Posts

BESIMI – ENGJELLI MBROJTES I SHPIRTIT HEBRAIK

Image
(“Tempulli i vetmisë”, Svika Szternfeld) Ngaqë i përket një tribuje të hershme, Svika Szternfeld, poet i njohur i letërsisë hebraike, di që në gen tre gjëra: 1. Besimin e vjetër; 2. Shpresat e dikurshme; 3. Iluzionet-dhe që të treja së bashku,janë ato që e bëjnë një letërsi të ekzistojë. Në fakt për botën letrare johebraike, është pak e vështirë të kuptohet kjo letërsi në thelbin e saj të vërtetë. Kjo vjen pikërisht prej ndryshimit konceptual që në gen dhe të trashëguar me shekuj, pikërisht të këtyre tre pikave të rëndësishme. Me këtë nuk dua të them që në etni e kombe e tribu të tjera nuk ekzistojnë. Po janë. Por janë të ndryshme. Ështe i ndryshëm filli që i lidh dhe që përbën pikërisht këtë diferencë në shumë raste, të madhe. Mund të pretendojmë se e kemi kuptuar, por besoj se është një iluzion i pavullnetshëm dhe i pafajshëm i yni. Ndoshta ajo “që na ngatërron” më shumë në të kuptuarit e kësaj letërsie është më shumë pika e parë- Besimi I Vjetër. Se sa për dy të tjera...

UNIFIKIMI SEGMENTAR- Kritike mbi kritiken

Image
Është folur shumë për kritikën  e letërsisë shqipe dhe gjithnjë është pohuar që ajo mbart mjaft mangësi. Këto mangësi shtrihen në dy rrafshe, në atë të të trashëguarit dhe në pamundësinë për të menduar ndryshe. Ndërkohë që jeta letrare ka evoluimin e vet të pashmangshëm. Është një evoluim si të gjithë evoluimet, me uljet dhe ngritjet e veta, por gjithësesi është një proces në lëvizje e sipër. Jemi dëshmitarë të botimeve të panumërta të letërsisë shqipe, si brenda kufijve të Republikës, ashtu edhe jashtë. Sigurisht nuk luhet me shifra si, dhjetëmijë kopje në ditë që hyjnë në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, apo të vendeve të tjera të zhvilluara. Por le të bëjmë një krahasim të dobët me vendet në zhvillim, ku sipas statistikave (që vijnë nga vëzhgimet e mia individuale, në shërbim të këtij studimi-M.E . ) , rezultojnë disa dhjetra botime në javë, diku aty tek tridhjetë-dyzetë botime, të të gjitha kategorive. Është një shifër që lehtësisht “konkurron”me botimet në shqip. Kaq boto...

IDENTITETI DHE E DREJTA E NACIONALITETIT

Image
Identiteti në thelbin e tij është një vetë-përcaktim i brendshëm dhe jo një përcaktim i jashtëm. Por a janë të gatshëm shqiptarët të realizojnë këtë proces, sa individual aq edhe institucional? Është fakt që kemi një diferencë të dukshme në qëndrimin që mbahet në raport me këtë përcaktim. Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë do të vërejmë se nëse për shqiptarët e Shqipërisë, çështja e identitetit ka qenë më shumë një cështje e vetëpërcaktimit të brendshëm, për shqiptarët e Kosovës kjo ka qenë një çështje e një vetpërcaktimi të jashtëm, sigurisht këto dy qëndrime të diktuara nga kushte e rrethana të ndryshme historike. Ky qëndrim që na vë përpara këtyre diferencave e bën më të ndërlikuar të kuptuarit e proceseve që vetëm sa e kanë marrë udhën e tyre të pakthyeshme. Por pikësëpari le të analizojmë pak më shumë këtë ekzistencë të nacionalitetit tonë. Në rikategorizimin e politikës së përbotshme, shqiptarët e Shqipërisë pranohen si të tillë pa asnjë dyshim. Ndërsa për të njëjtin nacion,...

STRATEGJIA "SHAH-MAT"

Image
Të shumta janë strategjitë që mendon një lojtar kur përpara ka një tabelë shahu. Por një është strategjia që ai zgjedh, një strategji që ai e përcakton mirë duke e njohur mirë kundërshtarin. Njohja e thellë e tij i jep atij padyshim përparësitë e kërkuara prej të cilave nuk ndahet dot. Por kjo tashmë është diçka që dihet dhe që ndiqet nga të gjithë teknikët që drejtojnë ekipe lojtarësh, apo edhe lojtarë që luajnë vetëm. Por ajo që dua teshtoj janë disa mendime që më lindin kur mendoj për këto strategji e taktika loje, por kësaj here kur këto nuk janë thjesht lojë, por veprime konkrete që mbartin me vete fate njerzore e kombëtare,ndryshojnë kurse drejtimi shtetar,ndryshojnë sisteme politike. Së pari, të jesh në krye të një turme nuk është dhe aq e thjeshtë. Nuk mund të interpretohet lehtë dhe të anashkalohet fakti që pikërisht kjo turmë në një çast të caktuar mund të rebelohet ndaj “prijësit” të saj. Dhe kjo ndodh kur “prijësi” hyn në kontradiktë me të. Kjo mund të ndodhë edhe pa d...

KOKEPRERI NATAN ZALTER

Image
Lajmi se për atë ngjarje do të zhvilloheshin festime  madhështore ku do të merrte pjesë  i gjithë populli nuk ishte i papritur.Dihej. Sa herë që humori i popullit binte dhe njerëzit nuk dilnin më nga shtëpitë po mblidheshin rreth njëri - tjetrit, menjëherë fillonte ndonjë festë dhe gjendja ndryshonte shumë përpara dhe shumë më pas ditës së festës. E papritur ishte ajo çka u komunikua në sallën e provave në teatrin e vetëm të qytetit, se në këtë koncert, sepse padyshim do të kishte edhe një koncert,do të luante në violinë, solo, Natan Zalter, një hebre i mbetur që nga lufta.Deri atëhere të gjithë e kishin pranuar që ai, Natan Zalter ishte shumë i talentuar por asnjëhërë nuk e kishin lejuar të interpretonte solo.E kishin pranuar si pjesë të orkestrës, dhe dihej që dirigjentit i qante syri për ta vendosur violinë të parë. Por “udhëheqja”nuk e lejonte, ai ishte i huaj dhe si i tillë mbartte me vete shumë rreziqe ideologjike.Madje shumë e kishin lejuar.Në fakt nuk mund të thu...

PIEDESTALI I VERTETE I MONUMENTIT TE CAR NIKOLLES

Image
Mitrovica mbetet edhe për shumë kohë ëndrra e shumë njerëzve të thjeshtë. Mitrovica gjithashtu, mbetet “detyra e pakryer” e qeverisë aktuale në Republikën e Kosovës. Mitrovica mbetet po ashtu pjesë e fjalimeve të herë pas hershme të liderëve të partive në Shqipëri. Por jo pjesë e programeve strategjike kombëtare! Mitrovica ofron shumë diversitet zgjidhjejesh- kështu le t’i quajmë, për aq kohë sa nuk pranojmë një zgjidhje të vetme dhe të ndershme. Mitrovica është rasti kur elita e politikës Europiane mbetet asimetrike duke provokuar në këtë mënyrë zgjedhje të zgjidhjeve po ashtu, asimetrike. Nëse do binim në pozitat e një naivi do të besonim dhe do të shihnim se çështja e Mitrovicës, as që duhej të ishte formuar, por edhe në rastin e keq kur u gjendëm përpara faktit të kryer, (pasojë e çmimit që duhej paguar!!!), edhe në këtë rast, me naivitetin tonë të ndershëm historik do të kishim një zgjidhje historike të denjë për kombin tonë. Por meqë nuk jemi naivë, zgjedhjet komplikohen duke ...

INTELEKTUALI I LIRE?!...

Image
Pamja që na shfaqet më së shumti në ekranet televizive,është ajo e fjalosësve të parfurmosur dhe këpucëve që shkëlqejnë, jo vetëm nga lart por edhe tek shojet farfuritëse. Gjithësecili që merr fjalën përpiqet “të argumentojë” pikërisht atë, të pa argumentueshmen.Duke e paramenduar veten brenda një demokracie të kulluar ata s’bëjnë gjë tjetër veçse vërtetojnë me të madhe të kundërtën. Mjafton t’i “gërricësh” pak në suazat e përfitimeve vetjake,sigurisht për publikun, politike,dhe menjëherë , këta intelektualë që marrin përsipër barrën e madhe të ndriçimit të mendjeve tona, barrën edhe më të madhe të drejtimit tonë, të zhvillimit e prosperitetit kombëtar,kthehen lehtësisht në origjinë. Intelektuali shqiptar sot gjendet në një situatë absurde. Nga njëra anë është ai që kërkoi ndryshimin e sistemit politik dhe luftoi për të, në emër të lirisë së tij si qenie njerzore, në emër të lirisë intelektuale, dhe nga ana tjetër ai ndeshet me një rrafshim galopant të vlerave e insitucioneve ...

STATUSI I SHKRIMTARIT SOT

Image
Gjithësecili prej nesh është mëse i ndërgjegjshëm se ndonëse ne kemi një angazhim të përbashkët në besimin ndaj Letërsisë, përsëri gjenden dallime të konsiderueshme në mënyrën se si vetë ne përballemi, si me veten tonë, ashtu edhe me të tjerët (që nënkupton nga ana e saj, së pari, lexuesin, dhe së dyti, shtetin). Letërsia dhe Arti në përgjithësi e njeh atë që mund ta quajmë një besëlidhje mes shkrimtarit, krijuesit, dhe lexuesit. Operatorët e komunikimit në këtë rast janë të drejtpërdrejtë dhe filtrohen vetëm prej shpirtit (e thënë  kjo në kontekstin etik dhe artistik).Intensiteti me të cilën kjo besëlidhje godet pikërisht në shpirtin e lexuesit, e bën këtë të fundit aktiv, pra të interesuar. Ky është edhe momenti magjik kur një lexues pasi ka përjetuar pikërisht këtë goditje intensive etike e artistike, sjell në ndihmë edhe mekanizma të tjerë vetjakë, ku padyshim, arsyeja zë kreun e rradhës. Lexuesit besojnë se arti është magji, se fjala është magji, sugjestionohen prej s...

LLAPUCERI

Image
Shukriu nuk eshte vetem... - ne vend te prologut per romanin e ri "GJIMNAZIANET" Me atë fytyrë si biftek mence zboristësh ajo s'afronte asgjë. Njëlloj si bifteku e rrahur dhe e stërrahur, e kripur dhe e piperosur, e zhytyr në vaj të errët si një vaj pushke, e hollë sa një copë llapuceri, ai lloji i mishit që rëndom përdorej nga guzhinat e ushtrisë, që po ta hidhje për muri, ngelej i ngjitur në të, vinte vërdallë nëpër zyra. Kurrë nuk e kuptova se ç'i pëlqenin dhe e lakmonin atë. Dhe kurrë nuk e kuptova se ku e gjente fuqinë ajo për të marrë ajër, e jo më, për të shkuar pothuaj me të gjithë meshkujt që silleshin me punë e pa punë vërdallë nëpër korridoret e ministrisë. Nuk ishte e re dhe kjo ndoshta e shpjegonte deri diku edhe etjen e saj të pashuar për seks. Në punë vinte gjithnjë me një uniformë ushtari, me këpucë me këmbale ku pantallonat do s'do do të rrinin ngushtë duke nxjerrë në pah një palë vithe në dukje të forta por të rëna. Mbante rreth bel...

XHELATINA E VITRINËS ME DIELL

Image
Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë asgjë.  Përveçse një seksi të zvargur, të squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij gjë që kishte filluar ti pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte kur ca dhëmbë që zor se mund të ishin të tijat përpiqeshin të gjenin një copë krenari mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe cështë më e bukura kjo squllje e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me xhin tonik filxhani dukej sikur ishte brenda një tasi muhalebie, Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija nuk do të hajë. Por kjo nuk do tëkishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që ai I kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregullu...

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019