Gënjeshtra, popull dhe liri

Pse duhet të luftojmë fort për të vërtetën e fshehur pa pasur frikë nga gënjeshtra shtetare-prindërore.

Të gënjesh një fëmijë nuk është veprim aq i pafajshëm  sa pandehin shumica e prindërve.Të gënjesh një fëmijë në thelbin e vet ka të bëjë me ushtrimin e forcës së prindit ndaj tij, duke ia mohuar kështu menjëherë të drejtën për të marrë vesh se si është e vërteta. Në këtë mënyrë fëmijës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të besojë verbërisht prindin e vet, dhe kjo zgjat deri në çastin kur fëmija e ndjen se në këtë lloj forme është vënë në lojë nga vetë prindi i tij, të cilit i ka besuar. Si i Vetmi Autoritet Besimi.
Gjithashtu, në mënyrë gati të pavullnetshme prindi realizon me pendatësi  parimet bazë të një shoqërie borgjeze, parimi kryesor i së cilës, shtylla me të cilat ajo mbahet prej çdo individi me hir apo me pahir, është parimi i kërcënimit dhe forcës. Dhe fëmija duke u ndjerë vazhdimisht nën këtë trysni marrëdhëniesh tkurret në vetvete dhe fillon të bluajë me mëndjen e tij reagimin. Ai është një qenie njerzore dhe si çdo qenie tjetër  njerëzore për çdo veprim do të ketë një kundërveprim, do të ketë një reagim. Në këtë mënyrë padashur, prindi autoritar dhe në emër të këtij autoritarizmi kundrejt fëmijës, në vend që të mbjellë dashuri, rrit urrejtje. Se është një moment tragjik, do të thosha, kur fëmija e kupton se me të është abuzuar, ai është vënë në lojë dhe është pikërisht ky çast që ndryshon krejt rrjedhën e mëtejshme të tij. Ai nuk mund të jetë më ai i pari, ai nuk beson, ai kërkon të dijë përse me të u sollën në atë mënyrë, dhe kur kupton se ai është kërcënuar për hir të ruajtjes së pozitave të të parit, për hir të pushtetit absolut, ai sigurisht që ka një reagim. Po prindi është i verbër, është i dashuruar me vetveten aq shumë sa nuk arrin të shohë kasaphanën që bën, është kaq shumë i dhënë pas pushtetit të tij absolut sa për të nuk është me rëndësi më se kush i vuan pasojat, mjafton që ai pushtetin e tij e ruan të pacënueshëm. Por kjo është ajo çka ai kujton, sepse në të vërtetë gjërat nuk qëndrojnë më kështu.
Nëse  jemi pak të vëmendshëm ndaj çdo deklarate shtetare e partiake do vërejmë që ky parim, parimi i kërcënimit dhe forcës me anë të gënjeshtrës, që në këtë rast nuk ka të bëjë më veç me një fëmijë, por me një popull, është tepër i dukshëm. Sepse qëllimisht luhet nga pushtetmbajtësit me dy nocione, që në të vërtetë janë të kundërta, paçka se duken në pamje të parë të njëjta. E kam fjalën për mendimin e vërtetë i cili dallohet nga ai i gabuari, i rrejshmi. Mendim i vërtetë do të thotë t’i njohësh gjërat nga shkaku i tyre i parë. Po nëse themi që kemi arritje të mëdha, më të mëdhatë në vitet e „sundimit demokratik” atëherë thelbi i këtij mendimi është i gabuar, siç është e gabuar edhe fshehja e fakteve lehtësisht të perceptueshme, thëniet dhe kundërthëniet mediatike, gjithnjë në emër të pushtetit absolut; kërcënimet që pasojnë këto thënie e kundërthënie; dhe në këto kushte forca shtetare realizohet lehtësisht, e pakundërshtuar ende nga populli-fëmijë. Kjo sepse ne ende jetojmë kohën e posttragjizmit, i cili pa dëshirën tonë i hap rrugën forcës dhe antilirisë. Dhe është kaq e dukshme kjo sa mjafton të sjellim para syve sjelljen e popullit-fëmijë, një sjellje që për ata që nuk e dinë funksionimin e këtij mekanizmi, gënjeshtër-pushtet, e marrin për një indeferentizëm ekstrem. Por në të vërtetë nuk është kështu, në këtë rast thjesht kemi një mpirje nga frika që shkakton pikërisht kjo gënjeshtër monstruoze, që pasohet sigurisht me kërcënime dhe forcë administrative. Dhe të mendosh që jemi një vend mes Lindjes dhe Perëndimit, efekti i këtij pushteti plazmuar me forcë shumëfishohet Nuk e përmenda rastësisht faktin gjeografik e historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një nga aksiomat filozofike të Lindjes, të ekzistencës së pushtetit është se „nuk duhet zbuluar e vërteta ndaj verbërisë marrëzisë dhe çoroditjes së atyre që janë të destinuar të rrojnë në lajthitje e padije”. Një thënie që fillesën e ka pikërisht tek autoriteti prindëror, fisnor, klanor, shtetar. Në këtë rast duket se”kërraba” tërheq nga Lindja. Por duke qenë edhe pjesë e Perëndimit kemi një dashuri të përzier dhe me shumë nuanca respekti për çdo gjë perëndimore. Një status i tillë sjell politika të shumëfishta dhe një rendje të vërtetë drejt mbulimit të fakteve. Ato dihet, janë kokëforte dhe padashur mund të zbulojnë të kundërtën e asaj që thuhet për momentin. Po ky status gjeneron edhe frikën e individit ndaj pushtetit absolut dhe kjo frikë e paralizon atë deri atëherë kur ai përfundimisht dyshon për funksionin prindëror të pushtetit. I gënjyeri në këtë rast është populli i cili nuk e di si është e vërteta, por që në rastin më të mirë kur bëhet i ndërgjegjshëm dyshon. Dhe të dyshosh do të thotë të luftosh.Të luftosh fort për të vërtetën e fshehur pa pasur frikë nga gënjeshtra shtetare-prindërore!

MIMOZA EREBARA
Tiranë, 2015


Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019