STRATEGJIA "SHAH-MAT"

Të shumta janë strategjitë që mendon një lojtar kur përpara ka një tabelë shahu. Por një është strategjia që ai zgjedh, një strategji që ai e përcakton mirë duke e njohur mirë kundërshtarin. Njohja e thellë e tij i jep atij padyshim përparësitë e kërkuara prej të cilave nuk ndahet dot. Por kjo tashmë është diçka që dihet dhe që ndiqet nga të gjithë teknikët që drejtojnë ekipe lojtarësh, apo edhe lojtarë që luajnë vetëm. Por ajo që dua teshtoj janë disa mendime që më lindin kur mendoj për këto strategji e taktika loje, por kësaj here kur këto nuk janë thjesht lojë, por veprime konkrete që mbartin me vete fate njerzore e kombëtare,ndryshojnë kurse drejtimi shtetar,ndryshojnë sisteme politike.
Së pari, të jesh në krye të një turme nuk është dhe aq e thjeshtë. Nuk mund të interpretohet lehtë dhe të anashkalohet fakti që pikërisht kjo turmë në një çast të caktuar mund të rebelohet ndaj “prijësit” të saj. Dhe kjo ndodh kur “prijësi” hyn në kontradiktë me të. Kjo mund të ndodhë edhe pa dashje, ndaj në të tilla raste “prijësi” harton një program thëniesh e veprimesh që i shkojnë turmës për mide, edhe pse e di që po mashtron, ose e thënë më ndryshe, më me elegancë ”duke deformuar realitetin”, për ta bërë thjesht më të kuptueshëm pikërisht për atë, turmën.Pra strategjia në këtë rast është mëse e qartë : të ketë turmën për vete, sepse vetëm kështu mund të ketë suksesin dhe mund të çimentojë pushtetin e vet, të “prijësit”. Kjo është njëra anë.Ana tjetër është taktika që pason e cila përqëndrohet në justifikimet e rradhës për veprimet e kryera, e cila rreket të mbushë mendjen e atyre që  mund të kenë luksin të mendojnë se e gjitha kjo është një çështje këndvështrimi e konceptesh. Nga këndvështrimi i “prijësit”  dhe nga  këndvështrimi i kësaj strategjie të mirëpërcaktuar, nuk bëhet fjalë për mashtrim e gënjeshtra, thjesht kështu i duket palës tjetër. Deri këtu punët janë në rregull dhe kështu do të vazhdojnë derisa turma të dashurojë dhe të besojë “prijësin” e vet, paçka se në individë të veçantë dhe veçmas turmës mendohet edhe ndryshe- siç vëren edhe Frojdi.
Dhe po të vëresh prijësit në kohë fushatash elektorale të gjithë, kush më shumë e kush më pak janë të kujdesshëm që të bëjnë turmën për vete, ta prekin emocionalisht me gjëra që ajo i ka më për zemër dhe t’u premtohet deri gjithçka, thjesht sepse këto janë ato që ajo turmë kërkon të dëgjojë. Kjo është një strategji e përdorur me sukses sepse dihet efekti i saj dhe rezultati që është i menjëhershëm: turma bëhet më e zbutur, më e manipulueshme dhe më e prirur të besojë atë që do.
Së dyti, të jesh në krye të turmës në vazhdimësi edhe kjo nuk është e lehtë.Po bëhet edhe e tillë. Sepse në këtë rast ecet në një terren të njohur mirë. Njihen mirë si kërkesat materiale, ashtu edhe ato afektive, dihen kufijtë e të pranueshmes dhe të të papranueshmes, njihet shkalla e mashtrimit dhe e gënjeshtrës, dihet se çfarë duhet. Por është e vështirë, sepse turma nuk ka taban, lëkundja më e vogël e besimit dhe dashurisë për prijësin e saj kthehet në një kasaphanë të vërtetë, në një uragan të vërtetë zemërimi.Nga ky këndvështrim përsëri strategjia është e përcaktuar dhe ndiqet një taktikë e thjeshtë por e sukseshme. “Prijësi” në çdo rast ka kujdes të krijojë me çdo invid pjesmarrës raporte afektive, gjithashtu ai di të bëjë dallimet e rastit sipas përkatësisë krahinore, riteve, traditave të çdo turme që në vetvte mbetet e tillë por që ka edhe ajo ato ndryshimet e veta joesenciale.Një prijës i suksesshëm që ecën në bazë të një strategjie e taktike të mirëorganizuar, jo të vetën, por të turmës, por për vete, suksesin e ka të garantuar. 
Duke qenë një pjesëz e kësaj turme , i dalë prej saj, ai ndjek instiktin e vet që i kujton Nastradin Agën me gjithë gomar.Na kujtohet që gomari ngordhi sepse Nastradini i pakësoi në mënyrë të vazhdueshme ushqimin. Por prijësit tanë jetojnë në kohëra moderne dhe tashmë e dinë që nuk ia vlen ta ngordhësh turmën dhe në të njëjtën kohë mund të pakësosh ushqimin rehat-rehat.Dhe përsëri turmën ta kesh për vete. Në lojën e shahut një lëvizje e tillë kur kundërshtari nuk ka nga lëviz më, ju e dini, quhet “Shah-Mat”!

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019