PIEDESTALI I VERTETE I MONUMENTIT TE CAR NIKOLLES

Mitrovica mbetet edhe për shumë kohë ëndrra e shumë njerëzve të thjeshtë. Mitrovica gjithashtu, mbetet “detyra e pakryer” e qeverisë aktuale në Republikën e Kosovës. Mitrovica mbetet po ashtu pjesë e fjalimeve të herë pas hershme të liderëve të partive në Shqipëri. Por jo pjesë e programeve strategjike kombëtare! Mitrovica ofron shumë diversitet zgjidhjejesh- kështu le t’i quajmë, për aq kohë sa nuk pranojmë një zgjidhje të vetme dhe të ndershme. Mitrovica është rasti kur elita e politikës Europiane mbetet asimetrike duke provokuar në këtë mënyrë zgjedhje të zgjidhjeve po ashtu, asimetrike. Nëse do binim në pozitat e një naivi do të besonim dhe do të shihnim se çështja e Mitrovicës, as që duhej të ishte formuar, por edhe në rastin e keq kur u gjendëm përpara faktit të kryer, (pasojë e çmimit që duhej paguar!!!), edhe në këtë rast, me naivitetin tonë të ndershëm historik do të kishim një zgjidhje historike të denjë për kombin tonë. Por meqë nuk jemi naivë, zgjedhjet komplikohen duke e çuar rrezikshëm zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës në moszgjidhje. Rrezikshmëria është e dukshme. Fakti që në kohën tonë nuk prodhohet më asgjë përveç hierarkive, e shtyn fuqishëm këtë zgjedhje të zgjidhjes drejt moszgjidhjes. Hierarkitë nga ana e tyre bëhen mbuloja më e mirë e rrymave të fshehta të interesave, prej të cilave del tek –tuk ndonjë, sa për të çorientuar publikun (nënkupto- NE, naivët), të cilat as që kanë lidhje me problemet e vërteta që në fakt e mbajnë peng këtë çështje. Dëshmia e sundimit të saj padyshim që është nxitja dhe përkrahja që u bëhet populistëve duke vazhduar lojën asimetrike të politikës së vet, e cila përfundon me etjen e ethshme për të projektuar karikatura të partive të mëdha kombëtare, që për ironi të fatit, janë në kundërshtim me njëra-tjetrën,(!!!!) duke pretenduar të parandalojnë formimin e një vullneti që shkon përtej kufijve të lejuar. Hierarkive nuk u lejohet të prishin këtë asimetri dhe as të përmbysin raportet. Hierarkitë kanë vetëm një detyrë- të tolerojnë autokratizmin duke e paraqitur si progres të demokracisë dhe lirisë. A s’po paraqiten të gjitha fjalimet rreth takimeve kështu? A s’po trajtohet Mitrovica, hiç më shumë, kështu? A s’jemi ne që vetëm hamendësojmë dhe përpiqemi të zbulojmë të vërtetën e mbulojës së interesave? A s’jemi ne që përpiqemi të kuptojmë rregullin e asimetrisë për të mbërritur tek e vërteta? Dhe e vërteta na duhet shumë në këtë rast. Në fakt , gjithnjë e vërteta duhet shumë, por ka çështje, sikur kjo e jona, që është një çështje tejet madhore, pasi që ka të bëjë drejtpërdrejtë me identitetin dhe vazhdimësinë, kur kërkesa për të mësuar të vërtetën merr një prioritet të jashtëzakonshëm. Por kjo e vërtetë ka tendencën që të “varroset” thellë e më thellë në dosje. Në këto kushte edhe kërkesa jonë e përligjur vështirësohet drejt realizimit, sikur vështirësohet edhe vetë realizimi i qëllimit final- vendosjes së paqes përfundimtare edhe në këtë pjesë shqiptare kaq shumë të përfolur. Dihet që Shqipëria dhe çështja shqiptare gjithnjë kanë qenë një kafshatë e fortë si për t’u thyer, ashtu edhe për t’u ndarë. Sikur dihet që Paqja nuk vendoset me traktate e rezoluta. Profesionistët e politikës e dinë mirë se derisa të arrihet tek hartimi i nje traktati apo rezolute, ka me mijëra traktate të tjera e rezoluta, të cilat publiku i thjeshtë e naiv- pra NE, i njohim me termin – BISEDIME. Ajo që nuk dimë, e vërteta, është çfarë ofrohet në shkëmbim? Cili është çmimi që duhet të paguajë kombi në shkëmbim të së drejtës së vet të mohuar? Kjo na çon në pyetjen tjetër po aq të rëndësishme : Cilët na përfaqësojnë, a janë edhe ata pjesë e hierarkive të politikës asimetrike europiane? A kanë ata një metodë për të mbrritur drejt qëllimit dhe a i besojnë me të vërtetë qëllimit të tyre? Dhe kjo pyetje na çon tek një tjetër pyetje: A është qëllimi i tyre i njëjtë me qëllimin e ekzistencës së çështjes kombëtare, apo kemi veç “ fjalë, fjalë, fjalë…-Shekspir” ? Nëse po, a munden këta politikanë të jenë të aftë të përmbysin pikërisht këtë asimetri të elitës? Kundrejt një çmimi të vetëm- të vërtetës? A do ishin në gjendje këta që të na ofronin shanse për të ndryshuar shanset e në këtë mënyrë të ndryshonin gjithë atmosferën e kësaj elite politike? A do ishin në gjendje këta politikanë të mos luanin me emocionet dhe aspiratën e popullit që kërkon paqe dhe vetëm paqe duke bërë sikur kanë bërë derimë tani duke ngritur një përmendore fjalimesh, deklaratash, premtimesh të cilat papritur degjohen vetëm brenda nekropolit të tyre, që pamundësia për të zgjedhur një zgjidhje të kësaj çëshjtjeje e lë thjesht, në moszgjidhje?
Duke patur parasysh të gjitha ato që i cekëm më lart, por duke mos harruar të përmendim edhe qëndrimin prej viktime!!!, një qëndrim taktik i serbëve, në lidhje me këtë çështje, qëndrim që jo vetëm tani por edhe në historinë e hershme (kujtoj qëndrimin e mbretit të Jugosllavisë, Aleksandër në kohën e përcapjeve të Qeverisë Shqiptare të Nolit për njohje), mendoj se “nuk duhet harruar për asnjë çast se asnjë sakrificë nuk do të ishte tepër e madhe për t’i shpëtuar fëmijët tanë nga luftra të reja dhe lot të tjerë.” ( Noli,1924, Societe des Nations Journal Officiel).


Botuar ne "Bota Sot"

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019