cilën ajo, prapanica ime e mrekullueshme duhej të më nderonte siç duhej. Nuk kisha ditë tjetër, ose të çoja librezën e shëndetit përpara shefit, os të liroja vendin e punës, ose të paguaja gjobën e gjithë instituci

JURI TALVET- POEZIA E NDJENJES SE THELLE

Image
“Roza, gruaja e moshuar që mrekullisht Shpëtoi nga Aushvici Dhe dashuroi ngjyrat e jetës pafundësisht Edhe pse u verbua, shkruan Nga rruga Fort Washington që edhe pse në errësirë Ajo kupton se çfarë është drita dhe çfarë është hija. Jo pa qëllim e filloj këtë shënim të shkurtër për poezinë e Juri Talvet me këtë poezi. Sigurisht që kjo  është një temë e ndjeshme për mua personalisht, po nuk  është e thënë që të jetë edhe për të tjerët. Do të mundohem të depërtoj  në vargjet e Talvetit dhe të ofroj mendimin dhe ndjesitë e tij si tek vetvetja ashtu dhe tek ju. Para se dy mikeshat e mia, pedagoget e nderuara dhe të njohura për ju, Marisa dhe Alisa të më propozonin të lexoja një poet estonez, unë nuk kisha asnjë njohuri rreth kulturës, historisë, konstitucionit shpirt ëror të këtij kombi. Dija vetëm pozicionin gjeografik dhe nja dy gjera jo fort të rënd ësishme të historisë.  Përballja qe befasuese. Vargjet e Talvet më bënë për vete dhe menjëherë pas

TAKIMET

Image
Tregim nga ISAAK BASHEVIS SINGER Verë e vitit 1946. Salloni i zonjës Kopitzky në Central Park West. E vetmja llampë rozë ndriçonte pas një mbështjellëse të zbukuruar me ca ornamente që i pëlqenin zonjës dhe që ishin si boçe, si sy, lule, buzë, si kupa gjinjsh. Të gjitha muret ishin të mbushura me piktura të Lotte Kopitzkyt, të realizuara nën gjurmët dhe drejtimin e mjeshtrit të saj Bhagahvar Krishna, një dijetar indu që mendohej se kishte jetuar në shekullin e IV. Në fakt ishte ai, Bhagahvar Krishna, i sotmi, që pikturonte palloin me bisht të artë, që nga brenda ngjante me fytyrën e Budës,ku pemët që prej tavolinës dukeshin si cullufe flokësh e fruta fantastike, rrethuar plot me gra të reja të planetit të Venerës me krahë të brishtë, të bardhë, me vëthë që dukeshin si të argjendtë. Mbi piktura mobiljet e vjetra dhe raftet e librave krijonin hije. Dritaret ishin të mbuluara me perde të trasha. Në tavolinën e rrumbullakët ishte edhe një tavolinëz, një trombë dhe një trëndafil.Pi

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019