Posts

GABIMISHT DASHURUAR

Image
Atë mëngjes, ndryshe nga të tjerët gjatë shumë e shumë viteve, ajo doli nga dhoma me një fytyrë të qeshur, të lumtur e të qetë. E ëma, e thinjur e drobitur nga vuajtja e dhimbjes që e bija e saj I kishte shkaktuar, s’e përmbajti veten dhe iu leshua në qafë: -Bekuar qoftë Zoti që më dëgjoi lutjet dhe përgjërimet e mia dhe të ktheu prapë midis nesh! Ajo nuk mund të fliste. Ndihej tejet e topitur. Kjo topitje I ndehej nëpër trup, në qëndrim dhe në sy. Vërtet dukej e lumtur, por se c’kishte dicka të cuditshme, të huaj në lumturinë e saj. Ishte dicka që në castin e parë nuk ndjehej, por që ishte e pranishme. Hija e lumtur I kishte veshur gjithë fytyrën dhe gjithesesi, ajo dukej e bukur, ndoshta më e bukur se kurrë. Nëna rrinte përkundruall dhe e vështronte. Nuk po ngopej dot. I kishte humbur të gjitha shpresat se një dotë do ta shihte te bijën si më parë, të gjallë, të qeshur, hokatare, të shkathët, të dashur, të bukur… E kishte humbur. Kishte kaluar gjithë ajo kohë dhe ajo vetëm sa ...

DIALOGU –FORMË E EKZISTENCËS

Image
    “Dialogu s’është veçse një nga format, ndoshta më e larta e simpatisë kozmike”(O.Paz). E thënë ndryshe   dialogu është një nga mjetet që njeriu përdor për të realizuar ekzistencën e vet.Kështu ka ndodhur prej mijëra vjetësh dhe kështu ka ecur njerëzimi.Të ekzistosh, të jesh, të gjallosh , të jetosh në jetën që na është dhënë do të thotë të pohosh në çdo çast vetveten dhe ata që janë rreth teje. Të pohosh do të thotë të pranosh Botën, të përpiqeësh ta njohësh atë dhe më tej akoma të përpiqesh ta ndryshosh, gjithnjë në të mirë të vetvetes. Ta zhvillosh atë dhe njëkohësisht edhe vetveten. Historia na mëson se sa herë që njerëzimi ka qenë pohues, pra e ka pranuar Botën si të tillë, dhe sa herë që njeriu ka kërkuar më të mirën prej saj, Bota dhe vetë ai, ka përparuar. Këto janë gjëra të njohura. Siç është e njohur edhe e kundërta e saj . Kur njeriu ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, ndaj Botës dhe vetë ekzistencës njerzore, kjo ka ardhur si pas...

The temple of loneliness of Zvika Szternfeld

Image
As he belongs to an ancient tribe, Zvika Szternfeld a well-known poet (not that well) of Jewish literature has knowledge that lies in his genes about three things: 1. Old Faith; 2. Old-time Hopes; 3. illusions-and all three things together are what make a literature to exist. In fact for non-Jewish literary world it's hard to understand this literature in its true essence. It comes precisely from the conceptual difference that lies in the gene and inherited for centuries, according to these three important issues mentioned above. I do not mean to say that these things do not exist into the ethnicity of other nations and tribes. Yes they do exist. But they are different.   It’s different the thread that connects them and makes precisely this difference that in many cases it ’ s a great one. We may pretend that we understood it, but I believe that is our involuntary and innocent illusion. Maybe what "confuses us" more for understanding this literature is the first i...

SHPIRTI

Image
E gjithë çështja qëndron në shpirtin e njeriut. Shpirti ? Ndoshta enigma më e madhe e gjithë jetës sonë. Po . Gjithnjë më është dukur vetja tepër e pafuqishme për ta njohur shpirtin njerzor, të atij që është më i pastër, më i kristaltë më i brishtë…           Qielli ndryshon, orë e çast ndryshon. Asnjëherë nuk qëndron njëlloj, për çdo minutë të shfaq pamje të re. E dhe në një ditë të vrërët dimri edhe në një ditë të nxehtë vere, ai gjithnjë do nxjerrë para teje diçka. Edhe kur ti mendon se nuk ka më asgjë të re për t'u parë, për t'u njohur, ajo, e reja, del nga kaltërsitë. Nuk se si të mos çuditesh. !           Vjen një çast që në jetën tënde si qenie ndjehesh i plotfuqishëm dhe i nënshtruar njëkohësisht, kur për herë të parë nuk puth më vetëm trupin, mishin, po edhe shpirtin. Po a mund të puthet shpirti ? Sigurisht !. Kjo ndodh vetëm atëhere kur ai shfaqet me tërë madhështinë e bukurinë ...

DASHURIA Një mendim i rrëmujshëm

Image
  Dashuria është përfaqësuese e denjë e egoizmit ekstrem.Sa më e fortë të ndjehet ajo, aq më egoisteshtë personi që e mbart. Paradoksale?   Jemi   mësuar ta kundrojmë dashurinë si një gjë   hyjnore, të brishtë, të papërsëritshme, unike. Jemi mësuar ta përkëdhelim, t'i përkushtohemi deri në fund. Jemi mësuar ta njohim si diçka mistike. Jemi mësuar të themi:"Jam i lumtur se dashuroj!" Këto janë njëra anë, ana e mirë, e dukshme, njëlloj si lajmet në TV. Dashuria nuk është kjo që duket. Dashuria është hyjnore, po, sepse ndjenja vjen pikërisht atëherë kur s'e pret. Dhe kurrë nuk shpjegohet përse. Më të rrezikshmet janë dashuritë me shikim të parë, sepse janë më të fuqishmet, më xhelozet, më të papërmbajtëshmet. Kjo nuk ndodh gjithmonë. Janë të pakta çiftet që kanë fatin të kenë një dashuri fatale.           E brishtë? Po dhe jo. Po, sepse me të vërtetë ajo paraqitet e tillë, luan mes kapricove dhe tekave të v...

VRITE “MANDARININ” TËND !

Image
  Si vis pacem, para bellum! - Në qoftëse do paqen, përgatit luftën . Po a e përgatitën luftën palët pjesmarrëse ? Apo e thënë ndryshe, a e duan ata paqen? Zor se’… Edhe njëhere që shqiptarët, apo ata që pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, as që e kishin menduar ndonjëherë paqen dhe të gjitha llogaritë e tyre   i kishin bërë vetëm me luftën.Një luftë e egër, e pamëshirshme, e tmerrshme, por ç’është më e keqja, e kamufluar brenda retorikës së oratorisë. Ku ne nuk guxojmë të ndihemi   të pranishëm në dëshirën për shpresën tonë më të lartë-jetën. Ajo na bëhet e mërzitshme si dashuriçkat amerikane të telenovelave larg pasionienve të mëdha e të rënda kontinentale. E duam rrezikun brenda vetes, por nuk e kërkojmë. Llogaritarët e ndjenjave tona janë tepër të zënë me luftën dhe (mos) paqen e tyre. Për ta është shumë e rëndësishme që të “lundrojnë” në këtë det votash, kundërvotash,dhe gjithwfarwlloj marifetesh statistikash tw rrejshme dhe nuk është aspak e rëndësishme t...

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

Image
AUTOKTONE Mbi lëndinë të blertë Ngre shtëpinë e Ëndrrës time Me Dashuri Rrugën e shtroj Dhe për çati, Zemrën e ve Trishtimin le për gardh Ku vuajtja të mos hyjë E shpirt të japë kacavjerrë në të Dhe Vatrën e ngroh me Shpirt Dhe Llambën e Besimit Për udhëtarin ndez                                                                                     Mazal Tov!                                                                                     Dhe Jetën ushqej me jetë                           ...

NJERIFATIIM

Image
Unë shkova vetëm për ta parë nga afër atë që mund të quhej njeri dhe qëkur kisha ardhur me pushime në bregdet, darkë për darkë kur pushuesit lodhnin e shplodhnin këmbët e tyre në atë ecjen idiote, që ishte kthyer gati në një rit mbrëmësor, qëndronte në buzën e një trotuari dhe priste që ata, njerëzit, t'i hidhnin ndonjë monedhë. E kisha kuletën plot  dhe kur u nisa mendova se do të bëja mirë t'i lija edhe unë një monedhë. Kështuqë atë natë zbrita shkallët dhe përnjëherësh u gjenda pranë atij njeriu. Më saktë, atij gjysëm njeriu. Nuk kishte fare krahë. I qëndrova nga pas duke parë me vëmendje nëse lëviznin shpatullat dhe si do të ishte ai po t'i kishte edhe krahët. Ishte xhuxh, me ca këmbë të trasha e të deformuara keqas. Po krahë nuk kishte. Kur i duhej të bënte ndonjë veprim ulej i tëri dhe përdorte dhëmbët. Me dhëmbë i rregullonte paratë që i grumbulloheshin tek copa e lëtyrtë nën këmbë. Pastaj i jepte asaj gjysme trupi përpjetë, njëlloj sikur një rekordmen noti kur de...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019