Posts

Showing posts from 2018

KËRMILLI MBRET

Image
Na ishte njëherë një mbretëri pa mbret. Mbreti kishte kohë që kishte vdekur dhe Princi nuk po kthehej ende nga udhëtimet e tij.Njerëzit ishin të shqet ë suar dhe të mërzitur. Pranë mbretërisë së tyre shtriheshin tokat e Mbretit të Zi, i cili mëse njëherë kishte dashur t’i bënte të vetat edhe tokat e Mbretërisë së Diellit. Prandaj, si mund të rrinin pa Mbret? U nisën lajmëtarët në të gjitha anët e mbretërive për të gjetur Princin. U kthyen pas ca kohësh, por pa e gjetur. Vetëm njëri nuk po vinte.   Kaluan shumë kohë, aq sa e kujtuan edhe Princin edhe Lajmëtarin të humbur përgjithmonë. Kur, një ditë, një re pluhuri u duk nëpër fushën poshtë kështjellës. Ishte Lajmëtari i fundit. I pangrënë, i rreckosur, i mbuluar nga pluhuri i rrugës aq sa mezi i hapte sytë. Turma e njerëzve i doli përpara për të marë lajmin që sillte ai -E gjeta Princin…! U nis menjëhërë pas meje…- tha ai dhe ra pa ndjenja në tokë. Kaluan edhe shumë ditë të tjera. Njërëzit po përgatiteshin për ta pritur Princin

POPULIZMI RREZIKU QE PAGUHET

Image
Që populizmi është një thjesht një stil politik i kësaj Epoke, kjo me sa duket është e evidente. Por  edhe që ky populizëm është ngritur në institucion, edhe kjo po ashtu është evidente. Por a nuk do të ishte më komode për të gjitha palët që ky populizëm të trajtohej thjesht si një pozicion ideologjik e filozofik?  E thënë ndryshe: të kthesh diçka në stil, e aq më tepër në një stil politik, do të thotë që të kesh hartuar në të njëjtën kohë strategji afatshkurtëra për të arritur atë që do. Në kontekstin tonë konfliktet sociale aq të prekshme nga të gjithë ne, bëhen kështu gati- gati të paprekshëm në opsionet që ofrojnë për zgjidhje. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse moszgjidhje të problemeve të shumta sociale, sodomos për ato më të prekshmet, për ato që janë kthyer në dukuri tipike të kësaj shoqërie. Në Shqipëri akoma më shumë   bie në sy etja e madhe për ta kthyer çdo gjë, pothuaj çdo gjë, në një maskaradë populiste. Kjo bie në sy në insistimin e fortë institucional për të an

Shenime mbi Protonizmin

Image
Protonizmi, në fund të fundit, është një teori letrare që kërkon nga kritikët letrarë të bazohen në veprën e autorit dhe jo në reputacionin që ka ai falë rrethanave të ndryshme në favor apo disfavor të tij. A është i aplikuar sa duhet teoria dhe filozofia e Protonizmit në kritikën tonë në Shqipëri apo edhe në vendet e tjera shqiptare? Mendoj se si përgjigje të kësaj pyetje, si fillim duhet të përcaktojmë a ka ekzistuar në letërsinë shqipe një kritikë e mirëfilltë letrare? Në këtë mënyrë vetëm sa e risjellim edhe njëherë debatin shumëvjeçar rreth kësaj çështjeje. Për fat të keq ende nuk është mbajtur një qëndrim zyrtar. Dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Ka mendime dhe opinione të ndryshme por në mënyrë më të përmbledhur e njëkohësisht edhe më të përgjithshme mund të themi se dallohen qartazi dy drejtime:  i pari, është qëndrimi i inspiruar dhe drejtuar nga ideologjia dhe në shërbim të saj; dhe i dyti: qëndrimi kritik ndaj veprave letrare pavarësisht kohës kur ato u krijuan. Nëse që

BYTHËGUDULISURI

Image
Paqja zotëronte në fundin e oborrit nga më të vjetrit në qytet, Ishte një fund oborri   që rrezatonte paqe, lumturi, dritë. Ishte i rrethuar me një rrjetë teli të tendosur mirë ku nuk mund të shihje asnjë të çarë. Duke përfshirë brenda tij edhe një fik të madh që kur vinte koha bënte ca kokrra që të shkriheshin vetë në gojë. Në fakt i gjithë oborri rrezatonte këtë mirësi gati-gati hyjnore, këtë paqe të shenjtë, që nuk e prishnin as të lehurat   pa kuptim dhe gjithë forcë mashkullore të qenve nëpër oborret e tjera edhe ato të paqta e gjithë dritë. As zënkat e përhershme të maceve e maçokëve që vetëm nxirrnin ca mjaullima të çjerra nuk e prishnin këtë paqe e dritë hyjnore. Në fund të oborrit me rrjetë teli qëndronin rëndë-rëndë ca pula të mëdha të kafta që i kishin marrë thjesht se ua   kishin lëvduar se bënin vezë. Po deri më atëherë ato vetëm suleshin si të marra drejt kokrrave të misrit dhe ishin gjithnjë të uritura, po vezë nuk kishin bërë, as edhe një kokërr të vetme për be. Po

Cikel poezish, tetor, 2018

Image
GATI PROFECI   Sa mё shumё heshtin ata qё duhet tё flasin, aq mё i rёndё ndёshkimi. Lёndimi ve   rritet brenda shpirtit, kur sheh patetizmin histerik vemjor, tek ze rrёnjё bri Pemёs Mbret. Po unё   nё heshtjen time rri dhe pres ҫ astin. Ndёrkohё, i kam deshifruar tё gjitha shenjat, e di. Dhe pres… Vendi im indiferent    Vendi im indiferent pulit sytё ҫ do mёngjes dhe zgjohet. Shikohet plot dashuri nё pasqyrat e qiellit e t ё detit dhe i buzёqesh vetes. Sa do desha nj ё grim ё z buzёqeshje prej tij! Po ai nuk mё sheh. Jam njё e padukshme,   njё e harruar, popull, q ё me syt ё nga Qielli n ё k ё rkim t ё Zotit Mbrojt ё s, mbledh th ё rrimet e fundit t ё dark ё s pa guxuar t ё shoh ё syt ё e f ё mij ё ve t ё vet. Vendi im indiferent nuk ka kohё, i zёnё   me plot gjёra tё mёdha, si fitimet, mashtrimet, premtimet. Nuk ka kohё vendi im

NJË QEN MBRETËROR NË RRUGICËN PAS VILËS PRESIDENCIALE

Image
Ha një kockë mbretërore Dhe nën këmbët e tij Një tjetër qen -jo mbretëror! Që pret me durim Të lëpijë Ç’mbetet E duke gërryer me përulësi Lutet Që pleshti të kërcejë Pikërisht në atë çast Që ai ta kapë, ta shtrydhë, ta mbllaçisë, E prej tij të mos mbesë gjë, Vetëm që mbreti i tij qen, të pushojë, i pasur, i nderuar, i mbytur në kënaqësitë e buçes predhë gjithë vrima ku duhmat e zhulanjosërve me certifikata princërore pushojnë me rradhë.                                                                                                   Nga vellimi poetik "Paqe pa Profet"

APOLOGJI MIZE

Image
  E ulur mbi hundën e burrit që po flinte gjumin e drekës përvëluese, miza po thoshte: -“Ja që edhe ne mizat mendojmë, dhe jo keq. Për besë, jo keq! Sidomos kur në tryezë ka plot gjëra të mira, të cilat njerëzit indiferentë i lenë të shkojnë kot. Atëhere ne mendojmë se nuk duhet të ndodhte kjo masakër, kjo braktisje, kur njerëzit të ngopur vetëm rrinë dhe vështrojnë. Përnjimend duam t’i shpëtojmë ushqimet e ngrata të lëna në mëshirën e fatit dhe atëherë sulemi që t’i ndihmojmë me gjithë dëshirën tonë, me gjithë transparencën e mendimeve tona, me gjithë dashurinë tonë, kurajon tonë. Sillemi e përsillemi rreth tyre, natyrisht për të studiuar sa më mirë vendin se nga duhet të fillojmë, dërgojmë korrierë njeri pas tjetrit, hyjmë, dalim shumë herë nga dritaret e hapura, sepse kështu mendojmë më mirë. As bëjnë edhe njerëzit kështu, kur nuk kanë të mendojnë di ç ka me rëndësi? Edhe ata hyjnë e dalin njëmijë herë në minutë, ngrihen po të jenë ulur, e ulen po të jenë ngritur? Flasin k

LUBIANKA ose "Nata e Poetit të Vrarë".

Image
Në verën e vitit 1952, një grup i shkrimtarëve më të shquar   të prozës dhe poezisë së Yiddish( hebraishte e Europes Lindore, kryesisht ne Poloni),   në Bashkimin Sovjetik jetuan ditët e tyre të fundit në errësirën e burgut të Lubjanka të Moskës, të kapur nga ingranazhet e mekanizmit të sigurisë së shtetit të Jozef Stalinit. Shkrimtarët u arrestuan në fund të viteve 1940 në kuadrin e   spastrimit anti-semite të Stalinit, të cilat në mënyrë specifike synonin gjuhën yiddish. Ai mbylli gazetat jidishtese dhe shtëpitë botuese dhe i dëboi intelektualët kryesorë letrarë në punë në fabrikë. Një grup prej 15 vetash u mbajtën pa asnje komunikim, pa asnje leje dhe pa asnjë të drejtë, thellë brenda në burgun famëkeq të   Lubjankës. "Ky nuk ishte një provokim i rastit", shkroi më vonë Joel Sprayregen, një avokat dhe aktivist i Çikagos. "Stalini besonte se ai mund t'i shtypte hebrenjtë e Rusisë me një vrasje masive duke shkatërruar kulturën dhe gjuhën e tyre në err

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019