Posts

Showing posts from July, 2017

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

Image
“Nёse hunda e Kleopatrёs do tё kishte qenё mё e shkurtёr e gjithё faqja e dheut do tё  kishte ndryshuar”, (Paskal Blez, Mendimet, fq.78,Plejad 2005, Tiranё) Jo pa qёllim e fillova shёnimin tim me kёtё thёnie tё Blez Paskal. Pёr analogji, nёse shkruesja e parathёnies sё botimit shqip tё vёllimit poetik “Tempulli i vetmisё”, tё autorit izraelit Zvika Sternfeld, Alisa Velaj, do tё ishte pёrqёndruar mё gjatё nё kuptimin dhe zbulimin e kuptimeve dhe simboleve hebraike, kjo parathёnie e thjeshtё dhe modeste do tё ishte krejtёsisht njё gjё tjetёr. Ёshtё e domosdoshme pёr njё kritikё serioze qё minimalisht, informacioni qё u jepet lexuesve tё jetё i saktё, sidomos kur ky informacion ka tё bёjё me njё kulturё tjetёr, tё panjohur. Pikёrisht pёr kёtё, saktёsia duhej tё ishte e padiskutueshme. Por ҫ ’ndodh? Nё botimin shqip tё “Tempullit tё vetmisё” tё poetit Zvika Sternfeld, botim 2016, Tiranё, Shtёpia Botuese Emar, nё vetёm dy faqe, 3-5, jepet informacion i shtrembёruar nё pёrpjekje...

ZMBRAPSJA VIKTORIANE

Image
Damnat quod non intelligit- E dënoj, meqë nuk e kuptoj – thonë latinët dhe për mendimin tim kjo është edhe thënia që do t’i shkonte më së miri gjendjes së sotme  të pasqyrimit të  kulturës shqiptare. Në fakt dënimi në këtë rast ka të bëjë thjesht me heshtjen mediatike që pason jetën e vërtetë artistike dhe zhurmën e pafre të  po kësaj mediaje që zbulon talente, virtuozë, gjeni. Dhe po të monitorosh fjalorin e prezantimeve që bëhen, të bie që në çdo tre veta dy janë gjeni të artit!. Një kulturë e një vendi nuk mund të kuptohet duke patur  parasysh vetëm disa autorë apo shfaqje, aktorë apo regjizorë. Është njëlloj sikur të ngresh sytë drejt qiellit dhe të shohësh vetëm disa yje në vend të miliardave e miliardave  që i japin me të vërtëtë bukurinë këtij qielli.  Nuk mund të kuptohet thjesht me një listë  të caktuar, nganjëherë nga nomenklatura të caktuara, apo se thjesht ata të “përzgjedhurit” janë edhe çizmelëpirës të pushtetarëve të politikës...

"GRURË-GRURË, MISËR-MISËR!"

Image
Të gjithëve na kujtohet loja e fëminisë “grurë-grurë, misër-misër”, ku “grurë” thuhej kur dikush nga lojtarët që kërkonte të tjerët e fshehur afrohej dhe “misër” kur po ky lojtar largohej. Kështu shfaqen dhe zhduken edhe lojtarët e politikës shqiptare. Njëlloj si fëmija, këta lojtarë sillen rreth një qarku të mbyllur që në themel ka empirizmin politik. Boll të përmendim faktin që e gjithë politika e çastit ndërtohet dhe ekziston vetëm përmes faktit, Është fakti që udhëheq, është fakti që përcakton është fakti që përmbyll procese, ide, sisteme apo rryma të “ndryshme” politike. Në historinë tonë si komb kemi plot etapa të dështuara si pasojë e rendjes pas faktit dhe të ndërtimit të të gjithë politikës e ekonomisë në bazë të tij, në baza empirike. Gati-gati kjo përbën një traditë. Nga ky këndvështrim,  të thuash se një lojtar kryesor i kësaj politike në themel të veprimtarisë së tij dhe të idesë së tij është empirik, kjo me të vërtetë që përbën një nga fatkeqësitë e këtij kombi, p...

DILEMA E NJË REALITETI

Image
Cili është realiteti që na u shpërfaq gjatë gjithë kësaj kohe fushate intensive zgjedhore. Padyshim që në kujtesën tonë vizive lëvizin turma të mëdha që zotërojnë sheshet, herë veshur në blu e herë veshur në të kuqe, pak rëndësi ka. E rëndësishme në këtë rast është prania e mijëra njerëzve nëpër mitingjet, prej të cilave një pjesë e mirë e tyre presin zgjidhjet përfundimtare për të gjitha problemet e hallet idividuale që kanë. Popull që mbështet, popull që bërtet, popull që pret. Popull që hesht. Me besnikëri e devotshmëri për t’u pasur zili. Për mua një dilemë e tillë përgjegjësivisht e lartë gjithmonë më krijon mundësinë për të abstraguar rreth këtij fenomeni. Kemi përpara një popull aktiv që lehtësisht evidentohet si një politikë e gjallë ku populli i “paditur” shpërfill haptas “diturinë”e politikanëve. Për të është e lehtë, ose ka një zgjidhje, ose nuk ka. Stërhollimet filozofike, bukuria spektakolare, latimi i kujdeshsëm i frazave nëpër mitingje, elokuenca nëpër debate, fakte...

DIALOGU –FORMË E EKZISTENCËS

Image
“Dialogu s’është veçse një nga format, ndoshta më e larta e simpatisë kozmike” (O.Paz). E thënë ndryshe  dialogu është një nga mjetet që njeriu përdor për të realizuar ekzistencën e vet.Kështu ka ndodhur prej mijëra vjetësh dhe kështu ka ecur njerëzimi.Të ekzistosh, të jesh, të gjallosh , të jetosh në jetën që na është dhënë do të thotë të pohosh në çdo çast vetveten dhe ata që janë rreth teje. Të pohosh do të thotë të pranosh Botën, të përpiqeësh ta njohësh atë dhe më tej akoma të përpiqesh ta ndryshosh, gjithnjë në të mirë të vetvetes. Ta zhvillosh atë dhe njëkohësisht edhe vetveten. Historia na mëson se sa herë që njerëzimi ka qenë pohues, pra e ka pranuar Botën si të tillë, dhe sa herë që njeriu ka kërkuar më të mirën prej saj, Bota dhe vetë ai, ka përparuar. Këto janë gjëra të njohura. Siç është e njohur edhe e kundërta e saj . Kur njeriu ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, ndaj Botës dhe vetë ekzistencës njerzore, kjo ka ardhur si pasojë e mohimi...

GJURMËT E ÇORAPEVE ROZË ME NJË LULE TË VOGËL KREJT TË GJELBËR NË NJËRËN ANË

                    Si një gëllboqe plaku që thahej mbi gur nën një diell rrenc, digjej vendi  nga një diell i pazakontë . Ishte me të vërtetë i pazakontë, sepse ishte edhe i nxehtë, përcëllues, por edhe i plumbtë. Të krijonte përshtypjen e një qielli pa diell, e ndërkohë ti e dije mirë se diell kishte, sepse e para, e shihje, dhe e dyta, të përcëllonte lëkura. Po një qiell i tillë, pa diell, ditën me diell, me të vërtetë ishte i frikshëm. E frikshme ishte ajo si ndarje që mund të vërehej nëse përqëndroheshe pak. E frikshme sepse ishte diçka e panjohur më parë. Dukej sikur Dielli rrinte kot dhe ishte krejt i rastësishëm në atë copë qielli që rrinte i rëndë mbi kokat e njerëzve që ishin mbledhur për të pritur  deputetin e zonës që kandidonte përsëri. Avujt ishin të mbushur plot erë djerse të athët. Njerëzit kishin ardhur drejt e nga puna e fushës, ashtu  siç kishin qenë, ku veshur, e ku pa veshur. Një pjesë e tyre...

PARA SE TE JEM HEBRE, JAM HEBRE

Image
PRIMO LEVI Shema- Ylli E ngrohtë dhe e sigurt na duket barraka Ku kthehemi në mbrëmje E ndezim qirinjtë Dhe i gëzohemi fytyrave të ëmbla Dhe ndjehemi  vërtetë njerëz Megjithëse gjithë ditën kemi ecur në baltë Në rrugën ku Paqja mungon Veç gishtat tanë të tretur                                                                                     Shtrëngojnë fort                                                                                     Një thërrime buke si                         ...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019