SHKËNDIJAT



Na ishte njëherë një Zjarr i Madh dhe krenar. Nuk shuhej as ditën, as natën. Brambullonte gjithë zhurmë, ngrinte lart gjuhët kërcënuese të flakëve dhe kërciste nga kënaqësia. Njerëzit e donin, e nderonin, e ushqenin, me një fjalë e mbanin gjithë pekule. Ndërsa kërciste gjithë qejf dhe lëpinte me naze me flakët e tij muret e nxira të oxhakut, me vete mendonte:
-“Askush nuk është më i mirë se unë, më i fuqishëm  se unë!”
Mburrej Zjarri dhe më shumë gjuhëza flake përcëlluese lëshonte, fryhej e krekosej dhe as që pyeste më për Shkëndijëzat të cilat e formonin. Ato nga ana e tyre rrinin të tulatura.
-“Sa gabim e ka!”- mendonin me vete.
Ikte nata, vinte dita dhe Zjarri vazhdonte mburrjet e tij. Fryhej, hidhej e përhidhej në vatër, përkëdhelte me naze Kusinë që vinte e Zonja e Shtëpisë.
-“Nuk ka si ti, o Zjarr!”- i thoshte Kusia- Askush në botë nuk të mund dot ty, as Uji, as Era, as Njeriu!”
Zjarri i lumtur, i përkëdhelur në sedër brambullinte edhe më fort.
Sot kështu, e nesër kështu, rritej, e më të fuqishme e lëshonte flakën. Zuri Kusia e i thoshte:
-“Të lutem o Zjarr, mos e bëj kaq të fortë flakën se më përcëllove!”
Zjarri as e dëgjonte. Zuri e Zonja e Shtëpisë e i thoshte:
-“Të lutem o Zjarr, mos e bëj kaq të fortë flakën se u bë shumë vapë e nuk po durojmë dot!”
Zjarri prapë në të tijën. Zuri Oxhaku e i thoshte:
-“Të lutem o Zjarr, jo kaq shumë flake, se bëhet shumë tym e më mbyte e më nxive fare!”
Zjarri po të tijën:
-“Askush nuk është më i mirë se unë, më i fuqishëm se unë!”
Mburrej Zjarri dhe më shumë gjuhëza flake përcëlluese lëshonte, fryhej e krekosej. Dhe as që pyeste më për Shkëndijëzat e vogla e të urta. Ato rrinin të tulatura. Më shumë krekosej e më të nxehta i lëshonte flakët. Shkëndijat që deri më atëherë kishin qëndruar të tulatura, shihnin e dëgjonin çdo gjë dhe po u vinte turp që shkak që Zjarri digjte e fryhej e krekosej, në fund të fundit , ishin ato. Po ato nuk mund ta pranonin një sjellje të tillë.
-“Ta rregullojmë ne qejfin o Zjarr mendjemadh!”
Një të thënë e një të bërë. U mblodhën të gjitha tok dhe…hop! ... kërcyen nga vatra dhe ikën. Ikën diku larg, ku vendosën të krijonin një tjetër zjarr që të ishte vetëm në dobi të njerëzve. Zjarri i Madh u fashit menjëherë, u mpak, u zvogëlua, aq sa mezi i dukej pakëz flakë jeshile. Filloi të qajë e t’u lutet Shkëndijave. Por ato nuk e dëgjuan më se nuk ndodheshin aty. Atëherë Zjarri u kthye nga Kusia:
-“Të lutem moj Kusi, ju thuaj Shkëndijave të kthehen, nuk do të të përcëllojë më!”
Por Kusia bëri sikur nuk e dëgjoi. Atëherë Zjarri i dëshpëruar iu kthye të Zonjës së Shtëpisë:
-“Të lutem moj Zonjë e Shtëpisë, m’i kthe Shkëndijat se nuk do të të vapos më!”
Por Zonja e Shtëpisë heshti dhe në heshtje shkoi e mori një kovë me ujë dhe ia hodhi përsipër asaj që dikur ishte një zjarr i madh. Zjarri u përpëlit edhe disa herë. Dhe ashtu pati fuqi t’i drejtohet edhe Oxhakut:
-“Të lutem Oxha…”
Nuk arriti ta mbaronte fjalën, uji hyri deri në palcë dhe ai ra pa frymë në vatër. Zonja e Shtëpisë e m   blodhi hirin që mbeti dhe e hodhi në një anë të gardhit. Natën ra edhe një shi i madh dhe të nesërmen nuk kishte  mbetur asnjë shenjë nga Zjarri.

Marre nga vellimi me perralla "Symbrapshti", Tirane 1999

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019