KLITHMЁ DASHURIE
Thika i futёn pamёshirshёm
Njё ditё pёrvёluese nё qershor
Anёs plagёs sё ҫelur
Gjaku, ngrohtёsia, loti,
Frymonin pafajёsinё e tyre
Dielli digjte dhe qielli i rimtё ish
Asnjё gjeth s’lёvizte nё qershor.
Shpirt’ i rёnduar,
i therrur,
i shkelur,
i hedhur,
Zbriste nё gropёn e zezё
Ngadalё…
Kur ndjeu se iku plotёsisht
Dashuria,
Zemёn e plasi
Dhe e la tё thyhej copё-copё
Mbi trupin e drobitur e pajetё
Dielli digjte frymёn e shkretё
Dhe asnjё gjeth s’lёvizte
Ish qershor…
Nga libri "Klithem dashurie", botim Toena, 1996, Tirane.
Comments
Post a Comment