Posts

SIMBOLI – FIGURA ARTISTIKE QË HAPI RRUGËN E LETËRSISË NDRYSHE Letërsia mes dy periudhash kohore, ajo e viteve 1970-1980 dhe ajo e viteve 1980-1990 Tangente: Ballanca, Koreshi, Çela (1970-1980) / Keko (1980- 1990)

Image
Një kulturë ndodh që të mbijetojë qoftë edhe e cunguar. Kjo i ndodhi letërsisë shqipe në vitet 1944-1990. Jemi dëshmitarë të cungimit të kësaj kulture, sidomos në fushën e artit. Mjaft të kujtojmë Plenumet e herë pas hershme   të PPSH-së të cilat vetëm sa përpiqeshin të prisnin që në rrënjë çdo kërkim   artistik që mund të bëhej për hir të artit. Sikur nuk u lanë të lulëzonin edhe shumë vepra dhe shkrimtarë të kësaj kohe, të cilët padyshim që kishin një vizion të qartë për strukturat letrare si dhe për funksionin e artit si i tillë. Ky grup autorësh veç të tjerash kishte edhe një këndshikim tjetër për kategoritë estetike dhe rrymat letrare. Ishin një grup që përkundër kufizimeve të shumta, në kushtet e ndalimit pothuaj të plotë, arritën të merrnin të rejat e zhvillimit të artit dhe letërsisë botërore, gjë që sapo filloi të pasqyrohej edhe në veprën e atyre vetë. Ishte një përpjekje që mbeti për fat të keq në kuadrin e një përpjekjeje dhe aq, sepse nuk arriti të mbizotër...

KLONIM I DETYRUAR - Vezhgim

Image
Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.. Aristoteli Sa ёshtё i pranishёm nё  sistemin arsimor shqiptar ky mendim i vyer? Fare pak, pёr tё mos thёnё aspak.  Dihet qё cdo institucion arsimor ka njё staf pedagogjik  dhe qё peshёn mё tё madhe e mbajnё drejtuesit e tij. Sikur dihet qё prindёrit ua besojnё atyre fёmijёn, duke shpresuar e pretenduar maksimumin nё arsimim dhe edukim. Tё njёjtёn gjё pretendojnё edhe mёsuesit, po ashtu edhe tё gjitha instancat e tjera deri nё nivel ministror, atje ku pretendohet tё hartohen politikat e strategjitё e duhura. Shumё bukur! Cdo gjё tingёllon nё vendin e vet. Por realiteti nuk ёshtё ky. Realiteti i ashpёr shqiptar ёshtё krejtёsisht tjetёr gjё.  Aq shumё  e ndryshme qёndron situata sa tё gjitha dёshirat e pёrmendura mё lart mbeten ca sllogane reklamuese tё njё produkti  tё skaduar. E si mund tё pretendosh se e njeh Aristotelin dhe e zbaton atё cka ai thotё, kur nё shkolla tё caktuara mungojnё ...

KEMBANAT E ALARMIT - Vezhgim

Image
Qё sistemi arsimor shqiptar mbart problem tё mёdha, kjo tashmё ёshtё di ҫ ka qё dihet. Por nё kёta rreshta nuk do tё ndalem tek to. Pavarёsisht dёmit tё pariparueshёm qё kanё sjellё nё vite, me diplomime fiktive, ku vetёm njё pёrqindje pothuaj e pakonsiderueshme e kanё merituar notёn e tyre; pavarёsisht programeve xhongleriste mes shtepive botuese dhe Ministrisё; pavarёsisht etjes pёr para nё kurriz tё arsimimit tё fёmijёve nё breza tё tёrё; pavarёsisht ndryshimimeve tё vazhdueshme dhe tejfryrjes me dokumentacion pa infrastrukturёn pёrkatёse; pavarёsisht munges ё s sё kabineteve e laboratorёve dhe nё pёrgjithёsi tё bazёs didaktike tё domosdohme pёr realizimin me sukses tё njё ore tё thjeshtё mёsimore; pavarёsisht tё tё gjithё problematikёs qё rrjedh si pasojё e kёtij realiteti dhe qё cёnon drejtpёrdrejtё dhe vetё mёsuesit, po njёlloj nxёnёsit e prindёrit e tyre, dua tё prezantoj njё problem tejet madhor. Nёse kemi analfabetё le t’i mbajmё. Nёse “prodhojmё” sistematikisht tё till...

I PAKALLURI

Image
  Gjëma që ra në shtëpinë   e tyre ishte me të vërtetë e rëndë, shumë e rëndë dhe në morinë e vrasjeve të shumta që po ndodhnin në atë vit la gjurmë dhe tronditi të gjithë krahinën. Familjes Suati i vdiq djali i vetëm i   familjes dhe i gjithë fisit të tyre   plot me femra. Ishte 35 vjeç djalë, komisar policie në skuadrat e antidrogës, i emëruar në këtë post për ndershmërinë që kishte treguar edhe në kryerjen e detyrave të tjera në polici. Ishte i bëshëm, i gjatë, flokëkaçurrel e sykaltër, shkurt   një djalë shumë i pashëm që e kishin zili të gjitha vajzat e krahinës, pa folur pastaj për ato të fshatit që linin kokën për të dhe gjithësecila ëndërronte ta kishte   të sajin.   Ishte i hedhur, i shkathët, dhe kishte një intuitë në kryerjen e detyrave të caktuara. Dinte se si të sillej me të gjithë dhe për këtë arsye ishte në gojë të të gjithëve. Në ato kohë të turbullta qenia e tij dhe përkushtimi me të cilin drejtonte një nga komisariatet më problem...

KOHËKRUAJTJEJE - cikel poetik nga "Paqe pa profet",2012

Image
KUFIJTË Pshurrin kafshët Dhe territorin caktojnë, Presidentët Me gotat e uiskit në duar Kufijtë ndajnë, Fatet e kombeve, Globit vetë. EKUINOKS Kur, Universi cakton kufijtë e Ekzistencës, Dhe, Ekzistenca i cakton kufij Vetvetes, Aty, unë sillem, pa e gjetur Kufirin tim Kësaj  vije torturuese në mendje ! LËKURA IME Lëkura ime më vesh, Më mbron nga shiu Dhe në luftë është, Në luftë të përjetshme Se era e nxehtë vjen nga shkretëtira Po ajo qëndron si Pema-Mbret Në udhëkryqin e Mistereve Lëkura ime është në luftë me trupin që vesh Se kur Shpirti bie në Paqe, Trupi e ka rrëgjuar atë trishtueshëm, E ka sulmuar me rrudha si të çara ugari në dheun e butë, Dhe ajo çirret e vajton për atë që ishte, shkoi… Lëkurën time,që ende më mbron, Duan të ma heqin qafe Si një peliçe dhe aq, Po nuk ka një trup pa lëkurë. Mbi të cilën lakmia duart i djeg Në lojën e Vdekjes Kur faqen çik me Djallin. Pa kuptuar kurrë Misterin, E Rrënjës, E të P...

Poezi te reja nga vellimi i ripunuar "Shalom loti im".

Image
GATI PROFECI  Sa mё shumё heshtin ata qё duhet tё flasin, aq mё i rёndё ndёshkimi. Lёndimi vec  rritet brenda shpirtit, kur sheh patetizmin histerik vemjor, tek ze rrёnjё bri Pemёs Mbret. Po unё  nё heshtjen time rri dhe pres ҫastin. Ndёrkohё, i kam deshifruar tё gjitha shenjat, e di. Dhe pres… Vendi im indiferent   Vendi im indiferent pulit sytё ҫdo mёngjes dhe zgjohet. Shikohet plot dashuri nё pasqyrat e qiellit e tё detit dhe i buzёqesh vetes. Sa do desha njё grimёz buzёqeshje prej tij! Po ai nuk mё sheh. Jam njё e padukshme,  njё e harruar, popull, qё me sytё nga Qielli nё kёrkim tё Zotit Mbrojtёs, mbledh thёrrimet e fundit tё darkёs pa guxuar tё shohё sytё e fёmijёve tё vet. Vendi im indiferent nuk ka kohё, i zёnё  me plot gjёra tё mёdha, si fitimet, mashtrimet, premtimet. Nuk ka kohё vendi im pёr ...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019