VRITE “MANDARININ” TËND !



 Si vis pacem, para bellum! - Në qoftëse do paqen, përgatit luftën. Po a e përgatitën luftën palët pjesmarrëse ? Apo e thënë ndryshe, a e duan ata paqen? Zor se’… Edhe njëhere që shqiptarët, apo ata që pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, as që e kishin menduar ndonjëherë paqen dhe të gjitha llogaritë e tyre  i kishin bërë vetëm me luftën.Një luftë e egër, e pamëshirshme, e tmerrshme, por ç’është më e keqja, e kamufluar brenda retorikës së oratorisë. Ku ne nuk guxojmë të ndihemi  të pranishëm në dëshirën për shpresën tonë më të lartë-jetën. Ajo na bëhet e mërzitshme si dashuriçkat amerikane të telenovelave larg pasionienve të mëdha e të rënda kontinentale. E duam rrezikun brenda vetes, por nuk e kërkojmë. Llogaritarët e ndjenjave tona janë tepër të zënë me luftën dhe (mos) paqen e tyre. Për ta është shumë e rëndësishme që të “lundrojnë” në këtë det votash, kundërvotash,dhe gjithwfarwlloj marifetesh statistikash tw rrejshme dhe nuk është aspak e rëndësishme te jetojnë. E nëse nuk dëshirojnë të jetojnë atëhere i bie që të kenë vdekur. Kjo duket nga qëndrimi që mbahet fill pas fitores (humbjes). Çfarë ndodh? Mbyllen sytë dhe  krejt njëlloj si para një njeriu që ka vdekur krejt papritur,  fillohet të thuhen vetëm gjëra të mira për të, gati-gati i hymnizojmë vetitë e tij deri më atë pikë sa vesin e paraqesim si një virtut, dhe tepër të çmuar madje.  Ky qëndrim, për të cilin fituesi (humbësi) nuk ka nevojë fare, kalon përtej, atje ku njeriu i gjallë, ai që e mban në jetë pikërisht atë, fituesin, (humbësin) nuk ekziston. Natyrisht, fituesit dhe humbësit bashkë me ta, shkurt palët në luftim, nuk mund të ndalen para delikatesës së ndjenjave e mendimeve tona. Dhe kjo nuk përbën një enigmë intelektuale. Thjesht kështu ndodh. Fitues dhe humbës përballë njëri-tjetit ku njera as që e mendon veten në vendin e tjetrit. Dhe mbi të gjitha as e pranon për faktin e thjeshtë se nuk mund të pranojë humbjen e vet. Kur dihet që këto janë disa koncepte dhe fakte prej të cilave nuk shmangesh dot dhe për të cilat je i detyruar të mendosh dhe të kesh një qëndrim vetjak e të mirëpërcaktuar. Kjo me sa duket është edhe arsyeja që i shtyn palët drejt kompromiseve, të pranojë që humbja kishte një pjesë edhe për të, por të mos pranojë rëndësinë e kësaj humbjeje si mohim të fitores, për të cilën kjo humbje e njërës  palës nuk i kishte sjellë asaj asnjë motiv. Duke i shtyrë palët drejt heqjes se shtresave të vëna nga qytetërimi-drejt Luftës, duke i bërë palët të besojnë se janë heronj, duke na e paraqitur kundërshtarin si armik të përbetuar që duhet provokuar me çdo kusht, dhe që u duhet dëshiruar edhe vdekja, duke mos i lënë të ndalen më tek ata që mund të ishin njerëzit e tyre të dashur dhe duke i identifikuar ata njëlloj me armiqtë. Duke shfaqur hapur neverinë e vet të thellë reciproke, shkohet rrokupujë drejt humbjes së madhe e të pakthim, e të pa shpresë. Atëherë çështja shtrohet: mos duhet që fituesit dhe humbësit t’i përshtaten luftës? A mos duhet të pranohet që duhet të bëhet një gjysëm kthese dhe njëherë të vetme të tregohet e vërteta? Mos është më mirë që në mendjet e të gjithëve ne, fitues e humbës, t’i lihet vendi që i takon, i plotë, i pacënueshëm, qëndrim që deri më tani është shtypur me kujdes? A nuk na çon kjo në realizimin e detyrës kryesore të çdo qenjejej njerëzore, detyra e parë e të gjithë të gjallëve- përballimi i jetës? Mos duhet të ngrihemi fuqishëm kundër dëshirës së fshehtë njerzore për të shkatërruar jetën, qytetërimet, për të vrarë njerëz nëse këto vrasje do t’i shërbenin atij vetë. Në një nga veprat e Rusoit  kërkohet nga lexuesi që pa lëvizur nga Parisi, vetëm me forcën e vullnetit të vrasë një mandarin kinez në Pekin, sepse kjo vrasje do t’i sillte atij vetë shumë përfitime? Është koha. Është koha që proverbi: “Vrite mandarinin tënd”, të mbetet thjesht një e kaluar, është koha kur palët të mos shihen më si armiq mes njëri tjetrit dhe ku të “gjithë mandarinët” të ndjehen të sigurt, ku ne të jemi të sigurt e mes palësh kundërshtarësh politikë paqësorë, drejt paqes.

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019