TERRORIZMI BRENDA NESH


 kot presim barbarët, ata nuk vijnë. Vjen dikush që  ka qenë   parë  aty dhe ka ikur. Po ne nuk e dimë  a kanë  qenë   parë  barbarët këtu. Na mësojmë   presim dikë, të  cilin e emërtojmë  me lloj –lloj emrash. E kemi kollaj ta bëjmë  këtë  me një  diçka që  nuk ekziston. Pa provo të  ndryshosh emrin e dikujt? Emrin personal, emrin e një qyteti, fshati, shteti? Sot kjo gati-gati është  e pamundur. Individi nuk të  lejon sepse kështu ti cënon identitetin e tij, atë   e dallon nga të  tjerët të  përngjashëm. Shteti gjithashtu nuk të  lejon, përvce me revolta e luftra edhe këto nëse ia arrijnë  qëllimit. Por me diçka inekzistente është  e kollajtë. I ndërrojmë  emrat sipas interesave politike e të  momentit.
 një  deklaratë  për shtyp të  Kryeminstrit Izraelit, Benjamin Netanjhu, midis të  tjerash ai thotë : “ Cdo nënë  e baba duhet ta dëgjojë  e ta mësojë  këtë. Fëmijët nuk duhet të  luajnë  me balona,( tullumbace) të  cilat “mbijnë”  papritur nëpër oborret e kopshteve e shkollave ku janë  fëmijët izraelitë, sepse ato janë  bomba të  maskuara si lojë  fëmijësh”.
Nuk më  takon mua të  bëj vlerësime, por si një  qytetare e thjeshtë  e Botës e vlerësoj edhe këtë  herë  kujdesin e paçmueshëm të  Kryeministrit (e përcaktuar kjo si nivele vetanake ashtu edhe institucionale) për shtetasit e tij, të  shtetit të  tij, të  Kombit të  tij, posaçërisht për fëmijët.
Dhe trishtimi, ky armik ekspasionist, më  mbërthen. Mendoj për fëmijët tanë   cilët rriten në  mesin e këtyre “tullumbaceve terroriste”. Është  njëlloj tjetër terrorizmi që  na vret të  gjithëve ngadalë, pa bujë  e zhurmë, por në  fund na ka vrarë. Nuk e ndjejmë  sepse rritemi me të, mësohemi me të  dhe çdo gjë  na duket normale në  anormalitetin e saj.
A nuk është  “tullumbace terroriste” zhdukja e Universitetit? Jo se nuk ke, ke, po nuk ka student   cilët janë  produktë   mësuesve e pedagogëve. T i i ke vrarë  ata duke u vënë   duar këto “tullumbace”. I ke mësuar se shkolla është  një  vend ku mund të  kalojmë  kohën, ku mund të  paguajmë  për të  zhgarravitur shkresurina që  vërtetojnë  injorancën e vulosur me kënaqësinë  e një  loje me tullumbacë.
A nuk është  “tullumbace terroriste” zhdukja e modelit të  Punës? Jo se nuk punohet, por ajo është  aq e papërfillshme, sa ata që  vazhdojnë   punojnë  ndershmërisht, përcmohen, përbuzen, shkelen me kë mbë  me të gjitha mjetet që  pushteti u ofron, si e si që   kapardiset llumi, hipokrizia, snobizmi.
A nuk është  “tullumbace terroriste” konvertimi i çdo gjëje vetëm me para? Vlerësimi i dikujt vetëm nga llogaritë  bankare, ndërkohë   talent e  vërteta mendojnë  për bukën e përditshme, përditë ?
A nuk është  ky shkatërrimi i vërtetë  i vlerave të  njeriut, e më  tej, të  vlerave si komb? A nuk na çon e gjitha kjo drejt një  zhdukjeje të  butë ?
…dhe lista mund të  vazhdojë  me drejtësinë, shëndetësinë, ushtrinë, ushqimin-shkurt çdo gjë.
A nuk është  “tullumbace terroriste” sllogani i lirisë   fjalës së  lirë ?   këtë  rast tullumbacen e kemi gëlltitur që   gjithë, megjithë  fijen me të  cilën e kemi lidhur dhe bashkë  me të  shkojmë  nga fryn era derisa po ajo të  na pëlcasë .
Pyetja që  nuk më  le të  qetë  është  kjo: Kryeministri Netanjahu i paralajmëron shtetasit e tij për rrezikun që  u kanoset dhe jo vetëm kaq, i mëson të  mbrohen, me çdo kusht të  mbrohen. Sepse ai e do Popullin e tij dhe Vendin e tij. Po Fëmijët tanë dhe prindërit e tyre, të  gjithëve ne, kush do të  na  mësojë   mos u afrohemi “tullumbaceve terroriste”?



Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019