Posts

Showing posts from May, 2017

IN A ZERO-SUM WORLD

Image
Të mendosh sipas paqes dhe të jetosh sipas luftës,dhe në të njëjtën kohë të paraqitesh se  mendon sipas luftës dhe jeton sipas paqes, kjo padyshim që është një akrobaci e vërtetë politike që mbart me vete kompromise që kurrë nuk çohen deri në fund. Në këtë mënyrë janë justifikuar të gjitha vendimet politike, në këtë mënyrë janë marë me të mirë palët, si turmat që kurrë nuk kuptojnë se ç'bëhet me to, ashtu edhe politikanët e mirëfilltë. Paqe është një fjalë gati-gati magjike e cila dëshirohet prej të gjithëve, Paqe është fjala kyç me të cilën politika luan në lojën e gjatë e të vështirë të gjuhës të cilën duam të dëgjojmë. Paqe – mbart me vete detyrimisht kompromisin. Po a kemi një kompromis në jetën tonë? A kemi një kompromis në politikën tonë? Flitet shumë për një lloj kompromisi, për një lloj marrëveshje ku palët bien dakort për interesa të caktuara. Dhe deri këtu punët duken krejt në rregull, jemi në paqe dhe mendojmë e punojmë sipas rregullave që ajo na ofron. Por a është e v

KANTE HONDO ose KËNGA E THELLË

Image
Për të gjithë ata që nuk e njohin këtë emërtim, KANTE HONDO, bëhet fjalë për një mënyrë të kënduari andaluziane, një mënyrë te kënduari tepër e thellë, që buron nga thellësitë e shpirtit njerëzor. Një mënyrë të kënduari tepër e veçantë që na pëçjell ne skutat më të thella, vibrimet më delikate të shpirtit tonë të trazuar, që i këndon shpresës për dashuri të pakufishme dhe jetës, që i këndon njeriut,  lirisë së tij, të drejtës së tij për të jetuar.Klithma që vjen e menjëhershme, e lemerishme e që ndan botën në dy gjysëmsfera ideale. Është klithma e brezave të shkuar, mërzia e epokave të zhdukura, është kujtimi për dashurinë nën një tjetër epokë e nën një tjetër hënë.Kante Hondo është trilli i këngës së zogjve, është rrëkeja e zërit e zhveshur, tmerrngjallëse e popujve të lashtë. Kante Hondo erdhi deri në ditët tona prej së puthurës së parë  e prej të qarës së parë.Kante Hondo është vetë njeriu.Por  njeriu i sotëm i gjendur në këtë kohë  të mbushur me kundërshti, alternativa, zhvillime

LIGJI I PËRJASHTIMIT TË TË TRETIT

Image
Nëse politika është sfera që ndryshon më së tepërmi dhe më shpejt, në rastin shqiptar kjo nuk ndodh. Në 20 vjet kohe ndryshimesh thelbësore, ndryshime që prekën së pari mentalitetin e njerëzve, ajo që nuk ndryshoi ishte politika. Nga kjo pikëpamje, gati-gati u “fosilizua”.Ky “fosilizim” i garantoi asaj hipotekën në raport sa me popullin,  aq edhe politikëbërësit ngjyrallinj. Hipotekë që u firmos me një  zgjedhje të alternativës radikale të ndarjes së mjedisit të brendshëm dhe po aq radikale edhe në raport me mjedisin e jashtëm. Por ajo që të bie në sy në raport me këtë të fundit padyshim që është qëndrimi i saj si një e dashur e zhgënjyer plot vrer e mëri e që nuk harron dot kurrë. Ajo padashje është viktimë e vetvetes. Sepse në mënyrë  pak a shumë të ndërgjegjshme ajo aplikoi ligjin e përjashtimit të të tretit- tertium datur . Duke kuptuar që në fakt armiqtë e saj të vërtetë dhe më të rrezikshëm  janë ata që nuk kuptojnë. E meqë ata  përbëjnë shumicën, e meqë shifrat janë demokraci

TEKSTET LAKURIQ

Image
Sapo del nje libër nxitojmë të bëjmë një analizë të thelluar të vlerave të librit. Nxjerrim të gjithë citatet e mundshme dhe të gjithë  tharmin e analizave të autorëve të shquar duke mos lënë rast pa i perifrazuar. Dhe ndjehemi shumë mirë. Na kapllon pa dashje magjia  e letërsisë së madhe. Fillojmë të besojmë se me të vërtetë kjo letërsi ekziston  dhe se ekziston në rastin e rradhës në fjalë. Ndjehemi akoma më mirë. Sepse kishim përpara një tekst i cili ishte lakuriq dhe e veshëm, duke mos harruar as kapuçin, as dorezat. E veshim mirë tekstin, të mos ftohet ai. Por duke vepruar në këtë mënyrë vetëm besojmë se e veshim tekstin, sepse në të vërtetë e bëjmë më lakuriq se ç’ishte më parë. Lakuriqësia e një teksti, e një shkrimi, qoftë ky një kritikë, recensë, apo analizë  bëhet edhe më e dukshme  kur këmbëngulet që nga këto tekste, shkrime, (poezi apo prozë), të nxjerrim atë që pritet aq shumë- gjeniun e rradhës. Dhe pasi e kemi gjetur edhe gjeniun e rradhës atëhere ndjehemi mirë, madje

LLAPUCERI

Image
Me atë fytyrë si biftek mence zboristësh ajo s'afronte asgjë. Njëlloj si bifteku e rrahur dhe e stërrahur, e kripur dhe e p iperosur, e zhytyr në vaj të errët si një vaj pushke, e hollë sa një copë llapuceri, ai lloji i mishit që rëndom përdorej nga guzhinat e ushtrisë, që po ta hidhje për muri, ngelej i ngjitur në të, vinte vërdallë nëpër zyra. Kurrë nuk e kuptova se ç'i pëlqenin dhe e lakmonin atë. Dhe kurrë nuk e kuptova se ku e gjente fuqinë ajo për të marrë ajër, e jo më, për të shkuar pothuaj me të gjithë meshkujt që silleshin me punë e pa punë vërdallë nëpër korridoret e ministrisë. Nuk ishte e re dhe kjo ndoshta e shpjegonte deri diku edhe etjen e saj të pashuar për seks. Në punë vinte gjithnjë me një uniformë ushtari, me këpucë me këmbale ku pantallonat do s'do do të rrinin ngushtë duke nxjerrë në pah një palë vithe në dukje të forta por të rëna. Mbante rreth belit një rrip të trashë lëkure, i cili rrinte aq shtrënguar saqë gjoksi i kërcente

POEZIA E TË RINJVE DHE FORMALIZMI I RI Shënim i shkurtër kritik

Image
  Të ndjekësh botimet e të rinjve të poezisë është me të vërtetë një ndërmarrje e vështirë, por edhe e bukur e mbresëlënëse.Të krijohen përshtypje se je përpara një zbulimi të madh dhe të thjeshtë. Të madh sepse me të vërtëtë lënda që ke ndër duar është herë-herë e mrekullueshme dhe surprizuese, dhe e thjeshtë, sepse ashtu është – e thjeshtë.Vargjet e tyre janë shumë herë tejet intelektuale, filozofike dhe të mbushura plot me emocion.Forma poetike që përcillet gjithashtu është e larmishme, ajo anon sa nga klasikja, aq edhe nga modernia.Individualitete janë të spikatura dhe të mirëdallueshëm nga të tjerët. Ka përpjekje për të dalë nga historia personale dhe për të kaluar në UNIN POETIK, në tipizimin e domosdoshëm për një letërsi të mirëfilltë. Poezia e tyre është e mbushur  me metafora, hera-herës mjaft të “çuditshme”, të papritura në fluturimet e tyre sa të afërta, aq edhe të largëta.Poezia e tyre të frymëzon dhe të bën të ndjehesh poet edhe kur besimi për këtë të fundit është zbehu

VENERA- VЁLLIMI POETIK I ANILA BEGA COHEN

Image
Nga maja nё humnerё, nga ngazёllimi nё dёshpёrim, nga vrapi i ҫmendur, nё venqёndrim, nga ёndrra nё realitet, nga vegimet nё ndjenjё – kёshtu ndjehesh kur lexon kёtё vёllim poetik.  Nuk ёshtё e thjeshtё tё prezantohesh me njё libёr monotematik, e aq mё tepёr mbi njё temё pёr tё cilёn tekstet e shkruara nga historia e letёrsisё botёrore vijnё prej mjёra vjetёsh.Ҫ’figura tё reja mund tё shtonte Cohen edhe nё raport me letёrsinё shqipe nё tё cilёn mjeshtёrisht ёshtё kёnduar pёr dashurinё? Apo ҫ’figura tё reja mund tё shtonte GJITHASHTU edhe nё raport me poezinё hebraike nё tё cilёn po ashtu nuk mungojnё poetёt qё i kёnduan dashurisё? Njё ndёrmarrje e vёshtirё por e realizuar me sukses. Thelbi i kёtij suksesi qёndron nё njё veҫori qё tё bie menjёherё nё sy: Cohen nuk shkruan pёr lexuesin. Nё momentin e krijimit lexuesi “zhduket”, apo mё saktё transformohet nё njё vete tё dytё me tё cilёn ajo bashkёbisedon haptas. Dhe si me njё bashkёbisedues mik tё besёs, ajo i tregon atij ҫdo regёti

MES SIMBOLIZMIT DHE FILOZOFISE- NIELS HAV

Image
“Ne vazhdojmë të flasim për “zgjim” dhe “gjumë” te Diellit. Si një model kopernikan të sistemit diellor duke vendosur perfundimisht  këtë mbi  sistemin e Ptolemeut. Fjalori ynë, gramatika jonë, veshja jonë metaforike pa kuptim, figurat që përdorim- janë ato që na shoqërojnë ne çdo ditë”. ( Reelles presences- Les art du sens – George STEINER / Essais- Gallimard, 1991) Në kohën e sotme kuptimet e ngurtësuara metaforike jo shumë herë i kanë marrë atribututet e simbolit. Sikur është edhe rasti i sapo përmendur. Sot është e kotë të përpiqesh të zëvendësosh atë që është krijuar, por ne e marrim ashtu sikur është atëherë kur na duhet. E në të njëjtën kohë poetët përpiqen të sjellin gjithnjë forma të reja metaforash, sikur edhe simbole  të reja. Pas një trashëgimie të mrekullueshme artistike botërore, në fakt është e vështirë të krijosh metafora  ku fjala të ketë  ADN. Etimologjia e fjalës, autitenciteti, origjinaliteti i saj, kur ajo është, padyshim që tërheqin vëmendjen  dhe na shtyjnë

TEZË PËR HERSHMËRINË E MITIT SHQIPTAR EKLIPSI DIELLOR NË KËTË MIT (V.S./Enciklopedia e Maqedonisë)

Image
Jo shumë larg në kohë, pikërisht gati një vit më parë problemi kryesor në media dhe në qarqe të caktuara shkencore u bë përkatësia dhe etniciteti i shqiptarëve, identiteti i tyre. Një problem i vjetër dhe i parashtruar shumë herë para opinionit publik si atij të specializuar ashtu edhe njerëzve te thjeshtë. Një problem që gjithnjë është shoqëruar me debate të thella që i kapërcejnë edhe kufijtë e të menduarit akademik.. Një problem i nxehtë ku politika gjen terren të mjaftueshëm për të vërtetuar drejtësinë e strategjive të veta. Për t’ua sjellë më pranë, fjala është për Enciklopedinë Maqedonase në të cilën jo për herë të parë, shqiptarët u trajtuan si “ardhacakë “dhe “barbarë”, si  “njerëz të zbritur nga mali” etj. etiketime si këto. Në këtë trajtesë të shkurtër do të përpiqem  të jem sa më etike dhe sa më me kulturë  shkencore, duke u përpjekur me fakte të thjeshta të cilat i kemi të gjithë para syve, të them pikërisht të kundërtën e këtyre etiketimeve, “akademike”, le t’i quajmë.

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019