Posts

Showing posts from January, 2019

SYMBRAPSHTI

Image
Jetonin njëherë në një Mbretëri, kushedi se ku e kushedi sa larg, një Mbret e një Mbretëreshë që i donin shumë fëmijët e fëmijë s’kishin. Vitet kalonin mes darkave e drekave madhështore siç u ka hije me të vërtetë mbretërve të kësaj bote, por kur futeshin në dhomat e tyre dhe zhurma reshte, ata ndjeheshin tepër të pikëlluar. Aq shumë pikëlloheshin, sa edhe dashuria që kishin për njëri-tjetrin nuk u mjaftonte për t’u ngushëlluar. Dhe rrinin të dy në dritare duke soditur yjet, hënën… Njëherë tek po rriinin kështu të përqafuar, Mbretëresha i thotë Mbretit: -Po sikur t’i luteshim Hënës, Mbreti im, kushedi na e dëgjon dhe na e plotëson dëshirën tonë? -Kjo është gjë që s’bëhet, - iu përgjigj Mbreti- Hëna nuk del mbi tokë të plotësojë dëshirat e njerëzve, qofshin këto edhe mbretërish. -Kushedi! - hamendësoi Mbretëresha dhe me zë të vendosur tha: -Unë do të lutem! Një të thënë e një të bërë. U kthye me fytyrë nga Hëna dhe tha: -E shtrenjta Hëna ime, të lutem, kushedi ti dëgjo

MIZA BUDALLAQE

Image
E ulur mbi hundën e burrit që po flinte gjumin e drekës përvëluese, Miza po thoshte: -“Ja që edhe ne mizat mendojmë, dhe jo keq. Për besë, jo keq. Sidomos kur në tryezë ka plot gjëra të mira, të cilat njerëzit indiferentë i lenë të shkojnë kot. Atëherë ne mendojmë se nuk të ndodh ë kjo masakër, kjo braktisje, kur njerëzit të ngopur, vetëm rrinë e vështrojnë. Përnjimend duam t’i shpëtojmë ushqimet e ngrata të lëna në mëshirën e fatit, dhe atëherë sulemi që t’i ndihmojmë megjithë dëshirën tonë, megjithë transparencën e mendimeve tona, megjithë dashurinë ton ë , kurajon tonë. Sillemi e përsillemi rreth tyre, natyrisht për të studiuar sa më mirë vendin sa nga duhet të fillojmë, dërgojmë korrierë njëri pas tjetrit, hyjmë e dalim shumë herë nga dritaret e hapura, sepse kështu mendojmë më mirë. A nuk bëjnë edhe njerëzit kështu, kur kanë të mendojnë diçka me rëndësi? Edhe ata hyjnë e dalin njëmijë herë në minutë, ngrihen po të jenë ulur dhe ulen po të jenë ngritur? Flasin kur nuk ul

PËR NJË BURRË DHE PËR NJË GRUA

Image
Na ishte njëherë një Burrrë që e kishte për zakon të mburrej. Aq shumë i pëlqente të mburrej sa tha njëherë se “ai dhe vetëm ai do të ishte  zoti i padiskutueshëm i çdo gjëje që syri i tjerëve shikon”. Arriti dhe tha, por pastaj nuk gjente rehat, se njerëzit që e kishin dëgjuar ishin ata që s’e linin të qetë, por e nxisnin dhe i kërkonin çdo çast që ai të realizonte atë çka vetë kishte premtuar e ishte mburrur. Se fjala aq e ka keq, sa të dalë përmes dhëmbëve e gjuhës, se pastaj di vetë ajo të  spërdridhet në 1000 trajta e forma. Nuk gjente rehat. E keqja ishte se edhe gruan që kishte në shtëpi s’e kishte për gjë. Dëgjoi se diku në fshatin ku jetonte ai, na ishte një Grua tek e cila shumë vetë shkonin e mernin kuvend për problemet e hallet që u zinin derën dhe iknin prej saj tepër të kënaqur nga këshillat e mira. -Pse të mos shkoj edhe unë?- tha me vete Burri. Një të thënë e një të bërë. U nis drejt e në shtëpinë e Gruas. Pa e zgjatur shumë i tregoi se përse kishte vajtur dhe m

SHTRIGANI

Image
Na ishte njëherë një Burrë. Ky Burri nuk ishte fare i kënaqur nga jeta që bënte. I dukeshin të mërzitshme të gjitha gjërat e bukura që i shihte e i përjetonte çdo ditë. Sidomos nuk duronte dot fëmijët kur luanin e qeshnin me njëri-tjetrin. Tamam atëherë nxihej në fytyrë dhe gjithnjë i dukej sikur para tij kishte vetëm ca monstra që donin ta hanin atë dhe gjithë pasurinë e tij. Sepse ishte shumë i pasur, aq i pasur sa as vetë nuk e dinte. Po ç’e do! Ishte shpirtzi dhe i lig. Një ditë të bukur plot diell kur fëmijët po luanin e po kënaqeshin me njëri-tjetrin, Burri u ngrit e iku nga Pallati I Mermertë e mori rrugën. I kishin treguar për një Shtrigë që jetonte diku aty dhe ai kishte vendosur ta takonte e ta pyeste për ca gjëra. Ec e ec e më në fund u duk shtëpia e Shtrigës. Burri s’e bëri të gjatë, por një të trokitur bëri dhe priti. Iu desh të priste shumë, se ai nuk e dinte që e trokitura e tij e kishte çuditur shumë Shtrigën e cila po e studionte mirë e mirë   që nga Globi

GJINKALLA DHE MILINGONA

Image
 Na ishin njëherë një Gjinkallë dhe një Milingonë. Në fakt ato kishin qenë edhe herë të tjera bashkë dhe ishin ndarë, por unë kësaj here mendova që t’i bashkoj prapë. Le që ato të dyja me sa duket nuk bënin dot pa njëra-tjetrën, kështu që edhe po  të mos isha unë sebep, ato do të bashkoheshin se do bashkoheshin një ditë…      Nejse…Ishte një ditë e bukur vere. Gjinkalla kishte veshur një mantel të ri ngjyra-ngjyra dhe po i gëzohej atij dhe vetvetes që po i dukej shumë e bukur. Kaq shumë u kënaq e u gëzua sa menjëherë filloi këngën e saj. Milingona që po punonnte ca më tutje sapo e dëgjoi mendoi me vete:      -“Filloi prapë kjo! Nuk zuri e nuk zuri mend! Po kësaj here nuk do t’i huaj asnjë kokërr. Unë punoj gjithë kohës e nuk e ngrej kokën fare nga puna, kurse zonja s’do t’ia dijë fare këndon   a   s’këndon!”- kështu foli me vete dhe vazhdoi punën, pa e ndërprerë për asnjë çast.     Gjinkalla as që e vriste mendjen të mendonte por vazhdonte gjithë e lumtur këngën e saj. Dhe po

MACKA FILOZOFE

Image
Në një kështjellë gjigande të mbretërisë më të fuqishme të botës, jetonte një Zonjë e Mbretit dhe një mackë e vogël. E Zonja e Kështjellës e donte shumë mackën e vogël, aq shumë sa asnjë oborrtari apo shërbëtori të saj nuk denjonte t’u hidhte makar një shikim! Ëndërronin të zinjtë  oborrtarë e fisnikë që një ditë prej ditësh të bëheshin aq të paçmuar për të zonjën e kësaj kështjelle, sa të meritonin shikimet e saj e përkëdheljet e saj njësoj si Macka! Po kjo ditë nuk po vinte. Bile punët kishin shkuar deri aty sa Zonjës na i ishte mbushur mendja se mackë më të zgjuar e më filozofe se macka e saj e adhuruar nuk kishte. Dhe oborrtarët e fisnikët që prisnin shikimin shpëtimtar të Zonjës Mbretëreshë, filluan të thonë me bindje lart e poshtë atë që thoshte dhe sundimtarja e tyre e lakmuar. Mbretëresha e ve e kalonte ditën gjithë kohës duke përkëdhelur Mackën dhe duke ua zgjatur turirin e saj oborrtarëve e fisnikëve për ta puthur. Dhe ata nuk kishin se ç’të bënin, pranonin të bënin një sakr

LEPURI DHE FATI

Image
Na ishte se ç’na ishte… Na ishte njëherë një lepur, por një Lepur i vërtetë pylli dhe i pyllit më të madh e më të bukur që mund të kishit parë ndonjëherë. Ky Lepuri, na jetonte në një zgavër të cilën e kishte hapur vetë me thonj e me këmbë. Rronte aty vetë, sëbashku me të gjithë familjen e tij të madhe, numrin e anëtarëve të së cilës asnjëherë nuk e dinte. Po ç’rëndësi ka kjo, e rëndësishme është që ai ishte  lepuri më i nderuar i fisit të lepujve! Mbahej për trim dhe deri më atëherë  u  kishte shpëtuar për mrekulli dhëmbëve të dhelprës e të ujkut që jo rrallë kishin dashur të shuanin me të  urinë e tyre të përjetshme. Kështu qëndronin punët edhe një ditë të ngrohtë vere kur Lepuri i sigurt se nuk do ta trazonte kush u mbështet rrëzë trungut të një peme për t’ia marrë me një sy gjumë. Një të thënë e një të bërë. Ia mbështolli me gjumë dhe një gjumë të rëndë si gjumë dimri dhe as që e dëgjoi që dikush kishte qëndruar pranë tij dhe po e shihte. -Sa lepur i bukur e i madh!   Gjyna

SHKËNDIJAT

Image
Na ishte njëherë një Zjarr i Madh dhe krenar. Nuk shuhej as ditën, as natën. Brambullonte gjithë zhurmë, ngrinte lart gjuhët kërcënuese të flakëve dhe kërciste nga kënaqësia. Njerëzit e donin, e nderonin, e ushqenin, me një fjalë e mbanin gjithë pekule. Ndërsa kërciste gjithë qejf dhe lëpinte me naze me flakët e tij muret e nxira të oxhakut, me vete mendonte: -“Askush nuk është më i mirë se unë, më i fuqishëm   se unë!” Mburrej Zjarri dhe më shumë gjuhëza flake përcëlluese lëshonte, fryhej e krekosej dhe as që pyeste më për Shkëndijëzat të cilat e formonin. Ato nga ana e tyre rrinin të tulatura. -“Sa gabim e ka!”- mendonin me vete. Ikte nata, vinte dita dhe Zjarri vazhdonte mburrjet e tij. Fryhej, hidhej e përhidhej në vatër, përkëdhelte me naze Kusinë që vinte e Zonja e Shtëpisë. -“Nuk ka si ti, o Zjarr!”- i thoshte Kusia- Askush në botë nuk të mund dot ty, as Uji, as Era, as Njeriu!” Zjarri i lumtur, i përkëdhelur në sedër brambullinte edhe më fort. Sot kështu,

SYRI I PESHKUT

Image
Na ishte njëherë një Mbret. Ky Mbreti na ishte tepër i mërzitur se nuk dinte se si t’i shtynte ditët e tij të mbushura plot monotoni pa ngjarje. Këtij Mbreti na i ishte mbushur mendja top, se në këtë botë nuk kishte njerëz të ndershëm, se  nuk mund të gjeje asnjë që të mos ishte përlyer në diçka jo të ndershme. Dhe që të mos lakmonte pasurinë e paratë. Në fakt ai duhej të ndjehej i lumtur në mbretërinë e tij që nuk e kishte askush dhe që i zilepse të gjithë banorët, pale mbretërit e tjerë!... Po ja, që nuk ishte…! Kërkoi e kërkoi nëpër të gjitha udhëtimet një njeri të tillë por nuk e gjeti, le që ai nuk mund t’i kuptonte njerëzit! Sepse jo rrallë i kishte ndodhur që dikush t’i ishte dukur njeri i mirë por pastaj as ai nuk kishte mundur t’i bënte ballë tundimit të pasurisë e paras ë .     Më në fund i dëshpëruar Mbreti u kthye në Pallat. Kishte shumë dëshirë që para se të vdiste, sepse e dinte që së shpejti do të vdiste, të takonte një njeri të vërtetë. Ditë e javë të tëra i kal

RREZJA E ARTË

Image
Na ishte njëherë një Diell i madh, i zjarrtë, i kuq, i bukur. Ky Dielli gjatë gjithë kohës vallëzonte nëpër hapësira të pamata, takonte yje, planete, kometa…Dhe sërish ikte, ikte larg tepër larg për të kërkuar yje të rinj, planete të rinj, kometa të reja. Kur i takonte rrinte një copë herë me to, i pyeste se si jetonin e çfarë bënin dhe ç’plane kishin për të bërë në të ardhmen. I pyeste nga e kishin rrugën dhe kur rrugët e tyre përputheshin ecnin një copë herë bashkë. Kështu që Dielli na kishte zënë shumë miq e shokë, e herë shkonte e takonte njërin, e herë shkonte e takonte tjetrin. Kështu shtynte ditët e tij dhe nuk ishte fare i mërzitur por nga kënaqesia që ndjente më të nxehta i dërgonte rrezet, e më tepër skuqej e krekosej. Ai thoshte se kishte të drejtë, pasi asnjë banor tjetër i Qiellit nuk kishte kaq shumë miq e shokë sa ai, dhe asnjë tjetër nuk dinte me hollësi se çfarë i kishte ngjarë njërit e tjetrit… Po, ai ishte i lumtur sepse të gjithë e donin. Kur ndonjëri kisht

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019