Protonizmi, në fund të fundit, është një teori
letrare që kërkon nga kritikët letrarë të bazohen në veprën e autorit dhe jo në
reputacionin që ka ai falë rrethanave të ndryshme në favor apo disfavor të tij.
A është i aplikuar sa duhet teoria dhe filozofia e Protonizmit në kritikën tonë
në Shqipëri apo edhe në vendet e tjera shqiptare?
Mendoj se si përgjigje të kësaj pyetje, si fillim
duhet të përcaktojmë a ka ekzistuar në letërsinë shqipe një kritikë e mirëfilltë
letrare? Në këtë mënyrë vetëm sa e risjellim edhe njëherë debatin shumëvjeçar
rreth kësaj çështjeje. Për fat të keq ende nuk është mbajtur një qëndrim zyrtar.
Dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Ka mendime dhe opinione të ndryshme por në mënyrë
më të përmbledhur e njëkohësisht edhe më të përgjithshme mund të themi se
dallohen qartazi dy drejtime:
i pari, është qëndrimi i inspiruar dhe drejtuar
nga ideologjia dhe në shërbim të saj; dhe i dyti: qëndrimi kritik ndaj veprave
letrare pavarësisht kohës kur ato u krijuan. Nëse qëndrimi i parë në një farë mënyre
e ka marrë përgjigjen nga vetë koha, duke u bërë pak nga pak i përjashtuar nga
mendimi kritik serioz,
ndryshon puna me qëndrimin e dytë, në të cilin bie në sy
një element shumë interesant, ai i polemikës. E, pikërisht këtu qëndron edhe
problemi i vërtetë me kritikën në letrat shqipe, sipas mendimit tim. Jemi përpara
një fakti që shkruhet kritikë, por kjo në shumicën e rasteve është thjesht një
evidentim i sforcuar vlerash të pritshme, por të munguara. Por edhe shkrimeve
kritike që kthehen në polemika mes dy a më shumë autorësh dhe kjo, jo për
vlerat e vërteta të veprave në fjalë, por për qëndrime individuale të këtyre
autorëve në lidhje me probleme të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Aq
shumë tërhiqen shkruesit e këtyre teksteve nga shkrimi i tyre, sa harrojnë edhe
vetë thelbin e qëllimit të ekzistencës së kritikës letrare si te tillë!
Ka edhe
një qëndrim të tretë(të rëndësishëm- sipas meje [M. E.] ) ai i kërkimit të vërtetë
shkencor në rrugën e të cilit studiuesit e kritikës eksperimentojnë, hulumtojnë,
japin përfundime, evidentojnë fenomene letrare e risi procedesh artistike, venë
në ballancë pikëpamjet e ndryshme filozofike dhe estetike të autorëve.
Sigurisht
që marrja e informacionit më të gjerë dhe dëshira për të qenë në lartësinë e
mendimit botëror të kritikës letrare bën që shumë nga kritikët të kërkojnë me
ngulm edhe rrugën më të mirë për ta, për të arritur deri tek përfundimet e
duhura. Kjo do të thotë që kemi një laryshi interpretimesh rreth veprave apo
dukurive letrare dhe përpjekje për të respektuar disiplinën shkencore. Kjo
laryshi sigurisht që ka anën e saj të mirë por nga ana tjetër tregon që kjo
kritikë në këtë kohë dhe në këto nivele nuk e ka gjetur ende një rrugë të vetme.
Kjo në fakt edhe duhet kuptuar mirë. Nuk e kam fjalën për një unifikim të saj. Jo!
Ne sapo kemi dalë nga një unifikim vlerash dhe nuk mund të bëjmë përsëri të
njëjtin gabim. Bëhet fjalë për metodologjinë që duhet ndjekur në raport me
vlerësimin dhe kuptimin e një vepre letrare dhe kjo pastaj të na çojë vetiu në
rrugë të ndryshme por që finalizohen prej një qëllimi. Në se vazhdojmë me
kërkime të këtij niveli me këtë mënyrë ne pranojmë paaftësinë tonë për të qenë
më vizionarë për të ardhmen e vlerave të letërsisë sonë.
Nisur edhe nga kjo tablo e shkurtër, mendoj se në
Shqipëri nuk është aplikuar teoria dhe filozofia e PROTONIZMIT në kritikën
letrare(ndoshta me ndonjë përjashtim të veçantë!)Jemi dëshmitarë të
ekspansionit mediatik kundrejt vlerave të shkruesve politikanë, për t’ju veshur
atyre edhe rroba që nuk u bëjnë e nuk janë për ta. Thjesht nisur nga
reputacioni politik që ata gëzojnë në shoqërinë shqiptare. Botimet e paraqitura
në Panairin e fundvitit të kaluar e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Dhe kjo nuk
është hera e parë... Është e tepërt të theksojmë një për një argumentet që
tregojnë se çfarë dëmi të madh krijon një “kritikë” e tillë në mendjet, informimin
dhe edukimin e publikut, sidomos atij të ri. E nëse do të ishte aplikuar gjerësisht
kjo teori dhe filozofi në të kuptuarit dhe të vlerësuarit të veprave sigurisht
që do të kishim një tablo krejt tjetër. Edhe nëse autori do të ishte një figurë
e njohur publike, ajo përkatësi nuk do e dëmtonte aspak imazhin e tij si
krijues i mirëfilltë. Dhe mbi të gjitha do të pranohej si i tillë në komunitetin
e letrarëve, do të shmangeshin polemikat patologjike e të panevojshme, veprës
do t’i jepej vendi që i takon. Metodologjia që buron prej filozofisë dhe teorisë
së Protonizmit e mundëson një qëndrim të tillë, e bën letërsinë më të “kapshme”
edhe prej një lexuesi profan, po ashtu edhe prej një studiuesi të mirëfilltë të
letërsisë, e sigurisht, prej një kritiku serioz. Gjithashtu do të kishim më
shumë përfundime rreth vlerave të veprave letrare dhe do të ishim kësisoj më të
qartë në mendimin tonë për të përgjithësuar dukuritë e ndryshme letrare dhe për
të përcaktuar risitë, drejtimet, për të definuar nëse kemi fenomen letrar apo
jo. Gjë që padyshim letërsia dhe lexuesi e presin ta dëgjojnë pikërisht nga kritika!
Ky shkrim është
botuar ne gazetën “Nacional”,
Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.
ReplyDelete