INTELEKTUALI I LIRE?!...

Pamja që na shfaqet më së shumti në ekranet televizive,është ajo e fjalosësve të parfurmosur dhe këpucëve që shkëlqejnë, jo vetëm nga lart por edhe tek shojet farfuritëse. Gjithësecili që merr fjalën përpiqet “të argumentojë” pikërisht atë, të pa argumentueshmen.Duke e paramenduar veten brenda një demokracie të kulluar ata s’bëjnë gjë tjetër veçse vërtetojnë me të madhe të kundërtën. Mjafton t’i “gërricësh” pak në suazat e përfitimeve vetjake,sigurisht për publikun, politike,dhe menjëherë , këta intelektualë që marrin përsipër barrën e madhe të ndriçimit të mendjeve tona, barrën edhe më të madhe të drejtimit tonë, të zhvillimit e prosperitetit kombëtar,kthehen lehtësisht në origjinë.

Intelektuali shqiptar sot gjendet në një situatë absurde. Nga njëra anë është ai që kërkoi ndryshimin e sistemit politik dhe luftoi për të, në emër të lirisë së tij si qenie njerzore, në emër të lirisë intelektuale, dhe nga ana tjetër ai ndeshet me një rrafshim galopant të vlerave e insitucioneve të mirëfillta dhe zëvendësimin e tyre me antivlera dhe turmat.Vështirë të besohet se kjo turmë pasi duke qene pranë vdekjes zhduku çdo ndjenjë turpi, të mund të jetë një intelektuale e mirëfilltë! Edhe nëse e ka një mundësi që të informohet mirë , prapëseprapë, ajo ka një ide të turbullt mbi atë çka përbën forcën dhe dobësinë e Demokracisë.Sytë e saj e lejojnë të shohë vetëm horizonte të kufizuara dhe gjithnjë të njëjtat, dhe në atë që shikon, ajo gjithherë gjen konfirmimin e asaj çka duhet të shikojë.Sepse ajo ka koncepte të kufizuara, të ngulitura me ngut, pa kurrfarë imagjinate politike,dhe aq më pak kulturore.Dhe duke qenë e mbrujtur në të tillë formë ajo as që e çon nëpër mend të rrokë ndryshimet, të përvetësojë shpikjen më të madhe sociale të shekullit që është ndërvarësia e përgjithshme e fenomeneve. Sepse duan apo nuk duan turmat, bota është komplekse dhe funksionon si e tillë, sëbashku me njeriun, me intelektualin e mirëfilltë, i cili duke qenë pjesë besnike e këtij realiteti dhe e kësaj ndërvarjeje të fenomeneve sa të brendshme aq edhe të jashtme, ndryshon. Gjithnjë ndryshon. Ndryshon vetveten dhe kësisoj aspiron të ndryshojë edhe të tjerët.

Turma lëviz sipas nocioneve të palëvizshme, ku si bazë mendore ajo përdor vetëm një alternativë radikale. Kjo e çon në klasifikimin e shoqërisë dhe intelektualëve në veçanti, në “komunistë” dhe “antikomunistë”, një ndarje bardh e zi, që çon ujë pikërisht tek miopia politike.Turma shkon pas individit pa e vrarë mendjen e saj jointelektuale, se gjykimi i një individi mund të jetë edhe i gabuar, gabim që vetë ajo do ta vuajë në kurriz. Por për momentin as që e mendon një gjë të tillë. Ajo impenjohet në jetën kulturore e shoqërore nëpër koncerte nëpër sheshe, nëpër kolltuqe të panjohur nëpër salla edhe më të panjohura, thjesht që autoriteti ta shohë që ajo është aty , e gatshme; nëpër videoklipe pa asnjë vlerë artistike;ajo paguan gjithnjë paguan kulturën e munguar(ndoshta jo për faj të saj, por në këtë rast po flasim për një fakt, tepër kokëfortë),ajo paguan titujt shkencorë,por për fat të keq e gjitha kjo është tepër e sipërfaqshme. Mjafton një debat i thjeshtë dhe ajo del zbuluar. Mendja e saj nuk i reziston dot provës së jetës lakuriqe dhe të ashpër. Në këtë rast pa dijeninë e saj ajo shërben në ndërgjegjen e autoritetit si një “vonesë historike”,pashmangësisht e paevitueshme. Dhe me të vetën ajo ka arritur shumë lart, por nuk e kupton që pikërisht kjo gjë i shkon për shtat pushtetit i cili ndjehet më pak i kërcënuar.

Sigurisht, turma nuk e di se është ajo armikja më e madhe e sistemit të ri,për të vetmin fakt:nuk kupton!

Por për momentin ajo ndjehet mirë në padijen e saj ndaj edhe nënshtrimi është pa rezerva ndaj autoritetit.Dhe ky nga ana e tij vetëm sa bjerret pafundësisht, duke hequr edhe atë pak llustër që i kishte ngrirë . I mbeten tashmë vetëm fjalë të zbrazëta të cilat i përsërit me dëshpërim.Fjalë si: “nder, atdhe, komb, liri” që në një kontekst tjetër duhet të kishin vlerën e tyre të plotë e të vërtetë.

Gjithësesi,turma dhe drejtuesit e saj e ushtrojnë pushtetin e tyre fort që nga gërmadha shtetare, ushtrojnë diktaturën e tyre, sepse në këtë rast nuk kemi të bëjmë veçse me një diktataturë.Sepse tepër thjesht po shtrojmë pyetjen, a i gëzojnë kundërshtarët e regjimit në Shqipëri të drejtat e tyre?

A janë intelektualët të lirë?

Duke qenë një qenie me një botë shpirtrore të lartë, tepër i ndjeshëm dhe me vizione relativisht të qarta,duke qenë një qenie kaq i brishtë ai kërkon të përngjashmin e vet, ai kërkon gjithkund idetë që përfton intelegjenca, gjithnjë duke u ndeshur në një shoqëri ku kjo mungon. Dhe çështja nuk shtrohet brenda suazave të simpatisë apo antipatisë.Do të ishte një luks historik po qe se do të mbeteshim këtu, në kurthin ku bien të gjithë mendjeshkurtërit.Çështja ka të bëjë edhe me përvojën vetanake dhe të trashëguar. Është kjo përvojë që e ka bërë intelektualin të jetë i matur në veprimet e gjykimet e tij.Dhe ai në fshehtësi ushqen shpresën që një ditë të jetë i lirë për diçka!Që është shumë më tepër se të jetë i lirë nga diçka!

Në fshehtësi ai shpreson se një ditë marrëzia e turmës nuk do të jetë pa kufi dhe se ajo një ditë do të bënte atë që duhet: t’i iki diktaturës e t’i kthehet lirisë.

Po, a do ta bëjë, vallë?

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019