SHPIRTI


E gjithë çështja qëndron në shpirtin e njeriut. Shpirti ? Ndoshta enigma më e madhe e gjithë jetës sonë. Po . Gjithnjë më është dukur vetja tepër e pafuqishme për ta njohur shpirtin njerzor, të atij që është më i pastër, më i kristaltë më i brishtë…
          Qielli ndryshon, orë e çast ndryshon. Asnjëherë nuk qëndron njëlloj, për çdo minutë të shfaq pamje të re. E dhe në një ditë të vrërët dimri edhe në një ditë të nxehtë vere, ai gjithnjë do nxjerrë para teje diçka. Edhe kur ti mendon se nuk ka më asgjë të re për t'u parë, për t'u njohur, ajo, e reja, del nga kaltërsitë. Nuk se si të mos çuditesh. !
          Vjen një çast që në jetën tënde si qenie ndjehesh i plotfuqishëm dhe i nënshtruar njëkohësisht, kur për herë të parë nuk puth më vetëm trupin, mishin, po edhe shpirtin. Po a mund të puthet shpirti ? Sigurisht !.
Kjo ndodh vetëm atëhere kur ai shfaqet me tërë madhështinë e bukurinë e tij unike.
          O Zot ! S a të pushtetshëm na ke bërë! Shpirti është i prekshëm si çdo gjë tjetër e gjallë, në fund të fundit është edhe ai Materie. Këtë e kupton vetëm në çastin kur ti e sheh shpirtin, e prek, e përkëdhel, ia dëgjon zërin, ia ndjen dëshirat, i dorëzohesh dhe të dorëzohet plotësisht. Dhe unë që sonte të them "shpirt" dhe dridhem ! Më parë kjo fjalë s'më bënte përshtypje, tani më godet. Më parë kjo fjalë ishte tepër fluide, abstrakte e paprekshme , në fund të fundit pa ndonjë vlerë të dukshme emocionale. Tani ? Tani ndodh e kundërta.
          E dëgjova si kumbonte në qenien time kjo fjalë dhe u tremba. U tremba sepse kuptova se deri më sot nuk dija kuptimin e vërtetë të saj, nuk e dija fuqinë e magjishme të saj. Nuk e dija se kjo fjalë përcillte tek unë një Univers të tërë, se kjo më bënte me të vërtetë zotëruese të Gjithësisë.
          Shpirti është fuqia e vërtetë e njeriut.Ajo përkryerja për të cilën flasim gjithmonë  - është shpirti. Po njeriu kur është i mirë nuk mund ta mbajë plotësisht për vete, por përpiqet ta çojë edhe në gjëra të tjera, edhe të pajeta. E bën këtë sepse zemra e tij është e madhe.
          Shpirti është tragjizmi i njeriut. Pikërisht ekzistenca e shpirtit e bën fatin e njeriut të jetë tragjik, qoftë edhe për një herë të vetme: kur vdes.

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019