GATI PROFECI
Sa mё shumё heshtin
ata qё duhet tё flasin,
aq mё i rёndё ndёshkimi.
Lёndimi vec
rritet brenda
shpirtit,
kur sheh
patetizmin histerik
vemjor,
tek ze rrёnjё
bri Pemёs Mbret.
Po unё nё heshtjen
time
rri dhe pres ҫastin.
Ndёrkohё,
i kam deshifruar tё gjitha shenjat,
e di.
Dhe pres…
Vendi im indiferent
Vendi im indiferent
pulit sytё ҫdo mёngjes dhe zgjohet.
Shikohet plot dashuri nё pasqyrat e qiellit e tё
detit
dhe i buzёqesh vetes.
Sa do desha njё grimёz buzёqeshje prej tij!
Po ai nuk mё sheh.
Jam njё e padukshme,
njё e harruar,
popull, qё me sytё nga Qielli
nё kёrkim tё Zotit Mbrojtёs,
mbledh thёrrimet e fundit tё
darkёs
pa guxuar tё shohё sytё e fёmijёve tё vet.
Vendi im indiferent nuk ka kohё,
i zёnё me plot gjёra
tё mёdha,
si fitimet, mashtrimet, premtimet.
Nuk ka kohё vendi im
pёr dashurinё e pastёr tё birit,
pёr dhimbjen e thellё tё shpirtit,
jo, nuk ka kohё.
Hijenat ulёrijnё nёpёr sheshe mitingjesh,
hijenat shqyhen pёr pushtete,
duke shitur imazhe dashurie, besimi, pёrkushtimi…
Ҫ’neveri!
Ҫ’trishtim!
Vendi im indiferent,
mos e pёrsёrit historinё e Mbretit Lir!
Pёr tё tё pasur ty
Pёr tё tё pasur ty,
ylbere besimi duhet tё kapёrcesh,
tё gjesh fundin dhe fillimin
dhe kurorё mirёkuptimi
tё mbash.
Tё ngrihesh ndёr Sfera Qiellore,
e nё Tokё tё kthehesh sёrish.
Por jo vetёm, mё -
si bashkёudhёtare me Urtёsinё e Profecisё
tё ecёsh Udhёs tёnde mistermbajtёse…
Nё kёrkim tё pёrgjigjeve
Nё kёrkim tё pёrgjigjeve
i prek gjёrat e kokёs sime
dhe i emёrtoj:
Sy, veshё, hundё, buzё…
Ngre shikimin nё Kupolёn Qiellore
pёr tё marrё miratimin.
Sytё mё erren,
dhe kuptoj se nuk njoh asgjё.
Nuk e di se kush fshihet pas syve,
buzёve, veshёve,
hundёs time…
ҫ’do gjё mund tё jetё,
ndoshta njё flutur,
apo ndoshta njё pёrbindёsh.
Me shikimin drejt Kupolёs Vezёlluese
kёrkoj njё pёrgjigje, njё aprovim.
Si kundёrpeshё,
Gjёrat e mija kokёrore i nis pёr eksplorim
nuk mund tё rrihet pa pёrgjigje!
Pёr njё kic
Mbesёs
sime Arielёs, nё ditёn e daljes sё dhёmbit tё parё. (14/05/2014)
Njё
kic, ёshtё njё fitore qё paralajmёron luftё dhe shumё luftё me veten.
Njё kic, ёshtё njё betejё qё paralajmёron beteja dhe shumё beteja me botёn.
Njё kic, ёshtё njё mrekulli qё paralajmёron shumё mrekulli ajrore.
Njё kic, ёshtё njё qeshje e dlirёt qё paralajmёron shumё qeshje tё rritjes.
Njё kic, ёshtё kufiri i mistikes mes Qiellores e
Tokёsores,
ёshtё nata e shtangur prej bukurisё sё yjeve,
ёshtё dita e derdhur nё dritё dielli,
ёshtё harta e shtegtimeve tё nesёrme,
ёshtё pjalmi, dёshira, lulja dhe vesa,
qёllimi, dashuria,pёrkёdhelja,Paqja,
ёshtё vetvetja
nё myskyn e pyllit,
mёshira e harruar nёpёr horizonte ylberike,
ёshte emri qё nuk ndёrron!
SIKUR …
Sikur tё
isha prej ajri,
sikur tё isha prej ere,
sikur tё isha prej dielli,
sikur tё isha prej hёne,
sikur tё isha prej ylli,
sikur tё isha prej dylli,
do shkrihesha
rrugёs
dhe era do mё ҫonte
drejt diell -hёnёs sime,
drejt yllit tim…
I DASHURI IM, CFARE TRISHTIMI! ...
I dashuri im,
Po mё vdesin nёpёr duar trupat e njomё
hiri i tyre po ngec nёpёr flokёt tanё,
pёrreth, flakё qё pёrpijnё gjithҫka
dhe skёrmitje tё dёshtuara
tё humbёsit,
fitimtar tё hirit.
Flaka djeg bukёn,
dhe qiellin flakёron.
Shpirtrat tanё dridhen nga trishtimi,
grabisim buzёt qiellore tё njё foshnjeje
dhe puthemi nё tё ardhmen.
RAPORTIM
Ata vdesin,
dhe ne fillojmё tё bёjmё statistika
duam tё pёrligjim trajektoret e vetvetes,
mё saktё, mendimet
dhe opinionet tona
rreth atyre qё vdiqёn.
Duhet patjetёr tё kemi njё opinion
Tё pranueshёm nё publik.
FUNDI I KAOSIT
I mbolla shtatё pemё pёr tё sfiduar vdekjen,
pёr tё mbyllur kaosin e mendimeve tё mija.
Shtatё pemё pёr t’u thёnё barbarёve - Stop!
Dhe pёr tё rifilluar kaosin tjetёr
me kujdes i mbajta shtatё pemёt e mija.
Pёrmes tyre shoh ҫ’ka jam,
ҫfarё dua, kёrkoj dhe gjej rrugёn time unike,
pёrze iluzionet dhe bёhem e qartё,
krijoj njё sistem absolut tё vetvetes.
Plumbat pёrshkojnё mendimet e mija,
por jo trupin tim.
Qёndroj nё mesin e shtatё pemёve qё mbolla
Dhe dёgjoj, dhe bёj atё qё duhet bёrё.
DUKE PRITUR
U ula dhe prita ndёshkimin e kriminelёve
Tё tё gjithё llojeve
Spiunё, tradhёtarё, hajdutё,
Ekzekutues
gjakftohtё,
Urdhёr- dhёnёs tё pashpirt
Vrasёs fёmijёsh,
gjyshesh,
Gra shtatzёna, burrash
Vrasёs poetёsh
Po ndёshkimi nuk u krye
Ligji ishte zhdukur nёn pala dollarёsh
Unё vazhdoj tё pres
Me durim e besim
Po pёrsёri ndёshkim
nuk pati
Krimi mё pёrqeshi nё
fytyrё.
PEIZAZH NJERZOR
Gra kurva,
plaka
Spitullaqe tё vonuara tё seksit
Tё nxjerrё nё ankand.
Burra kurva,
Hamshorё tё dёshtuar
Dashnoresh
mendjezhabash.
Drejtorё vemjexhinj,
Profesionistё
Jargёsh
Qё mbushin qytetin.
Propagandё boshe,
Facebook-istё tё fiksuar
Fёmijё pornonjohёs “eksellent”
Kinse modernё.
Motele me erёra kutёrbuese
Ku ekzekutohet ankandi i trupit
Dhe numёrohen paratё .
Burokratё tё trembur
Qё shohin e dinё gjithcka
Po nuk flasin
Nuk flasin…
2017
Comments
Post a Comment