DASHURIA Një mendim i rrëmujshëm



  Dashuria është përfaqësuese e denjë e egoizmit ekstrem.Sa më e fortë të ndjehet ajo, aq më egoisteshtë personi që e mbart. Paradoksale?
 Jemi  mësuar ta kundrojmë dashurinë si një gjë   hyjnore, të brishtë, të papërsëritshme, unike. Jemi mësuar ta përkëdhelim, t'i përkushtohemi deri në fund. Jemi mësuar ta njohim si diçka mistike. Jemi mësuar të themi:"Jam i lumtur se dashuroj!" Këto janë njëra anë, ana e mirë, e dukshme, njëlloj si lajmet në TV.
Dashuria nuk është kjo që duket. Dashuria është hyjnore, po, sepse ndjenja vjen pikërisht atëherë kur s'e pret. Dhe kurrë nuk shpjegohet përse. Më të rrezikshmet janë dashuritë me shikim të parë, sepse janë më të fuqishmet, më xhelozet, më të papërmbajtëshmet. Kjo nuk ndodh gjithmonë. Janë të pakta çiftet që kanë fatin të kenë një dashuri fatale.
          E brishtë? Po dhe jo. Po, sepse me të vërtetë ajo paraqitet e tillë, luan mes kapricove dhe tekave të veta dhe gllabëron edhe ty , gjithësesi. E brishtë në një këndvështrim, në atë të ekuilibrimit të marrëdhënies. E meqë ajo është në vetvete tejet dyshuese, brishtësia e saj ushqehet nga ky dyshim e ndaj ajo të krijon idenë se është e tillë. Po në të vërtetë ajo ështrë edhe dicka tjetër. E egër, kafshuese, torturuese, shkatërruese. Është një dualitet  i pandashëm sa plotëson njëri, po aq plotëson edhe tjetri dhe të dy sëbashku  ngrenë ngrehina të frikshme ndjenjash.
          Dashuria është ëndërr. Ndoshta ëndrra më mashtruese dhe më e bukur se çdo gjë tjetër. Një ëndërr shkatërruese sepse për fat të zi e merr për të vërtetë. E kërkon të jetë e tillë. Kërkon prej saj gjithçka. Ripërmason veten, botën, njerëzit dhe pastaj vuan. Vuan sepse kupton se asgjë nuk është ashtu si duhet të jetë. Askush nuk përpiqet të realizojë diçka me të vërtetë të mirë. Askush nuk e sheh dashurinë si një mjet për të rigjeneruar vetveten, për të mbajtur një shpirt gjallë, për ta bërë sado pak ëndrrën realitet.
          Jo. Dashuria është tepër egoiste. Ajo shihet vetëm si një mjet për të ngushulluar veten, gjithmonë vetëm veten. Ego e paskaj.
          Është fatale, sepse duam që ëndrra të jetë realitet me çdo kusht. Kapemi pas saj si i mbyturi pas fijeve të flokut për të shpëtuar çmundet nga shpirti i vet i gënjyer barbarisht.
          Dhe kur e kuptojmë se nuk mund të shpëtojmë asgjë, atëherë pranojmë vetvdekjen e shpirtit. Ajo është e gjatë, torturuese, shkatërruese, e dhimbshme, ndoshta më e dhimbshmja gjë njerëzore.
          Për të s'kanë më vlerë nocionet e adoleshentëve, dashuri e madhe, pasion i zjarrtë, lumturi…
          Për të, ato nuk ekzistojnë, - brutalisht, me një dritare realiteti ajo i hedh tutje sikur kurrë. Barazitizmi i saj është shumë i thjeshtë dhe aspak romantik e poetik, i brishtë apo elegant. Për të:
          Dashuri e madhe = mirëkuptim
          Pasion i zjarrtë = seks
          Lumturi = rehati
          Po në rastin më të mirë shtupa njerzore as që e vret mendjen, ajo thjesht jeton, e nganjëherë kur i duhet të pushojë  bën ndonjë pyetje të tipit si:
          Përse ka varfëri ? -Deri kur do të ketë varfëri ?
          Përse ka luftë ? -Deri kur do të ketë luftë ?
          Përse ka vdekje ? -Deri kur do ketë vdekje?
          E pasi pret pak për të marrë ndonjë përgjigje qe s'e merr, bën atë që kishte bërë më parë njëlloj, - Jeton.






Comments

  1. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    ReplyDelete

Post a Comment

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019