KLONIM I DETYRUAR - Vezhgim
Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim..
Aristoteli
Sa ёshtё i pranishёm nё sistemin arsimor shqiptar ky mendim i vyer? Fare pak, pёr tё mos thёnё aspak. Dihet qё cdo institucion arsimor ka njё staf pedagogjik dhe qё peshёn mё tё madhe e mbajnё drejtuesit e tij. Sikur dihet qё prindёrit ua besojnё atyre fёmijёn, duke shpresuar e pretenduar maksimumin nё arsimim dhe edukim. Tё njёjtёn gjё pretendojnё edhe mёsuesit, po ashtu edhe tё gjitha instancat e tjera deri nё nivel ministror, atje ku pretendohet tё hartohen politikat e strategjitё e duhura.
Shumё bukur! Cdo gjё tingёllon nё vendin e vet. Por realiteti nuk ёshtё ky. Realiteti i ashpёr shqiptar ёshtё krejtёsisht tjetёr gjё. Aq shumё e ndryshme qёndron situata sa tё gjitha dёshirat e pёrmendura mё lart mbeten ca sllogane reklamuese tё njё produkti tё skaduar.
E si mund tё pretendosh se e njeh Aristotelin dhe e zbaton atё cka ai thotё, kur nё shkolla tё caktuara mungojnё edhe mendja edhe zemra? Kur flas pёr mendje, nuk kam parasysh nivele akademike, sikur nuk kam nё mendje as nivele tё devijimeve mjeksore. Nё kёtё rast kam parasysh orientimin e mendjes drejt hartimit tё strategjive afatgjata e afatshkurtra , dhe tё taktikёs qё duhet ndjekur nё arsimimin e gjeneratave tё nxёnёsve.
Po kёshtu, kur flas pёr zemrёn e kam fjalёn pikёrisht pёr atё zemёr pёr tё cilёn flet edhe Aristoteli, dashurinё pёr njeriun, nё rastin tonё dashurinё pёr nxёnёsin dhe respektin e drejtёsinё ndaj kolegёve. Njё shkollё qё arrin t’i ketё kёta dy elementё nё unison me njёri-tjetrin ёshtё e paraparё tё “prodhojё” intelektualё tё mirёfilltё, njerёz me integtritet qё i kanё mё pas tё gjitha mundёsitё t’I venё dijet e tyre dhe zemrёn e tyre nё funksion tё zhvillimit shoqёror. Po nё rastet e kundёrta kjo nuk ndodh. Shkollat “cprodhojnё” gjenerata tё cilat nga viti nё vit bjerrin cilёsitё e tyre. Pёrfundimi : analfabetё me diplomё dhe antihumanё tё gatshёm tё sakrifikojnё cdo gjё pёr interesa tё ngushta parash. Dhe kur kёto elemente mungojnё tek drejtuesit e njё institucioni arsimor e edukues, cfarё pritet nga stafi, e mё tej, nga nxёnёsit qё nё shumicёn e rasteve klonojnё modelet qё I kanё pёrpara?
Pёrse ankoheni tё nderuar mёsues? Pёrse I shani nxёnёsit tuaj shumё herё edhe me fjalor rruge? Pёrse I diskriminoni kur ata nuk iu pёrgjigjen financiarisht tekave tuaja? Pёrse I diskriminoni me njёmijё justifikime , duke krijuar klasa preferenciale e nepotike? Shkollat publke janё dhe duhet tё jenё pёr tё gjithё njёlloj. Pёrse ulёrini nёpёr klasa nё vend qё tё shpjegoni? Pёrsei urreni nxёnёsit tuaj prej tё cilёve ju siguroni ekzistencёn tuaj “ profesionale” dhe jetike? Tё gjitha kёto nё fakt pёrbёjnё atё frymёn qё pёrcohet nga drejtuesit drejt stafit dhe nga stafi tek nxёnёsit he anasjelltas.
Pyetja ime ёshtё : Sa e duam Aristotelin?...
Comments
Post a Comment