Posts

Showing posts from August, 2017

I PAKALLURI

Image
  Gjëma që ra në shtëpinë   e tyre ishte me të vërtetë e rëndë, shumë e rëndë dhe në morinë e vrasjeve të shumta që po ndodhnin në atë vit la gjurmë dhe tronditi të gjithë krahinën. Familjes Suati i vdiq djali i vetëm i   familjes dhe i gjithë fisit të tyre   plot me femra. Ishte 35 vjeç djalë, komisar policie në skuadrat e antidrogës, i emëruar në këtë post për ndershmërinë që kishte treguar edhe në kryerjen e detyrave të tjera në polici. Ishte i bëshëm, i gjatë, flokëkaçurrel e sykaltër, shkurt   një djalë shumë i pashëm që e kishin zili të gjitha vajzat e krahinës, pa folur pastaj për ato të fshatit që linin kokën për të dhe gjithësecila ëndërronte ta kishte   të sajin.   Ishte i hedhur, i shkathët, dhe kishte një intuitë në kryerjen e detyrave të caktuara. Dinte se si të sillej me të gjithë dhe për këtë arsye ishte në gojë të të gjithëve. Në ato kohë të turbullta qenia e tij dhe përkushtimi me të cilin drejtonte një nga komisariatet më problematikë në vend, ngjallte besim e si

KOHËKRUAJTJEJE - cikel poetik nga "Paqe pa profet",2012

Image
KUFIJTË Pshurrin kafshët Dhe territorin caktojnë, Presidentët Me gotat e uiskit në duar Kufijtë ndajnë, Fatet e kombeve, Globit vetë. EKUINOKS Kur, Universi cakton kufijtë e Ekzistencës, Dhe, Ekzistenca i cakton kufij Vetvetes, Aty, unë sillem, pa e gjetur Kufirin tim Kësaj  vije torturuese në mendje ! LËKURA IME Lëkura ime më vesh, Më mbron nga shiu Dhe në luftë është, Në luftë të përjetshme Se era e nxehtë vjen nga shkretëtira Po ajo qëndron si Pema-Mbret Në udhëkryqin e Mistereve Lëkura ime është në luftë me trupin që vesh Se kur Shpirti bie në Paqe, Trupi e ka rrëgjuar atë trishtueshëm, E ka sulmuar me rrudha si të çara ugari në dheun e butë, Dhe ajo çirret e vajton për atë që ishte, shkoi… Lëkurën time,që ende më mbron, Duan të ma heqin qafe Si një peliçe dhe aq, Po nuk ka një trup pa lëkurë. Mbi të cilën lakmia duart i djeg Në lojën e Vdekjes Kur faqen çik me Djallin. Pa kuptuar kurrë Misterin, E Rrënjës, E të Pemës

Poezi te reja nga vellimi i ripunuar "Shalom loti im".

Image
GATI PROFECI  Sa mё shumё heshtin ata qё duhet tё flasin, aq mё i rёndё ndёshkimi. Lёndimi vec  rritet brenda shpirtit, kur sheh patetizmin histerik vemjor, tek ze rrёnjё bri Pemёs Mbret. Po unё  nё heshtjen time rri dhe pres ҫastin. Ndёrkohё, i kam deshifruar tё gjitha shenjat, e di. Dhe pres… Vendi im indiferent   Vendi im indiferent pulit sytё ҫdo mёngjes dhe zgjohet. Shikohet plot dashuri nё pasqyrat e qiellit e tё detit dhe i buzёqesh vetes. Sa do desha njё grimёz buzёqeshje prej tij! Po ai nuk mё sheh. Jam njё e padukshme,  njё e harruar, popull, qё me sytё nga Qielli nё kёrkim tё Zotit Mbrojtёs, mbledh thёrrimet e fundit tё darkёs pa guxuar tё shohё sytё e fёmijёve tё vet. Vendi im indiferent nuk ka kohё, i zёnё  me plot gjёra tё mёdha, si fitimet, mashtrimet, premtimet. Nuk ka kohё vendi im pёr dashurinё e pastёr tё birit,

KLITHMЁ DASHURIE

Image
Thika i futёn pamёshirshёm Njё ditё pёrvёluese nё qershor Anёs plagёs sё ҫelur Gjaku, ngrohtёsia, loti, Frymonin pafajёsinё e tyre Dielli digjte dhe qielli i rimtё ish Asnjё gjeth s’lёvizte nё qershor. Shpirt’ i rёnduar, i therrur, i shkelur, i hedhur, Zbriste nё gropёn e zezё Ngadalё… Kur ndjeu se iku plotёsisht Dashuria, Zemёn e plasi Dhe e la tё thyhej copё-copё Mbi trupin e drobitur e pajetё Dielli digjte frymёn e shkretё Dhe asnjё gjeth s’lёvizte Ish qershor… Nga libri "Klithem dashurie", botim Toena, 1996, Tirane.

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Image
Hesht! Mos e prish kёtё heshtje Castin sublim Te zbulimit tё mistereve Kur fjalёt kthehen nё foshnje Dhe ne tё dy Nё dy tё porsalindur Qё zgjatim duart dhe ҫdo gjё e prekim Ngadalё-ngadalё… Symbyllur endemi  nё njё mjegull  qumёshti, Humbasim nocionin e Kohёs, Hapёsirёs… Dhe s’duam tё pёrmendemi…! Ah! Trup’ I burrit, i bukur, i fortё, Tё pёrkёdhel Dhe nё gishta ndjej si mё lёvrin Gjaku, muskujt, jeta Tё dua! Tmerrёsisht! Marrёzisht  tё  dua!                                                          Hesht!  Mos fol pra!                                                          Lёre Universin tё vazhdojё lojёn e pёrjetshme                                                          Tё ditё-natёs                                                          Ah! Tup’ i burrit, dikur i bukur,                                                          i fortё,                                                         Tё pёrkёdhel, ashtu, ngadalё,                                

“Vetёm njё natё lumturi?!”

Image
… Mjaft! Mjaft mё! U lodhёm me duartrokitje tё mjera Kllounёsh bajatё, Dёshtakёsh tё veckёl tё Kombit, Tregtarёsh ambulantё shpirtrash! Ah moj toka ime! Deri kur do t’i mbash kёto hijena? Deri kur do t’i dёgjojmё Tё na thёrrasin, Tё na godasin, Tё na kёlthasin, Vrasin, E ne, Tё pafuqishёm ve ҫ   t’u bindemi?! Mjaft mё! Sipari ra. Aktorёt dolёn nga skena Duartrokitje s’ka mё S’ka se si… ҫ urgat e lotёve na i njomin pёllёmbёt. Hajt pra,le tё pёrpiqemi Tё harrojmё disi kryqёzimin tonё tё gjaktё Kemi kaq shumё nevojё pёr njёri-tjetrin! Pёr ngrohtёsi, ngrohtёsi… Dua tё jetoj. Tё jetoj e lirё jetёn qё ma krijuan Tё jetoj deri nё thellёsinё mё tё fundit Deri nё hapёsirat mё tё paskajshme Tё ngushёlloj  ҫ ’janё pёr tё ngush ё lluar, Tё gёzoj, ҫ ’janё pёr tё gёzuar Dhe kёsisoj tё ndihem e lumtur. Po sa larg ёshtё kjo ёndёrr? -larg sa njё ёndёrr…! Mё duhet tё luftoj Kurse ti, i ngazёllyer, i tronditur, i dridhshё

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019