Posts

Shenime mbi Protonizmin

Image
Protonizmi, në fund të fundit, është një teori letrare që kërkon nga kritikët letrarë të bazohen në veprën e autorit dhe jo në reputacionin që ka ai falë rrethanave të ndryshme në favor apo disfavor të tij. A është i aplikuar sa duhet teoria dhe filozofia e Protonizmit në kritikën tonë në Shqipëri apo edhe në vendet e tjera shqiptare? Mendoj se si përgjigje të kësaj pyetje, si fillim duhet të përcaktojmë a ka ekzistuar në letërsinë shqipe një kritikë e mirëfilltë letrare? Në këtë mënyrë vetëm sa e risjellim edhe njëherë debatin shumëvjeçar rreth kësaj çështjeje. Për fat të keq ende nuk është mbajtur një qëndrim zyrtar. Dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Ka mendime dhe opinione të ndryshme por në mënyrë më të përmbledhur e njëkohësisht edhe më të përgjithshme mund të themi se dallohen qartazi dy drejtime:  i pari, është qëndrimi i inspiruar dhe drejtuar nga ideologjia dhe në shërbim të saj; dhe i dyti: qëndrimi kritik ndaj veprave letrare pavarësisht kohës kur ato u krijuan. Nës...

BYTHËGUDULISURI

Image
Paqja zotëronte në fundin e oborrit nga më të vjetrit në qytet, Ishte një fund oborri   që rrezatonte paqe, lumturi, dritë. Ishte i rrethuar me një rrjetë teli të tendosur mirë ku nuk mund të shihje asnjë të çarë. Duke përfshirë brenda tij edhe një fik të madh që kur vinte koha bënte ca kokrra që të shkriheshin vetë në gojë. Në fakt i gjithë oborri rrezatonte këtë mirësi gati-gati hyjnore, këtë paqe të shenjtë, që nuk e prishnin as të lehurat   pa kuptim dhe gjithë forcë mashkullore të qenve nëpër oborret e tjera edhe ato të paqta e gjithë dritë. As zënkat e përhershme të maceve e maçokëve që vetëm nxirrnin ca mjaullima të çjerra nuk e prishnin këtë paqe e dritë hyjnore. Në fund të oborrit me rrjetë teli qëndronin rëndë-rëndë ca pula të mëdha të kafta që i kishin marrë thjesht se ua   kishin lëvduar se bënin vezë. Po deri më atëherë ato vetëm suleshin si të marra drejt kokrrave të misrit dhe ishin gjithnjë të uritura, po vezë nuk kishin bërë, as edhe një kokërr të vetm...

Cikel poezish, tetor, 2018

Image
GATI PROFECI   Sa mё shumё heshtin ata qё duhet tё flasin, aq mё i rёndё ndёshkimi. Lёndimi ve   rritet brenda shpirtit, kur sheh patetizmin histerik vemjor, tek ze rrёnjё bri Pemёs Mbret. Po unё   nё heshtjen time rri dhe pres ҫ astin. Ndёrkohё, i kam deshifruar tё gjitha shenjat, e di. Dhe pres… Vendi im indiferent    Vendi im indiferent pulit sytё ҫ do mёngjes dhe zgjohet. Shikohet plot dashuri nё pasqyrat e qiellit e t ё detit dhe i buzёqesh vetes. Sa do desha nj ё grim ё z buzёqeshje prej tij! Po ai nuk mё sheh. Jam njё e padukshme,   njё e harruar, popull, q ё me syt ё nga Qielli n ё k ё rkim t ё Zotit Mbrojt ё s, mbledh th ё rrimet e fundit t ё dark ё s pa guxuar t ё shoh ё syt ё e f ё mij ё ve t ё vet. Vendi im indiferent nuk ka kohё, i zёnё   me plot gjёra tё mёdha, si fitimet, mashtrimet, p...

NJË QEN MBRETËROR NË RRUGICËN PAS VILËS PRESIDENCIALE

Image
Ha një kockë mbretërore Dhe nën këmbët e tij Një tjetër qen -jo mbretëror! Që pret me durim Të lëpijë Ç’mbetet E duke gërryer me përulësi Lutet Që pleshti të kërcejë Pikërisht në atë çast Që ai ta kapë, ta shtrydhë, ta mbllaçisë, E prej tij të mos mbesë gjë, Vetëm që mbreti i tij qen, të pushojë, i pasur, i nderuar, i mbytur në kënaqësitë e buçes predhë gjithë vrima ku duhmat e zhulanjosërve me certifikata princërore pushojnë me rradhë.                                                                                                   Nga vellimi poetik "Paqe pa Profet"

APOLOGJI MIZE

Image
  E ulur mbi hundën e burrit që po flinte gjumin e drekës përvëluese, miza po thoshte: -“Ja që edhe ne mizat mendojmë, dhe jo keq. Për besë, jo keq! Sidomos kur në tryezë ka plot gjëra të mira, të cilat njerëzit indiferentë i lenë të shkojnë kot. Atëhere ne mendojmë se nuk duhet të ndodhte kjo masakër, kjo braktisje, kur njerëzit të ngopur vetëm rrinë dhe vështrojnë. Përnjimend duam t’i shpëtojmë ushqimet e ngrata të lëna në mëshirën e fatit dhe atëherë sulemi që t’i ndihmojmë me gjithë dëshirën tonë, me gjithë transparencën e mendimeve tona, me gjithë dashurinë tonë, kurajon tonë. Sillemi e përsillemi rreth tyre, natyrisht për të studiuar sa më mirë vendin se nga duhet të fillojmë, dërgojmë korrierë njeri pas tjetrit, hyjmë, dalim shumë herë nga dritaret e hapura, sepse kështu mendojmë më mirë. As bëjnë edhe njerëzit kështu, kur nuk kanë të mendojnë di ç ka me rëndësi? Edhe ata hyjnë e dalin njëmijë herë në minutë, ngrihen po të jenë ulur, e ulen po të jenë ngritur? Flas...

LUBIANKA ose "Nata e Poetit të Vrarë".

Image
Në verën e vitit 1952, një grup i shkrimtarëve më të shquar   të prozës dhe poezisë së Yiddish( hebraishte e Europes Lindore, kryesisht ne Poloni),   në Bashkimin Sovjetik jetuan ditët e tyre të fundit në errësirën e burgut të Lubjanka të Moskës, të kapur nga ingranazhet e mekanizmit të sigurisë së shtetit të Jozef Stalinit. Shkrimtarët u arrestuan në fund të viteve 1940 në kuadrin e   spastrimit anti-semite të Stalinit, të cilat në mënyrë specifike synonin gjuhën yiddish. Ai mbylli gazetat jidishtese dhe shtëpitë botuese dhe i dëboi intelektualët kryesorë letrarë në punë në fabrikë. Një grup prej 15 vetash u mbajtën pa asnje komunikim, pa asnje leje dhe pa asnjë të drejtë, thellë brenda në burgun famëkeq të   Lubjankës. "Ky nuk ishte një provokim i rastit", shkroi më vonë Joel Sprayregen, një avokat dhe aktivist i Çikagos. "Stalini besonte se ai mund t'i shtypte hebrenjtë e Rusisë me një vrasje masive duke shkatërruar kulturën dhe gjuhë...

RREZIKSHMËRIA E DËSHTIMIT

Image
Ka marrëveshje e marrëveshje. Dimë që pas një konflikti ndëretnik është shumë e vështirë të rikonstruktohet një shoqëri multietnike. Dhe kjo e ka një shpjegim, ku së pari do të veçoja ngurtësimin e roleve të palëve. Është gati e paperceptueshme që liderët e luftëtarëve   kundërshtarë historikë me bindje të thella secili për nacionalitetin e vet, të ulen e të bisedojnë. Nuk kanë motive. Mungesa e këtyre motiveve afatgjata e vizionare i pengon aq shumë, sa në vend që të ecin përpara mbeten në vend duke bërë llogaritë e asaj që shkoi. E kësisoj humbasin atë që është më e rëndësishme, Kohën. Kohën për të riparuar dëmet e këtij konflikti, Kohën për të rikonstruktuar të menduarit e thellë e vizionar. Kjo tabllo komplikohet edhe më tej kur në mesin e saj dalin edhe dyshimet për vetë bashkëpunëtorët duke aluduar për bashkëpunim me palën tjetër, kundërshtare. Dëshira për të zbuluar të vërtetat e fshehura me kujdes, energjia që harxhohet për   të etiketuar ekzastësisht bashkëpunëtor...

RUDI EREBARA DHE VEZET E THELLEZAVE- Nje roman trondites.

Image
Vezet e thellezave eshte romani i fundit i autorit Rudi EREBARA , nje roman qe te trondit. Lufta te trondit, persekutimi te trondit, vuajtja te trondit, dhimbja te trondit, pafajesia e femijes te trondit, revolucioni te trondit. Sipas nje kendveshtrimi te pergjithshem ne kritiken boterore te letersise pranohet  qe pjesa me e madhe e letersise posttraumatike nuk eshte edhe aq e mire. Kjo e ka shpjegimin e saj.  Se pari, autoret nuk jane ende te distancuar nga ajo cka ka ndodhur.  Se dyti, egersia dhe intensiteti i ngjarjeve, te gjitha te perjetuara ne nje periudhe te shkurter kohore, dhe te gjitha te egra, makabre, njera me makabre se tjetra, edhe kjo mungese hapesire kohore sjell nje "frenim" te autoreve.  Se treti, edhe autoret pas luftes jane te amullt, qetesia qe pason ne fillimet e veta u duket e rrejshme dhe e papranueshme.  Pra ne thelbin e vet kjo letersi me gjithe qellimin e mire dhe te padiskutueshem, nuk eshte edhe aq edhe mire. Kjo letersi vuan ...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019